Një marrëveshje e (pa)mundur

Postuar tek Komente me 05/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga: Nebil  ÇIKA

“Nuk do të ketë asnjë marrëveshje për zgjedhjet lokale”, – me këtë deklaratë të bërë para disa ditësh nga kalaja e Petrelës në Tiranë kryeministri Berisha ka pohuar për herë të parë thelbin e vërtetë të ashpërsimit të skajshëm të luftës politike pozitë-opozitë. E kam theksuar edhe më parë si arsyen kryesore të radikalizimit të luftës së opozitës përpjekjen për arritjen e një marrëveshjeje të mundshme paraprake në tavolinë për zhvillimin e zgjedhjeve lokale e sidomos rezultatin e tyre midis PS-së dhe PD-së, gje që zoti Berisha e artikuloi më në fund me deklaratën që përmendëm më lart. lexo me teper »

Lidhja mes shtetit dhe lëvizjeve shoqërore

Postuar tek Komente me 05/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga: Ina  ZHUPA

Të gjitha lëvizjet shoqërore pavarësisht nga çështja që përfaqësojnë, pavarësisht nga numri i mbështetësve, pavarësisht se si dhe kur janë organizuar ato të gjitha janë të lidhura pashmangshmërisht me shtetin. Nuk duhet të harrojmë se lëvizjet shoqërore krijohen për të sjell një ndryshim të caktuar të një gjendje që nuk është e duhura dhe ky ndryshim mund të sillet vetëm me anë të shtetit e thënë më thjesht me anë të forcës detyruese të ligjit, por edhe me anë të ndërgjegjësimit, të bërjes për vete të opinionit publik që mund të arrihet me anë të medias. lexo me teper »

Përrallë me kunetër dhe lepuj

Postuar tek Komente me 04/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga: Rezear  XHAXHIU

Spektakli u sigurua gjithsesi. Teatri i politikës shqiptare funksionoi dhe kete here. Madje ia arriti. Pra mundi te mbushe diten me zheg e pluhur të një vere përvëluese. Me një përrallë nga e kaluara, ku kunetërit dhe lepujt, ministra e bashkëshortë ministrash mbetën personazhet më butaforikë të këtij shou mediatik. E njëjta dramaturgji u vu në lojë edhe këtë herë, e luajtur nga aktorë diletantë. E gjatë, mërzitshëm e gjatë si një pjesë e realizmit socialist. lexo me teper »

Muzaka i dhuron barazimin kombëtares kuqezi

Postuar tek Sport me 04/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Mbyllet në barazim 1-1 takimi i parë i Shqipërisë në transfertën e vështirë të Rumanisë, duke marre një pikë me mjaft vlerë që në ndeshjen e parë eleminatore të Euro 2012. Ky 90 minutësh është zhvilluar pothuajse tërësisht në gjysmefushën tonë pasi Kuzhe kishte menduar me shumë për mbrojtjen. Që në sekondat e para, Rumania nuk arriti të shënonte pasi goditi shtyllën me Marica dhe më pas Torje nga e djathta e sulmit të Rumanisë ka ushtruar presion gjatë gjithë fraksionit të parë të lojës. lexo me teper »

Katedralja e re – tempull kombëtar, fetar e kulturor

Postuar tek Kosova me 04/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Në Katedralen e re në Prishtinë, që mban emrin e Nënës Terezë është mbajtur të shtunën manifestimi i parë, me një koncert kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Në ceremoni ka qenë i pranishëm, presidenti Fatmir Sejdiu, i cili Nënën Terezë e ka quajtur simbol të tolerancës dhe humanizmit, ndërsa Katedralen e re – një tempull nacional, fetar, kulturor e shpirtëror. Mesha e parë solemne në këtë katedrale do të mbahet të dielën. lexo me teper »

Progresizmi ynë politik dhe “domosdoshmëria e tij historike”

Postuar tek Komente me 04/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Shkruan: Ndriçim  KULLA

Po t’i hidhnim një sy politikës shqiptare në dinamikën e vet të historisë së pluralizmit, analiza do të mbetej menjëherë në shprehjen e saj parësore të energjisë për pushtet: e rëndësishme është vetëm të fitosh. Ky pohim për disa dhe në momente të caktuara kthehet më pas në parimin: “të fitosh me çdo mjet, edhe me kushtin e shitjes” së çdo parimi moral dhe etik. E kjo, kur gjëja më e vështirë për t’u realizuar është të bësh politikë, duke qëndruar i ndershëm dhe në integritet. Po përse vallë një pohim i tillë…kaq i fortë dhe kategorik? lexo me teper »

Gazetaria – koha për kursim

Postuar tek Komente me 04/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga: Lutfi  DERVISHI

Ja mbërritëm ditës kur ministri, zyrtari i lartë, eksponenti i opozitës dalin para gazetarëve, buzëqeshin me qesëndi, mbajnë në një dorë një tufë me letra, përkulen pak para podiumit, i hedhin një vështrim orës “Roleks”, më pas shohin drejt e në objektiv kamerat dhe pyesin: ka pyetje?Megjithë qartësinë, sinqeritetin dhe gojëtarinë e folësit, pyetje ka, por nuk ka gazetarë që të pyesin. lexo me teper »

Rugova i ri shkakton furtunë në kastën e vjetër të LDK-se

Postuar tek Komente me 03/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes
Nga: Elida   BUÇPAPAJ
 
Në kërkim të liderit

Uk Rugova, i biri i liderit historik të Kosovës Ibrahim Rugova, 30 vjeçar, karizmatik, me formim akademik në një Universitet të Kalifornisë në SHBA deklaroi se do të hyjë në politikë, në partinë që kishte drejtuar i jati i tij.Lajmi se Uk Rugova do të futet të politikë u kthye menjëherë një kryelajm duke u pritur në dy mënyra: Mirëpritur dhe pothuaj keqpritur. lexo me teper »

Vjeshta e nxehtë diplomatike

Postuar tek Komente me 02/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Nga: Veton  RUGOVA

Ekzistimi i shteteve është fakt e jo çështje e së drejtës. Kosova padyshim ekziston si fakt dhe nuk do të zhduket madje.Opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legalitetin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës vetëm sa do t’ua lehtësoj disa vendeve procesin e njohjes së shtetit më të ri në botë Kosovës.Me të përfunduar procesi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, bashkëisa ndërkombëtare do të insistoj që Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e bisedimeve. lexo me teper »

Koliqi, moderni shqiptar në jetë dhe literaturë

Postuar tek LETERSI me 02/09/2010 nga Lajmi – Behu komentuesi i pare i temes

Shkruan: Ilir  SEFAJ

Fillimisht, intencë e këtij punimi është dhënia e një gjykimi objektiv dhe mundësisht kompetent për sa i përket shkrimit në prozë të Koliqit, konkretisht veprës “Tregtar flamujt” (1935), vepër kjo e cila shënon edhe fillimin e asaj që më pastaj do të njihet si letërsi moderne shqipe.Nuk është e rastit që vepra letrare e Koliqit zgjoi kërshërinë e shumë studiuesve, ngase po qe se ke ateruar në artin e këtij autori, është e pamundur që të mos mishërohesh me çdo varg, me çdo shkronjë që doli nga pena e tij. lexo me teper »