MINISTRAT TANË TË JASHTËM, KËTA DONKISHOTË PA GOMAR!

Postuar tek Komente me 05/01/2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Rezart PALLUQI

Ministrat e Jashtëm shijojnë vazhdimisht udhëtime luksoze nëpër botë. Në fakt ata janë shefat e trupave diplomatike shqiptare anembanë planetit. Ambasadat tona janë mbushur plot e për plot me njerëz të paaftë dhe ish sigurimsa. Zakonisht këta janë dashnorët e ish sigurimsave. Ato janë femra që edhe ushtrojnë përjetësisht detyrën e sekretares nëpër ambasadat shqiptare. Përbri këtyre femrave ndeshim ambasadorët tanë, kryesisht njerëz që mbasi u ka dallë kallaji i kazanit të tyre politik në Shqipëri i surdisin nëpër botë. Është ajo mënyra gjeniale për të hequr qafe disa rebelë brëndapartiake. E ato i emërojmë nëpër ambasada apo organizatat ndërkombëtare ku edhe supozohet të përqafësojnë Shqipërinë.

lexo me teper »

Nga një 31 dhjetor në …tjetrin!

Postuar tek Komente me 05/01/2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Lutfi DERVISHI

1. Më 31 dhjetor zotohemi se për Vitin e Ri do të dobësohemi fizikisht dhe do të shëndoshemi financiarisht. Kur vjen 31 dhjetori i radhës: shëndohemi fizikisht dhe dobësohemi financiarisht!

lexo me teper »

DHUNUESIT NUK DUHET T’I JEPET SHANSI TE SHFAQET SI VIKTIME…

Postuar tek Komente me 05/01/2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Erion PICIRI

Kryeministri mund te forcohet nga qytetaret te jape doreheqjen, mund te diskretitohet publikisht per vulgaritetin dhe papergjegjshmerine, mund te hetohet, arrestohet dhe gjykohet per abuzim me pushtetin, akte korruptive dhe lidhje me boten e krimit, por nuk mund te sulmohet fizikisht, aq me teper nga deputetet e opozites. Qytetarit edhe mund t’i falet nje c’ekuilibrim emocional, por politikanit kurrsesi.

lexo me teper »

Dialogu i kompromentuar

Postuar tek Komente me 04/01/2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Bekim REXHEPI

E di që ekipi i dalë nga kuvendi për dialogun me Serbin është si një ekip – bordi i anijes së shpëtimit të Hashim Thaçit, s’ ka si të ndodhi ndryshe me këtë ekip që vije në alarmin e vërtetë të  fundosjes së Hashim Thaçi.  Taksa prej 100% dhe vendimi i pakthyeshëm i Ramushit për ta bërë transformimin e FSK-së, ia këputën kokën disi insiativës së Thaçit për dialog përfundimtar dhe korrigjim të kufijve të Kosovës. Alarmi i fortë i Thaçit për mbytje, sikur pati vesh tek PSD-ja, pjesa e brishtë e Vetëvendosjes, e cila u vet largua si pasojë e  thikës që më parë Albin Kurti ia nguli në një seancë, në Kuvendin e Kosovës një kompanie të çoroditur biznesi të quajtur i – Devolli.  Pastaj, atakoi edhe pasojat e mundshme të një filtrimi të brendshëm, nga brenda Vetëvendosjes që vinte nga disa anëtar që tashmë identifikoheshin si sensasivë e kontrovers të ideve të skalitura prej vitesh, brenda vetëvendosjes.

lexo me teper »

Shtypës e të shtypur

Postuar tek Komente me 04/01/2019 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Astrit LULUSHI

Në diktaturë, mënyra e të shkolluarit bëhej sipas paragjykimeve. Njeriu gjykohej nga biografia, nëse ajo nuk përbëhej nga të afërm e të largët komunistë e pro-komunistë, ju paragjykoheshit si armik i pushtetit “popullor”, më lart në shkollë nuk mund të ngjiteshe, partia-pushtet kishte frikë, nuk mund të edukonte armiqtë e klasës. Dhe pas kësaj njerëzit të shihnin me inat, me urrejtje, ose të largoheshin nga frika e asociimit.

lexo me teper »

PËRBINDËSHAT E KOMUNIZMIT QË I REHABILITOI POLITIKA

Postuar tek Komente me 16/09/2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Shkruan : Desada  METAJ

Nuk e di si është ndjerë gazetari që ka intervistuar sot, Shyqyri Çokun. Madje dyshoj se ka patur ndonjë emocion teksa ka lexuar pyetjet që deputeti-pronari i gazetës i ka diktuar me kujdesin për paraardhësit e sistemit me gjakatar në Europë. Ajo që di me siguri është që pas kësaj interviste, çdo debat për të larguar mbeturinat komuniste apo për të reahabilituar viktimat e komunizmit është e kotë dhe e pashpresë. lexo me teper »

Shqipëri e Aushvic

Postuar tek Komente me 16/09/2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Astrit  LULUSHI

Kur flitet për Tepelenën, në mendje vjen Aushvici. Nëse nuk je përjetues i asnjërës prej mizorive atje, në Shqipëri, të paktën, mund të kesh jetuar në kohën e diktaturës, kur i gjithë vendi ishte kamp përqëndrimi – kush guxonte të ikte prej tij, ndalohej nga plumbat. lexo me teper »

MITI I INDUSTRIALIZIMIT NË SHQIPËRINË KOMUNISTE

Postuar tek Komente me 16/09/2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Ergys  MERTIRI

Gjatë regjimit komunist, vendi hyri në një proces radikal industrializimi, por pa realizuar dot një zvillim industrial të vërtetë. Shqipëria mbeti një vend bujqësor, me një ekonomi të planifikuar të paaftë për të konkuruar me asnjë vend në rajon, duke u zhytur në varfëri të thellë, si kurrë më parë. Ideja e industrializimit mbeti më shumë një propagandë e pushtetit sesa një realitet. Sidoqoftë, konsolidimi i vërtetë i miteve moderniste në Shqipëri realizohet më shumë gjatë kësaj periudhe, ku puna dhe zhvillimi industrial zenë një vend qendror. Mitet moderniste u përdorën prej kësaj ideologjie, për të instaluar përfytyrimin e saj mbi botën dhe shoqërinë. lexo me teper »

Maksimizim fitimi kunder sigurise publike

Postuar tek Komente me 22/08/2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Klodian  TOMORRI

Te dhena te tjera te bera publike nga mediat italiane konfirmojne se delegimi i funksioneve qe kane te bejne me sigurine publike tek privatet mund te mos jete nje zgjidhje racionale. Ne vitin 2017 shoqeria qe ka koncesionin e ures Morandi ne Genova realizoi nje xhiro prej 3.9 miliarde eurosh, nga te cilat 2.4 miliarde euro ishin fitim bruto. lexo me teper »

Dita e fjongos së zezë – 23 gushti – dita e përkujtimit të viktimave të komunizmit.

Postuar tek Komente me 22/08/2018 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga : Maks  RAKIPAJ

…Ndërsa i thureshin lavde demokracisë sonë “të kulluar”, gazetat dhe revistat e kohës mbusheshin me shkrime kundër diktaturave nëpër botë, kundër diktatorit Salazar të Portugalisë, diktaturave në kontinentin amerikan, në Afrikë, në Azi, kundër diktaturës frankiste në Spanjë. U dha edhe lajmi për vdekjen e diktatorit Franko. Në vitin 1978, mbreti i Spanjës, Huan Karlos, firmosi kushtetutën e re demokratike. lexo me teper »