Lajmi Shqip » Blog Archive » Qeveria “Thaci”, e majtë apo……! - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Qeveria “Thaci”, e majtë apo……!

qeveria19gusht-kosoveNga: Naile ZHUPANI

A ka njeri që të më sqarojë se çfarë ka tamam të majtë në veprimtarinë e ekzekutivit socialist sot në Kosove? Kjo nuk është pyetje retorike, as teorike. Në të vërtetë, qeveria  “Thaci” është paraqitur botërisht si qeveri e majtë dhe gëzon mbështetjen e së majtës evropiane.Me sa di unë, tradicionalisht një qeveri e majtë do të përpiqej të zbuste hendekun midis shtresave të pasura dhe shtresave të varfera në vend, duke shtuar e artikuluar shërbimet që u ofron e garanton shteti subjekteve të veta.
Mirëpo qeveria e Thacit:
1. As nuk ka ndërhyre në ekonomi duke ndihmuar e forcuar sektorin publik, por edhe bizneset private.
2. As nuk ka kujdesuar për shëndoshjen dhe balancimin e buxhetit të shtetit.
3. As nuk ka hartuar duke zbatuar programe në ndihmë të të varfërve, të paprivilegjuarve, të rinjve, të papunëve, bizneseve të reja e të vogla, pensionistëve, veteranëve, pleqve, handikapëve, të sëmurëve, etj.
4. As nuk ka ndërhye në jetën sociale për të ndihmuar funksionimin e shoqërisë civile.
5. As nuk ka kufizuar veprimin e “ligjit të xhunglës” në ekonomi dhe në treg.
6. As nuk ka subvencionontuar industri dhe biznese të tjera, në mënyrë të tillë që të luftohej papunësia.
7. As nuk ka financuar përshëndoshjen dhe ripërtëritjen e zonave rurale dhe urbane të degraduara.
Të konsolidonte sferën publike në ekonomi dhe në jetën sociale,mas-media, arsim, shëndetësi, kulturë jokomerciale, asistencë sociale, etj.. Çështja është se, duke mos qenë e majtë një qeveri e majtë, atëherë as opozita nuk mund të jetë seriozisht e djathtë, veç në vendostë të dalë me një program ultrakonservator ose fashist.Me fjalë të tjera, në qoftë se qeveria Thaci anon nga politika të djathta pavarësisht nga arsyet që sjell për t’i përligjur, atëherë opozitës nuk i mbetet veçse ta kritikojë për korrupsion ose paaftësi e  jo në programe.Kjo lë të kuptohet edhe sikur paska vetëm një mënyrë si mund të qeveriset vendi; dhe se diferencat midis forcave politike qenkan të natyrës etike; ca të ndershëm, ca hajdutë; sa thonë të vërtetën, ca gënjejnë – ose thjesht personale.Kam përshtypjen se shumë lojtarë në fushën politike dhe ideologjike po e ushqejnë këtë mendim: se ka vetëm një mënyrë si mund të qeveriset vendi, e vetëm një rrugë ku duhet të ecë Kosova/Shqipëria. Atëherë mos duhet t’i themi lamtumirë pluralizmit?

Në çdo vend pak a shumë normal, lufta politike nuk duhet te jete luftë personale midis politikanëve, por duhet te pasqyron kundërvëniet dhe ballafaqimet e ndryshme në shoqëri, ekonomi e kulturë per ardhermine e vendit/popullit.Unë  nuk e kam të qartë se interesat e cilës klasë a shtresë a grup përfaqëson, mbron e çon përpara qeveria e Thacit…? Të thuash se mbron “interesat kombëtare” – është një demagogji e pa kulluar.

Shkruani nje pergjigje