Lajmi Shqip » Blog Archive » Bronx: Një rrugë emërohet “Nëna Tereze” - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Bronx: Një rrugë emërohet “Nëna Tereze”

matherteresa-streetNjë rrugë në qytetin Bronx të New York-ut prej dje ka marrë emrin “Rruga Nëna Tereze”, me një vendim të këshilltarëve të Bashkisë së New York-ut dhe një lobimi të angazhuar të shqiptaro-amerikanëve. Emrin e humanistes shqiptare do ta mbajë këndi ku ndeshen avenytë Lydik dhe Holland në lagjen Pelham Parkway në Bronx, një lagje me një përqindje mjaft të madhe të banorëve shqiptaro-amerikanë dhe bizneseve të tyre.“Nëna Tereze ka qenë një inspirim për miliona njerëz në gjihë botën,” tha James Vacca anëtar i Këshillit Bashkiak të New York-ut i cili, bashkë me Esad Rizain, udhëheqës i fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, qenë edhe shtytësit kryesorë të kësaj nisme.Në ceremoninë ku ishin mbi 300 veta, pjesëmarrësit në emër të qeverisë së Kosovës i përshëndeti Arsim Bajrami, ministër i administratës publike, duke e quajtur këtë ‘një rrugë të afrimit të mëtejmë, një urëlidhëse e miqësisë së përhershme shqiptaro-amerikane.’Kryetari i Bashkisë së Bronxit dy milionësh, Ruben Diaz Jr., foli për shqiptaro-amerikanët si një komunitet shumë vital dhe sipërmarrës, ndërsa Nënën Tereze e quajti shembëlltyrë të sakrificës për gjithë botën.Në këtë ceremoni folën edhe anëtarë të tjerë të këshillit bashkiak të New Yorkut, ndërsa u kënduan edhe hymnet e Amerikës dhe të shtetit shqiptar.

Shkruani nje pergjigje