Rrezohet ne detin Adriatik nje helikopter ku ndodhej Gramoz Pashko



Eshte rrezuar ne detin Adriatik gjate nates helikopteri ushtarak qe transportonte Gramoz Pashkon ne drejtim te Barit te Italise, ku do t’i jepej ndihma e pare shendetesore pas nje tjeter aksidenti qe ai kishte pesuar ne nje plazh te Himares. Por pasi ka humbur lidhjet me shtabin e pergjithshem rreth ores 2 te nates, helikopteri ka humbur kontrollin dhe eshte rrezuar.

Në bord, pervec Gramoz Pashkos ndodheshin edhe 5 persona, dy pilotë dhe mjeket. Behet fjale per pilotet Vangjel Kondi, e Qemal Koni, Temush Heba dhe Aleksander Baloi mjeke ndersa nuk eshte zbuluar emri i mjekut tjeter. Ende nuk dihen shkaqet qe cuan ne kete humbje tragjike. Ndersa sipas nje lajmi me te fundit, mesohet se ne helikopter ndodhej edhe djali i Gramoz Pashkos, i cili shoqeronte te atin ne Itali.

“Helikopteri qe u nis me urgjence dje ne mbremje nga spitali “Nene Tereza” me Gramoz Pashkon ne gjendje kome ne bord ka humbur lidhjet me komanden tone ketu rreth ores 2.00 te mengjes”, thote shefit i Shtabit te Pergjithshem Gjeneral, Pellumb Qazimi . Komunikimi i fundit me kullen e kontrollit ne bregun italian sipas agjencise Ansa ka ndodhur rreth ores 22.15. Nderkaq, po vazhdojnë ende kërkimet, e nisura që natën, për helikopterin qeveritar shqiptar në pjesën e poshtme të Adriatikut, por nuk ka ende asnjë rezultat në këtë drejtim.Helikopteri i ka humbur gjurmët rreth 70 milje larg Barit.

Historia tragjike e profesor Pashkos ka nisur mesditen e djeshme me nje aksident ne plazh. Mesohet se aksidenti ka ndodhur kur Pashko ka rreshkitur ne nje shkemb dhe eshte perplasur duke u demtuar seriozisht. Pas dergimit urgjent me helikopter ne spitalin “Nene Tereza” ne Tirane, Pashko eshte vizituar edhe nga kryeministri Berisha i cili eshte njoftuar per ngjarjen

Shkruani nje pergjigje