Lajmi Shqip » Blog Archive » Kush eshte Mbretnesha e Shqiptareve Suzana ! - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Kush eshte Mbretnesha e Shqiptareve Suzana !

susan-cullen-zoguNga: Naile  ZHUPANI

Suzana Cullen Lindi më 28 janar 1941 në Sidnei të Australisë. Në Kolegjin Prestyberian Ladies College P.L.C., në Orange, kreu studimet dhe mori maturën. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve në Sidnei, ku studioi për artet, historinë e tyre dhe Arkitekturën.Ishte pranvera e vitit 1969 kur Mbreti Leka shkel në Australi, pa e ditur se do të gjente gruan e jetës së tij. “Ishte dashuri me shikim të parë”, kështu ka pohuar vetë Mbretnesha Suzana në një intervistë të para kohëve. Ishte kjo arsyeja që e detyroi studenten e Arteve të Bukura që të braktisë gjithçka, në këmbim të një jete tradicionale. Ajo la familjen, shkollën, bursën pasuniversitare, vetëm pse shtatlarti shqiptar i tha: “Suzanë, fejohu me mua!”. Dhe vajza Australiane mësoi të thotë fjalën e parë në Shqip: “Po”. Kryen një specializim në Akademinë Kombëtare për Arkitekturë. Me kërkesën e Kolegjit P.L.C. ajo u kthye si pedagoge. Më 1974 Susana u fejua me Mbretin Leka.Mbretëresha Susan me Mbretin e shqiptarëve, Leka I, u martuan më 10 tetor 1975 në Spanjë.

Mbasi u bë “Mbretëresha e Shqiptarëve”, Suzana “përqafoi me pasion ëndrrën e bashkëshortit të saj për të restauruar Monarkinë”, siç ka thënë një njeri shumë i afërt i tyre në mënyrë artistike. Atëbotë “Vendi i Shqipeve” rënkonte nën diktaturën mizore të Enver Hoxhës dhe nuk shquhej asgjë që të bënte të mendoje fundin e këtij makthi pa fund.Atëherë fillon për Suzanën një jetë sakrificash e endjesh të shpeshta, të cilat s’kanë aspak lidhje me tregimet për princeshat e zanat e përrallave. Pas kësaj Familja Mbretërore detyrohet të largohet nga Spanja dhe gjen strehë në Rodezi, pastaj në Afrikë të Jugut. Në këtë të fundit, në Sandtown, më 26 mars 1982, lindi djali, Princ Leka Anouar Zog Reza Baudouin, i vetmi Princ trashgimtar i kurorës.

Më 28 qershor 2002, Mbreti Leka u rikthye përfundimisht në vendin të cilin e kishte lënë më 1939, në moshën dy-ditëshe. Në krah të tij, Mbretnesha Suzana iu përkushtua detyrave të saj. Që prej disa kohësh ajo kishte mësuar shqip dhe vazhdoi t’ia përkushtonte kohën përmirësimit të kushteve të femrës – në një vend 70 për qind islamik – në ndihmë të fëmijëve pa përkrahje, dhe në mbështetje të projekteve sociale e kulturale. Duke merituar, me përkushtimin e saj, titullin e “Mbretëreshës”.E dobësuar që prej disa muajsh për shkak të një kanceri në mushkëri, Mbretnesha Suzana u shua më 17 korrik, në orën 19.10, në rezidencën e saj, në rrethinat e Tiranës. Ajo ishte veçse 63 vjeqare.Gjate vitin e 1983, kishim pas nje vizite te bukur e te paharruar nga Mbretnesha Suzana ne Melbourne Australi duke vizituar krejt Shqiptaret,qe jetonni dhe punonin ne kontinentin e larget.Qe ka ngelur nje kujrim i bukur i asaj kohe.

Shkruani nje pergjigje