REFORMA AGRARE DEMOKRATIKE NGA NJE MONARK

zogu-1

Nga: Prof.Dok. Teodor KARECO

Monarkia – organizim shteteror qe garantoi reforma demokratike ekonomiko-shoqerore

Fati e deshi qe te lindem ne kohen e monarkise. Por ky fat nuk zgjati. Isha dy vjec kur dy forca te ereta njera pas tjetres pushtuan vendin tim. Te dy forcat per nga demet qe i sollen popujve ishin njelloj gjakatare e kriminale. Por, komunizmi ne Shqiperi ishte shume here me i keq se fashizmi e nazizmi. Ai zgjati per rreth pese dekada. Gjaku u derdh lume, u permbysen institucionet legjitime, u perpunuan mendjet duke bere “shpelarje apo lavazh te trurit”, u bene sterperpjekje per te krijuar ate qe u quajt “njeriu i ri”.

I permend keto fakte sepse qe ne femijeri iu neneshtruam ketij “perpunimi sistematik te trurit”, ku nder te tjera u ngulit ne mendje urrejtja per Monarkine, Mbretin, sikur vetem nga ata kishin ardhur te gjitha te keqiat e kesaj bote per Shqiperine dhe shqiptaret.

U desh shume kohe per te dalluar te vertetat, per te nxjerre konkluzionet e mia per monarkine, mbretin dhe situaten politike dhe ekonomiko-shoqerore te periudhes. Nuk ishte e lehte me ate inkriminim qe ishte bere ne trurin tim. Megjithese xhaxhai im Lame Kareco (vdekur ne burgjet kriminele komuniste) ishte deputet, minister dhe sekretar i pergjithshem i Ministrise se Financave para dhe gjate gjithe kohes qe ne fuqi ishte Mbreti Zog I deri ne pushtimin fashist italian, perseri ballanca ne gjykimin tim anonte nga negativja, nga ajo qe na ishte ngulitur nga propaganda dhe ideologjia komuniste.

Por duke punuar neper arkiva, duke lexuar dokumentat autentike, duke pare ne praktike demet qe vete komunizmi i solli vendit tim, krimet monstruoze, shkaterrimin e ekonomise, domosdo ballanca e gjykimit do te permbysej ne menyre te ndergjegjeshme.

Ashtu si shumica e njerezve ne mbare boten i kam denuar dhe vazhdoj t’i denoj krimet e komunizmit. Ato pese dekada per gjykimin tim jane me te zymtat qe pesoi populli dhe vendi im. Serish qendroj ne gjykimin se ato nuk jane denuar plotesisht, mbetet ende shume per te bere, pasojat jane shume te renda, dukurite qe duhen ndrequr ende shume te medha.

Eshte nje zakon i im i vjeter qe pasi te mohoj, te kritikoj nje rend te caktuar ekonomiko-shoqeror, te pohoj.Permbysja e komunizmit qe rrodhi per shkak te atrofizimit te rendit amalgam e artificial te krijuar, per shkak te krimeve qe rrodhen si lume, ishte nder ngjarrjet historike me rendesi epokale. Vazhdimi i rruges se nisur kapitaliste qe ne kohen e pamvaresise se vendit e sidomos me vendosjen e monarkise, ishte nder fitoret e medha te popullit shqiptar.

Qe te arrihej deri ketu, perjashtuar periudhen e eret e gjakesore te komunizmit qe erdhi sikunder e predikuan Marksi e shoket e tij si nje fantazme por, qe u zhduk po ashtu si fantazme, natyrisht me gjurme te thella, duhet te kthejme koken pas, te studjojme, te qemtojme cilat ishin ato themele te shendosha qe u hodhen ne kohen pararendese.

Natyrshem na lind detyra te pohojme dhe te vleresojme drejt te gjitha ato dukuri pozitive qe u vertetuan me vendosjen e monarkise.

Monarkia nuk ishte e keqja me e madhe qe i ndodhi vendit tone, Shqiperise. Ne te kunderten, pas gjykimit tim, ne kohen qe u shfaq ishte domosdoshmeri. Shqiperia ishte mbreteri, qe ne vitin 1914. Me nderprerjen ne kohe per shkak te luftes boterore, nderhyrjes se shteteve fqinje, perseri u vendos regjenca. U provua dhe Shqiperia republike.

Situata ishte e tille qe nje shtet ligjor ne Shqiperi mund te garantohej vetem e vetem nepermjet vendosjes se monarkise. Monarki ishin te gjitha vendet fqinje – Greqia, Italia, Serbia, Mali i Zi, mos te shkojme me tej ne vendet e Evropes. Vete shtetet e fuqishme te Evropes dhe pjesa me e pjekur e politikes shqiptare jo vetem sugjeronin, por, benin presion per monarki.

Per gjykimin tim merita e Ahmet Zogut, qe ne ate kohe ushtronte detyren e Presidentit te Republikes eshte se duke njohur situaten ne Shqiperi, forcat qe vepronin si brenda dhe jashte vendit, veproi ne kahun pozitiv duke e kthyer regjimin politik, ne menyre legale e kushtetuese ne Monarki. Nje nder meritat e Tij kryesore ishte fakti qe, ne dallim nga kerkesat e fuqive te medha dhe disa politikaneve te deshtuar shqiptare per te sjelle nje mbret te huaj, perkrahu apo dhe nxiti idene per t’u bere Sovran nje shqiptar, dmth Mbreti Zog I. Ketu une shoh anen me pozitive e progresive te kesaj dukurie. Me nje gur u vrane dy zoq: u vu ne jete domosdoshmeria e shndrimit te Shqiperise ne Monarki dhe u vendos si mbret nje Shqiptar, nje politikan i shkathet, reformator, qe i njihte problemet e vendit dhe dinte te jepte zgjidhje te drejta sipas kohes edhe vendit.

Per te bere nje vleresim te paanshem te periudhes se monarkise eshte e domosdoshme se pari te cvishemi nga gjykimet ideologjike e kriminale njeheresh te kohes se komunizmit. Por kjo kerkon objektivisht edhe hedhjen poshte me neveri te gjykimeve te pseudohistorianeve te shoqerise postkomuniste por qe mbartin mendesi e ideologji komuniste e per me teper ideologji enveriste, si varianti me i keq i ideologjise komuniste.

Nuk mund të pajtohem kursesi me pohimin ne librin “Historia e Popullit Shqiptar III”, botim i vitit 2007 ku thuhet për Mbretin Zog i I se “Krijimi i mbretërisë ia shtoi ambicien për një shtet të fortë”. Unë gjykoj se vetë kërkesa objektive për krijimin e një shteti të fortë shqiptar, një shteti ligjor, për të kapërcyer atë lëmsh politik të asaj periudhe, për të përmbushur aspiratat e popullit dhe vecanërisht për të plotësuar sugjerimet e shteteve Evropiane, diktuan krijimin e monarkisë. Monarku, ishte i detyruar që të merrte të gjitha masat ligjore e nënligjore për të vendosur shtetin modern shqiptar, një shtet të fortë që do të ishte i barabartë midis shteteve të barabarta të Evropës.

Me bindje, jo si politikan por si shkencetar shpreh mendimin e palekundur se Mbreti Zog I ishte nder reformatoret me te medhenj qe ka nxjere nga gjiri i vet shoqeria shqiptare. Kete gjykim objektiv e nxjerr duke studjuar veprimtarine konkrete ne rrugen e vendosjes se nje shteti ligjor, gjithmone brenda kushteve historike qe perjetonte Shqiperia ne vitet 1929-1939.

Nuk mund të pajtohem me thënien e anetareve te inkriminuar te Akademise se Shkencave në të njëjtën liber se “Natyrisht, A.Zogu nuk ishte reformator i tipit evropian, se nuk kishte formim të tillë dhe as mjedisi i bejlerëve që e rrethonte nuk ishte i favorshëm për ta shpënë Shqipërinë përpara. Ai me një këmbë ishte në Lindje dhe me këmbën tjetër në Perëndim”. Jo zoterinj qe populli i skamur vazhdon t’u quaje Profesore, këto konkluzione kanë dalë nga propaganda enveriste. Nuk do të thotë asgjë se ku e ka marrë ky apo ai burrë shteti formimin, në lindje apo në perëndim. Problemi është se cilat qëllime i vë vetes, cilën rrugë zgjedh, në cilën krah anon. Mustafa Qemal Ataturku, babai i Turqisë moderne, shqiptar me origjinë, kishte arsim lindor, madje ushtarak. Kjo nuk e pengoi atë që ta transformojë rrënjësisht Turqinë nga ai sistem obskurantist që trashëgoi nga perandoria osmane, në Turqi moderne.

Të njëjtën mund të themi për Enver Hoxhën, katilin që bëri përpjekje pa sukses të shkollohej në perëndim e që pretendonte se anonte nga Evropa, kur në fakt, me diktaturën e tij gjakatare, sistem i pashëmbullt në të gjitha drejtimet anoi gjithë jetën nga lindja me Rusinë e deri te Kina. Zbatoi si një nxënës shëmbullor sistemet e tyre të drejtimit e të organizimit, format e tyre të drejtimit të ekonomisë.

E kundërta, u vërtetua me Mbretin Zog I. Qysh në hapat e para të pushtetit projektoi, miratoi në organet legjislative dhe nisi të zbatonte një legjislacion modern, të adaptuar sipas kushteve të Shqipërisë nga legjislacioni frances napolonian, italian e të tjerë.

Nisur nga viti 1927 e në vijim, nën ndikimin e mbretit reformator, hynë në fuqi Kodi Penal, Kodi Civil, Kodi Tregtar, ligji mbi Reformën Agrare, një varg ligjesh në fushën financiare e të doganave. Ato ishin reforma mbreselenese ne fushen e legjislacionit qe, hodhen themelet e shtruan trasene e nje shteti ligjor evropian dhe per nje varg reformash qe garantonin ecjen e sigurte te Shqiperise dhe te shqiptareve ne rrugen e ekonomise se tregut, per te kapercyer sa me shpejt ate prapambetje te theksuar te trasheguar ne shekuj.

Ky legjislacion ishte tepër modern për kohën dhe synonte vetëm e vetëm evropianizimin e Shqipërisë. Do të thosha se ai legjislacion për nga cilësia dhe shkalla e veprimit do të duhet të kihet në një farë mënyre edhe “zili” nga shoqëria e sotme shqiptare. Vetë historianet e inkriminuar jane te detyruar kur zihen ngushte te hedhin poshtë thëniet “për një kembë në lindje e një këmbë në perëndim”, thënie thjesht ideologjike. Ato të kujtojnë ditet e fundit në pushtet të dikatatorit të paaftë po dinak Alia kur thoshte “nuk jemi as lindje e as perendim”. Të vimë te problemi. Ne librin qe e kane emertuar pa te drejte Historia e Popullit Shqiptar, ata përmbysin konkluzionet e mëparshmë duke shkruar se ”Por ato që ndikuan më shumë në përparimin e Shqipërisë ishin reformat në fushën e legjislacionit, që e ndihmuan vëndin të krijonte një shoqëri qytetare me një ngjyrë të kohës dhe që i jepnin dorë zhvillimit kapitalist të tij…Këto kode ishin hartuar sipas modeleve të kodeve të botës perëndimorë.”

Une me profesion jam ekonomist dhe do te ndalem pikerisht ne ate sfere te veprimtarise se Mbretit Zog I qe me takon, kryesisht ne kete kumtese do te ndalem ne projektimin, miratimin dhe drejtimin e zbatimit te Reformes Agrare te vitit 1930 qe ishte nder reformat me demokratike jo vetem me ato qe u quajten apo jo reforma nga komunistet apo postkomunistet ne vitet 1945-1946 dhe 1991. Ajo madje ishte nder me demokratiket edhe ne krahasim me shume reforma qe u zbatuan ne vendet fqinje dhe, ne pergjithesi ne vendet evropiane.

Nuk ishte problem i thjeshte kryerja e nje reforme agrare ne kushtet ekonomiko-shoqerore e politike qe perjetonte Shqiperia ne vitet ‘30. Ne ato vite reformat agrare u konsideruan si zgjidhje te problemeve qe kishin shtete te ndryshe ne fushe te pronesise mbi token dhe ne nivelet e zhvillimit ekonomiko-shoqeror te tyre. Ato si te thuash ishin ne “mode”.

Ne gjithe ato pervoja per legjislatorin nuk ishte e thjeshte te zgjidhje nje nder to, apo ta kopjoje sikunder vepruan vite me vone komunistet kur erdhen ne fuqi.

Jo Mbreti Zogu I nuk ishte dogmatik, ai shtroi problemin qe mbeshtetur ne pervojat e vendeve te perparuara te zgjidhet ai variant qe i kenaq me mire kerkesat e ekonomise shqiptare, per venien e saj sa me shpejt ne trasene e ekonomise se tregut, te shoqerise kapitaliste, por me kusht te mbrohej me fanatizem kushtetuta e vendit, te zbatohej legjislacioni ne fuqi, te ruheshin te drejtat themelore te njeriut per pronen.

Pervojat e kohes ishin disa. Mbas Luftes se Pare Boterore disa shtete zbatuan reforma me karakter politik e shoqeror. Ato synonin te ndreqnin disa padrejtesi te vertetuara si grabitje tokash etj. Te tilla ishin reformat qe u bene ne Cekosllovaki, ku nepermjet reformes agrare ju hoq toka aristokracise habsburgase dhe ju dha fshatareve ceke te cileve u ishte grabitur toka tre shekuj me pare. Ne te njejten rruge u veprua dhe ne Angli, ku qeveria me shuma te medha nga buxheti i shtetit, stimuloi kthimin e tokes pronareve te vjeter irlandeze te cilen e kishin grabitur ne shekuj anglezet, sidomos ne kohen e Kromuellit. Ne Shqiperi, ne pergjithesi nuk kishte probleme te kesaj natyre.

Eshte e kuptueshme qe monarkut nuk mund t’i shkonte ndermend te zbatonte reforma te karakterit politik si ato qe u zbatuan ne Rusi me dhunen shnjerezore te revolucionit famekeq te tetorit. Ato reforma te dhuneshme, u konsideruan si rruge grabitqare, te papranueshme qe conin ne fund te fundit ne shkaterimin e metejshem te bujqesise se vendit. Pervoja e shume vendeve, perfshire edhe Shqiperine e vertetuan kete.

Legjislatori shqiptar studjoje edhe pervoja te tjera si ato qe kishin me te theksuar aspektin shoqeror e nacional. Ne Rumani dhe ne disa shtete Balltike ishin zbatuar reforma qe synonin ndreqjen e disa padrejtesive qe ishin bere ne ndarrjen e tokes. Ne Poloni, Serbi dhe Greqi u zbatuan reforma te karakterit nacionalist: u perjashtuan nga pronesia mbi token shtetasit qe perfaqesonin pakicat kombetare. Ne dy shtetet e fundit e pesuan me shume shqiptaret qe jetonin ne truallin e tyre.

Shtete te ndryshme ne projektimin dhe zbatimin e reformave agrare u nisen nga qellime diametralisht te kunderta. Me interes ishin ato qe u zbatuan ne Gjermani, Angli, Norvegji, Hungari, pjeserisht ne Itali – ato kishin karakter ekonomiko-shoqeror.

Legjislatori shqiptar e kishte te veshtire te zgjidhte por pati krejt te qarte synimin: ai nuk kishte te bente me reforme te karakterit politik, aq me pak revolucionar. Shqiperine ne vitet e monarkise e shqetesonte problemi ekonomik e shoqeror. Pikerisht institucionet e monarkise studjuan, zbuluan, miratuan dhe nisen zbatimin e nje reforme agrare qe nga permbajtja ishte nder me demokratiket me synim transformimet renjesore ekonomiko-shoqerore, ne perputhje me kushtet konkrete. Eshte e vertete qe miratimi i reformes agrare te vitit ’30 nga parlamenti dhe dekretimi nga Mbreti Zogu I ne vetvehte pasqyrojne nje veprim politik te caktuar ne nje moment te dhene. Ky vendim politik per zgjidhjen e problemeve ekonomike e shoqerore mbartete ne vetvehte nje pergjegjesi te madhe historike – transformimin e sigurte te ekonomise ne binaret e konceptit kapitalist.

-vijon-


Shkruani nje pergjigje