Fan Noli per shqiptaret





Midis krijimeve te shumta te Fan Stilian Nolit,arritem dhe shkeputem nje krijim poetik ne formen e humorit.Ku autori me nje stil perfekt trajton tiparet kryesore te krahinave shqiptare.”Zgjidh e merr” eshte e vecante per menyren e ndertimit dhe trajtimit te subjektit,qe ne kete rast jane shqiptaret,duke arritur mrekullisht te harmonizohen ne nje poezi te vecante te tipit Nolian.

ZGJIDH E MERR



A te duhen luftetare,



gjithe botes t’i vene zjarr,



do arratine te marre,



merr nja 10 Kosovare.



***



A te duhen sharlatane,



qe te lepihen ne cdo sahane,



qe te percajne vatane,



ke sa te duash Tropojane.



***



A do male me debore,



trime te forte e malesore,



fort bujare e burrerore,



shko ne Kukes i ke ne dore.



***



Njerez te zgjuar me lezet,



qe i gjen ne cdo ane,



qe te bejne hallve e salep,



keta jane mjeshtrat Dibrane.



***



A do njerez pa ahengje,



Per tryeze e per kuvende,



burra e gra kercejne me loder,



keta i gjen vec ne Shkoder.



***



A do trima mirditore,



kapardisur kudo vene,



pa i zene gjumi mos flene,



per tre Mirditore bejne bene.



***



Keta Matjane burra te zote,



qe dikur kane bere barote,



se i njeh gjithe vendi mbare,



jane te afte per xhandare.



***



A te duhen genjeshtare,



matrapaz e kokethare,



qe reren ta sheshin per fare,



merr Krutane se je i lare.



***



Do dembele per Stamboll,



mos u lodh te bezdisesh dynjane,



Ne Tirane rresht tabore,



vetem te zgjasesh nje dore.



***



Po qejfli a te duhen,



qe me jevga dine te kruhen,



zonja qe pjellin cdo vit,



vetem Elbasani rrit.



***



Do per pune nje Korcare,



i ke bujq, i ke ushtare,



te gjithe bashke vene ne are,



koke e kembe si ke te share.



***



Do ministra Kolonjare,



se mbahen burra me mend,



duan kudo te jene te pare,



ne mexhlic e ne kuvend.



***



Hall i madh me Skraparllinjte,



ka rrezik te hedh trute,



dy ministra le te rrine,



se na duhen dhe pa trute.



***



Do budallenj qe vec hane,



hajvan me dy kembe,



pasuri s’dine te vene,



merr shetit gjith Myzeqene.



***



A do te urte njerezit te rrine,



ne komande ta kesh ushtrine,



ne trabajte te kesh njerezine,



merr te gjithe Laberine.



***



O te gjore harruam Vloren,



se kjo pune lahet me gjak,



dy shirit e nje madalje,



kesaj gjeje i ve kapak.



***



Do te hash e te besh qejf,



sofra shtruar si per mbret,



pasterti e per hyzmet,



te tille gjen vec ne Permet.



***



A do te ruash florine,



katandine dhe shtepine,



me dy qofte mbush sinine,



ec e merr Gjirokastrine.

Shkruani nje pergjigje