Lajmi Shqip » Blog Archive » Parlamenti, presidenti dekreton datën e mbledhjes së parë - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Parlamenti, presidenti dekreton datën e mbledhjes së parë

parlamentiNga: Elona  GJYLMI

E hena e ardhshme do jetë dita e pare e punës për të 140 deputetët e dale nga zgjedhjet e 28 qershorit. Presidenti Bamir Topi ka firmosur dekretin sipas te cilit mbledhja e pare e legjislatures se XVIII te kuvendit te Shqiperise do te mbahet diten e hene me date 7 shtator ora 18:00.Sipas rregullores së brendshme të funksionit të kuvendit, në 7 shtator kryetari i Partisë Demokratike do të jetë për një ditë gjithashtu kryetar i kuvendit, si deputeti më i vjetër në moshë.
Po në seancën e tij të parë të punimeve Kuvendi do të  zgjedhe një Komision të Përkohshëm për Verifikimin e Mandateve të anëtarëve të Kuvendit. Komisioni, i cili përbëhet nga 9 deputetë, shqyrton dokumentacionin përkatës të zgjedhjeve dhe brenda 2 ditëve i paraqet parlamentit në seancë plenare raportin për vlefshmërinë e mandateve të deputetëve të rinj. Në rast se ky organ vëren paligjshmëri në zgjedhje, ashtu sic ka pretenduar prej kohësh Partia Socialiste për të zgjedhurit vendorë që nuk kanë dhënë dorëheqjen me fitimin e mandatit, çështja kalon në Gjykatën Kushtetuese.Menjëherë pas verifikimit të mandateve deputetët duhet të bëjnë betimin dhe zgjedhin kryetaren dhe byronë e kuvendit.Pas konstituimit të legjislativit presidenti mandaton partinë fituese nga 6 të pranishmet kuvend, pra Partinë Demokratike të krijojë  qeverinë e re.

Shkruani nje pergjigje