Kroati Josip Kuze trajneri i ri i kombëtares

josip-kuzeTrajneri kroat Josip Kuze është përzgjedhësi i ri i kombëtares shqiptare, ka bërë të ditur Federata Shqiptare e Futbollit.Kuze është zgjedhur në mesin e tre kandidaturave nga Komiteti i Ekzekutiv i FSHF-së të jetë pasardhësi i Arie Haan në stolin e kombëtares kuqezi.Kontrata e kroatit do të jetë njëvjeçare me mundësi rinovimi edhe për një vit e gjysmë.

 Ai do të mund të fillojë punën pas disa ditëve dhe javën e ardhshme pritet të bëjë një grumbullim me lojtarët e kombëtares, për t’u njohur nga afër me ta.56-vjeçari do të ketë provën e parë me kombëtaren më 6 qershor, përballë Portugalisë, ndeshje kjo e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Botëror, Afrika e Jugut 2010. Më pas do të pasojnë dy miqësore, ajo me Gjeorgjinë dhe Qipron.Kuze gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe skuadrat kroate Dinamo Zagreb dhe NK Zagreb

Nje koment

  1. FLORI says:

    shpresojme qe te qendrojè per shumè kohè sepse Josip Kuzhe èshte tranjeri ma i mirè qe ka pas shqiperia ndonjèherè,Shqipèriné do ta ndryshojè pèr tè mirè ,bravo Armand Duka e forca Shqipèria perherè,ide ime per formazionin ideal éshtè kjo: BEQAJ,CANA,CURRI,DALLKU,VANGJELI,SKELA,AGOLLI,HYKA,VILA,SALIHI,BOGDANI//PANKINA :VILA,BEQIRI,HIDI,DURO,BERISHA por sidoqofte jeni shumè te zotét,nga Flori qe e ndek me shumè dashuri kombetaren tonè PERGJITHMONé

Shkruani nje pergjigje