SAFET BUTKA, LUFTETAR PER MBROJTJEN E IDEALIT KOMBETAR

Shkruan:Prof.Muharrem DEZHGIU

Ne historine tone kombetare, njerez te pushkes dhe te penes, kane qene figura e veprimtare te nje niveli te tille pergatitjeje e formimi kulturor, arsimor dhe me ideale kombetare, qe jane vene ne sherbim te atdheut e te kombit me gjithe qenien e tyre, deri ne vetmohim. Keta aktore te historise kombetare perdorin me mjeshteri te dyja armet, edhe penen edhe pushken, ne kohen e momentin e duhur, ne sherbim te atdheut dhe te kombit. Pa dyshim, ne kete panteon figurash te tilla te idealeve kombetare, ben pjese dhe Safet Butka, dishepull i Plakut te Butkes, qe kishte hyre me pare ne historine tone te levizjes kombetare per liri e pavaresi.


Deri ne vitin 1939 Safet Butkes iu desh te shpaloste aftesite e tij intelektuale si mesues, si edukator i brezit te ri te Shqiperise. Ndoshta, atij nuk i kishte shkuar nder mend se arma e tij e diturise me te cilen ai mekonte dhe ushqente brezin e ri, do te kishte ekuivalencen e vet ne betejat e luftes, qe ne vend te penes te perdorej pushka.
Situata politike nderkombetare dhe e brendshme, ne fund te viteve ’30-te te shekullit te kaluar i imponoi Shqiperise dhe shqiptareve luften ne vend te paqes, madje shqiptaret ishin te paret qe provuan agresionin fashist ne Europe, duke shenuar preludin e Luftes se Dyte Boterore.
Ishin ditet e para te prillit te vitit 1939, kur ndergjegjja kombetare shqiptare ishte vene perpara proves se veshtire perballe pergatitjeve qe bente Italia fashiste per agresion ndaj vendit tone. Pas perpjekjeve te pasuksesshme per ta detyruar Mbretin e Shqiptareve te abdikonte, fashistet kishin vendosur te perdornin alternativen e agresionit ndaj vendit tone. Gadishmeria popullore per rezistence ishte masive sidomos ne qytetin e Tiranes. Manifestimet e rinise shkollore, te frymezuara e te drejtuara nga profesoret e tyre leviznin si nje lume ne rruget e qytetit. E ne balle te tyre qendronte mesuesi, profesori e drejtori i gjimnazit te Tiranes, Safet Butka. Dy-tre muaj para pushtimit fashist – kujton nje nga nxenesit e tij – drejtori i gjimnazit, Safet Butka dhe disa profesore te tjere e nderprene menjehere mesimdhenien sipas programeve, duke i zevendesuar ato me
temen e dites “Atdheu ne rrezik!”1). Arme ne duart e profesorit, ato dite ishte “Lahuta e Malsise”, e Homerit shqiptar, te Gjergj Fishtes, qe ne zerin e gjestet e tij, ngjallnin emocione te forta, qe grishnin per lufte deri ne vdekje.”Nje force e madhe shpirterore – vazhdon memorja e nxenesit te tij – rritej e piqej brenda nesh per te shperthyer, kur ta donte nevoja”.2)
Nxenesit e gjimnazit do ta degjonin per here te fundit fjalimin e zjarrte patriotik te drejtorit te tyre, me 6 prill 1939. Porosine e tij “Te rrembejme armet kudo qe t’i gjejme t’u dalim perpara pushtuesve dhe te luftojme si me 1920!”,3) nxenesit e pervetesuan si amanetin me te çmuar te profesorit te tyre, per ta mbajtur e realizuar ne vitet e mepasme. Ato ngjarje te stuhishme e te zjarrta te diteve te para te prillit 1939, kur shpalosej vendosmeria e rinise studentore te Tiranes, kishin si frymezues fjalen dhe veprimin e Safet Butkes. Ne ditarin e 4 prillit 1939 te Mirash Ivanait lexojme: “Edhe sot te tane diten dhe naten deri pas mesnates, shfaqjet e popullitndoqen njenatjetren… Ne nxenesit e shkollave te primun prej Safet Butkes, gjoksit trimosh e deshmoresh, po pasqyrohen Shqipnia dhe populli shqiptar…” .4)
Pushtimi fashist i vendit, me gjithe qendresen dhe gadishmerine qe shfaqi populli shqiptar, ishte i pashmangshem. Ai u perjetua me hidherim e dhimbje te thelle nga atdhetaret, ne radhet e para te te cileve ishte Safet Butka. Ky do ta fillonte mesimin, pas pushtimit, duke mbajtur heshtje zije per deshmoret e rene ne vijen e pare te qendreses antifashiste. Nje qendrim i tille atdhetar kunder pushtuesit ra menjehere ne sy, gje per te cilen transferohet ne Shkoder.5) Ne kete menyre emri i profesor Safet Butkes, evidentohet ne korespondencen e organizmave te pushtuesit, si person qe “ka vazhduar te manifestoje ndjenjat e tij zogiste dhe kundershtar i vendosur i qeverise aktuale.”6) Madje si i tille “ishte vene ne lidhje me te arratisur politike shqiptare, duke manifestuar hapur parimet komuniste”.7) Ai ishte si nje prej pergjegjesve me kryesore te manifestimeve studentore, te bera ne Shkoder, duke u treguar keshtu element i rrezikshem per rendin dhe sigurimin publik.8)

Per organet e regjimit te pushtimit fashist veprimtaria antifashiste e Safet Butkes e kishte “mbushur kupen”, per ta larguar nga bashkepunetoret e tij, nga bashkatdhetaret e tij e sidomos nga studentet, qe ushqeheshin prej tij me ideale kombetare. Ne keto ndodhi (eshte fjala per demonstrated e 28 nentorit, – M.D. bejne pjese edhe profesoret Butka e Tano Shkreli – thuhej ne nje informacion te Partise fashiste shqiptare per manifestimet me sfond politik ne Shqiperi).
Nga nje shkrese e Prefektures se Shkodres konfirmohej arrestimi i profesor Safet Butkes. Se bashku me atdhetare te tjere, kundershtar^’ te pushtimit fashist, internohet ne Ventotene te Italise. Edhe pse ne internim, larg Shqiperise, instancat politike te pushtuesit vazhdonin te shprehnin shqetesimin e tyre per veprimtarine e Safet Butkes, “per ndjenjat e tij antifashiste” e per me teper duke patur parasysh faktin qe babai i tij kishte qene nje prej frymezuesve me te medhenj shpirterore per glirimin e Shqiperise nga sundimi i turqeve”9). Pushtuesit e kishin te qarte se tradita atdhetare qe trashegonte Safet Butka, ishte nje shtyse e forte per qendrimin e tij antifashist.
Ne Ventotene, sic. kane deshmuar ish te internuarit politike, kundershtoi nderimin fashist te shenjave fashiste ne flamurin tone kombetar, nuk ngrihej ne kembe kur ekzekutohej himni fashist, bente propaganda kombetare dhe u mesonte shkrim e kendim shqip atyre qe nuk dinin.10) Ne kete menyre, Safet Butka, edhe ne rrethana teper te veshtira te internimit, nuk perkulej, por qendronte e luftonte per idealin kombetar. Ai ishte i bindur dhe i vendosur se rruga drejt lirise kalonte nepermjet luftes se palekundur patriotike kunder pushtuesve. Cdo gje tjeter, thote ai, eshte iluzion. Ne nje leter shkruar ne Ventotene me 23 korrik 1942, Safet Butka qorton rrugen nje mikut te tij i cili, “me ne fund duhet ta kuptoje se asgje nuk mund te beje as per te tjeret, as per vendin. Nje iluzion i hidhur. Duhet udhe tjeter: ajo e Sali Butkes dhe e Gani Butkes! Kjo ka qene dhe mbetet bindja ime”
Kerkeses per lirimin e tij Mekambesia nuk i pergjigjej. Vetem me 7 shkurt 1942 Kryesia e Keshillit te Ministrave ne Tirane njoftonte Komanden e Larte te Karabinierise qe Safet Butka se bashku me bashkeatdhetare te tij ishin liruar dhe u jepej porosia organeve kompetente per t’i lene te lire kur te mbrrijne ne Shqiperi. Ndersa Komanda e Larte e Karabiniereve duke i njoftuar Komandat e grupeve te Karabinierise se Shkodres, Korces dhe Tiranes, nje dite me pas, per nje gje te tille, u kujtonte edhe referencat per veprimtarine e meparshme te tij.12).Por perseri kaluan per Safet Butken edhe shtate muaj te tjere ne internim, kur te tjeret ishin liruar.
Pas lirimit nga internimi, Safet Butka ne fund te gushtit te vitit 1942, kthehet ne Shqiperi.13) Bashkevuajtesi i tij, Abaz Ermenji, kujtonte: “Une dhe Safet Butka ktheheshim nga Ishulli i Ventotenes dhe mbasi biseduam gjate me atdhetaret si Skender Mugon (vrare me pas nga gjermanet), Hysni Lepenicen, (vrare me pas nga italianet), etj., vendosem te dilnim maleve per te krijuar cetat e para me arme kunder pushtuesit fashist.”14) Ne takimin qe beri ne Tirane me Mithat Frasherin, Safeti i tregoi peripecite e tij te lodhshme te periudhes se internimit dhe e njoftoi se po kthehej ne Butken e tij legjendare per t’u cmallur me djemte e tij te parritur dhe pastaj per ta vazhduar luften e 7 prillit 1939.15) Butka, ne kembet e Gramozit dhe te Kazanit, u be gerdhja e levizjes kombetare prej ku Safeti predikonte bashkimin e vellazerimin e te gjithe shqiptareve dhe i pergatiste keta per luften vendimtare te glirimit.16) Nje i ri 17 vjecar kujtonte nga nje mbledhje me intelektuale demokrate nacionaliste, fjalet e Safetit, te sapokthyer nga Ventotena: “Qe te gjithe shqiptaret bashkerisht, thoshte ai, duhet ta ndertojme kete ngrehine te shembur Shqiperi me sa te mundemi, natyrisht dikush me ndonje gur ne themelite dhe dikush me ndonje halig ne mur, por gjithsesi pa bere gje, askush nuk duhet te rrije duarlidhur”.17) Me kete vizion te qarte te angazhimit atdhetar te secilit per luften vendimtare te glirimit, ai shkeli e bisedoi me fshatrat e Kolonjes, te Dangellise, te Verges, te Oparit, te Skraparit, te Korges, te Devollit, duke predikuar, sig dinte ai, bashkimin dhe luften kunder pushtuesit.18) Ai levizi fshat me fshat me moton “bashkim e vellazerim” rreth flamurit kuq e zi, me shkaben dykrenare ne balle, lufte okupatorit. Ne kete menyre ai do te pergonte nacionalizem, traditat me te mira te luftes se shqiptareve per liri e pavaresi dhe, nga ana tjeter, vetem ne kete menyre do t’u kundervihej te gjithe atyre qe perdhosnin simbolet tona kombetare si fashizmit dhe atyre qe luftonin ne emer te internacionalizmit dhe sipas direktivave te Internacionales komuniste.

Ende i pashmallur mire me familjen dhe me femijet, Safet Butka, i kthyer nga internimi, iu vu me mish e me shpirt organizimit dhe pergatitjeve per lufte kunder okupatorit. Ai veproi ne zonen Korce-Devoll-Kolonje. Duke kujtuar kete atmosfere pune te organizimit te cetave ne kete zone, nje nga drejtuesit e Ballit, Dhimiter Falo, do te thoshte: “Persa i perkiste Prefektures se Korges, u vendos te dilnin sa me shpejt ne mal dy ceta nacionaliste: nje ne Kolonje dhe nje ne Devoll. Ne kete krahine te famshme nuk ishte e veshtire te gjendeshin jo nje, por shume kryetare cetash. Por ne donim qe ceten e pare te Ballit Kombetar ne Prefekturen e Korces ta kryesonte vete djali me i zgjedhur i Kolonjes, i biri i Sali Butkes dhe i vellai i Ganiut, Safeti. Dhe kur ia kerkuam kete therori per atdheun, nuk e beri fjalen dysh.”19) Ne shterngimin e duarve te bashkepunetoreve te tij per misionin, qe po merrte persiper, S. Butka kishte dhe sigurine ne vetveten, sepse “penda” e tij e kishte kalitur e brumosur te perdorte mire edhe pushken. Bashkeluftetaret e tij do ta vleresonin si “i pari qe ngriti flamurin e nacionalizmit shqiptar ne nje lufte te organizuar”.20) Brenda nje kohe te shkurter geta e tij do t’i mbushte radhet me patriote e luftetare, me besimin e patundur ne fjalen dhe ne shembullin e komandantit.
Jehona e cetes se Safet Butkes do t’i kalonte dhe kufijte e vendit. Keshtu gazeta “Daily Telegraph” e 26 marsit 1943, duke evokuar luften e luftetareve shqiptare kunder pushtuesit,21)ve ne dukje se ushtria e luftetareve shqiptare perbehet prej 50 cetave ose grupe atdhetaresh, si i quante ajo.
“Nje prej grupeve kryesore te atdhetareve shqiptare – vinte ne dukje gazeta ne fjale – eshte e komanduar nga prof. Safet Butka, drejtor i kolegjit te Tiranes, vepron ne zonen Korce-Kolonje. Vazhdimisht ky grup u ka shkaktuar humbje italianeve duke vrare pjesen me te madhe te ushtareve, ndersa te mbeturit u arrestuan. Prof. Safet Butka liroi te gjithe te burgosurit politike dhe u mori nje sasi armesh e municionesh ne depot ushtarake.”22) Burimet e paaneshme te informacionit e shohin luften e shqiptareve si nje te tere dhe jo me perkatesi politike, e shohin ne funksion te detyres qe kishin te gjithe shqiptaret per clirimin e vendit.
Edhe vete pushtuesi, ne konstatimet dhe analizat, qe bente, nuk bente ndonje dallim midis forcave te rezistences shqiptare ne baze te perkatesise politike.
Krijimi i Ballit Kombetar nuk u prit aspak mire nga komunistet. Studiues te paanshem, kane konstatuar se “Qendrimi i komunisteve ndaj Ballit Kombetar ishte i ftohte dhe armiqesor qe nga fillimi: ata ishin jashtezakonisht te’ brengosur me faktin se “ballistet” kishin refuzuar t’i bashkoheshin “Levizjes Clirimtare” te cilen e kishin formuar ata si nje lloj fronti te kontrolluar komunist”.23)
Duke pasur parasysh kete situate politike, te gjithe veprimtareve dhe drejtuesve te qendreses antifashiste iu dilte detyre per te gjetur gjuhen e mirekuptimit e te bashkeveprimit pavaresisht bindjeve politike qe u perkisnin. Platforma politike e propoganduar nga komunistet per nje bashkim te shqiptareve pa dallim feje, krahine e ideje, duhej te merrte jete, te misherohej ne procesin e luftes.
Safet Butka bente pjese ne organization e Ballit Kombetar, programi politik i se ciles ishte program republikan, antifeudal.24) Pavaresisht nga kjo bindje politike ne veprimtarine e vet, nisur nga rrethanat e vendit tone te pushtuar, ai qendroi i vendosur si nacionalist, duke luftuar per t’iu pergjigjur detyres per glirimin nga pushtuesi. Ndaj ne arsenalin e veprimtarise se tij zune vend bisedat, puna bindese per te bere sa me shume mbeshtetes te kesaj organizate, i bindur se “Balli Kombetar kishte gjithashtu nje autoritet te madh kombetar.”25) Orvatja e pare per bashkepunim midis Ballit Kombetar te Korges dhe te PKSH u be me 8 shkurt 1943.26) Ne mbledhjen e perbashket te anetareve te Keshillit te Ballit Kombetar ne Korce, Fazlli Frasheri, Stavro Skendi, Musa Kranja dhe Ibrahim Mborja si dhe te delegateve te partise Manol Konomi, Sali Mborja, Taqi Skendi dhe nje rrobaqepes, u bisedua per te arritur nje bashkepunim te te dy paleve. Pa dyshim se roli i Safet Butkes ne organizimin e kesaj mbledhje ishte i padiskutueshem.
Ishte perpjekja e perbashket e cetave partizane dhe te cetes se Ballit Kombetar, per te gjetur rruget dhe menyrat e bashkepunimit dhe te bashkeveprimit, qe u finalizua me marreveshje ne zonen e Kolonjes, me 19 mars 1943.27)
Sipas pikave te kesaj marreveshjeje del mjaft qarte se te dyja forcat politike ne terrenin e Kolonjes, ku vepronte edhe Safet Butka, e gjeten gjuhen e bashkepunimit, duke njohur dhe individualitetin e njera-tjetres.Dhe kjo marreveshje tregonte se forcat politike shqiptare te krahines, perballe armikut pushtues e veprimeve te tij, do te ishin kurdohere prane e ne mbeshtetje te njera-tjetres, se nga te dyja forcat u shpallej lufte e hapur spiuneve, vjedhesve dhe cdo elementi qe kompromentonte luften kunder pushtuesit.

Dhe, sic vihej ne dukje, ne fund te marreveshjes, kjo pune behej me “bindjen e plote se i sjellin nje sherbim Atdheut”.28)
Safet Butka e kishte shtruar rrugen per te ardhur ne marreveshjen e sapopermendur. Ai kishte bindur me aksionet e luftimet e tij kunder pushtuesve banoret e krahines se Korces e te Kolonjes.
Me 23 janar te vitit 1943 ceta e Safet Butkes, prej 350 vetesh, kalonte ne fshatin Floq per te ndaluar ushtrine italiane qe vinte per t’u shtrire ne ate krahine, per t’i mbyllur levizjet e veprimit te cetes.29) Shtypi i kohes, duke iu referuar kesaj lufte shkruante: “Safeti i Maleve gjuhet me top nga ushtria e rregullt italiane.30) “Burri i pendes dhe i pushkes nuk e humb aspak; lufton me okupatorin derisa e detyron qe terhiqet”. Dhe me tej shtonte: “Safeti asht i palodhshem jo vetem si luftetar, por i palodhshem edhe si orator. Fjalimet e tija jane krejtesisht per bashkimin kombetar. Konferenca e mbajtur prej tij ne Hocisht te Devollit i dha me kuptu gjithe popullit se Safeti nuk ban asnje dallim feje, krahine, ideologjie. Safeti anetar vullnetar i Ballit Kombetar, s’ka se si me qene tjeter, vecse idealist, qe punon per te drejtat e popullit shqiptar”.31)
Lidhur me luftimet ne Floq, bashkeluftetari i S. Butkes, Ali Pelo, kujton: “Safet Butka mbasi beri mbledhjen me popullin organizoi mbrojtjen e fshatit. Lufta u ndez e forte dhe vazhdoi gjithe diten. Na griu mitrolozi i tyre ne maje te kodres. Megjithate, ne luftuam gjersa i thyem dhe ata iken ne Korce. Kjo ishte nje fitore e mire, qe beri buje. Shkruan dhe gazetat dhe traktet e luftes. Ne kete lufte ishte dhe Shendet Lako, Sefer Gostivishti, Alo Luarasi etj. Gjithsej ishin mbi 500 vete nacionaliste, po kish dhe nga fshati Floq, qe luftonin tok me ne.”32)
Ne raportin qe i behej ministrit te Puneve te Jashtme te Britanise se Madhe, Anthony Eden, me 30 korrik 1943 nga Miss E. Durham, ku jepet nje pasqyre e veprimeve luftarake ne Shqiperi dhe e drejtuesve kryesore te tyre, krahas Hysni Lepenices, Skender Mugos, Myslim Pezes, Abaz Kupit, Muharrem Bajraktarit, Mustafa Kacacit thuhej se “Ne krahinen e Korces, zemra dhe shtepia e nacionalizmit shqiptar ne jug, Dr. Safet Butka, ish-profesor, komandon nje njesi vullnetare dhe nje numer cetash”.33) Duke e konkretizuar me tej veprimtarine e Safet Butkes i njejti burim theksonte: “Grupi i Dr.Butkes ne Korce kohet e fundit ka luftuar me nje detashment italian. Ka sulmuar gjithashtu shtabin italian ne Voskopoje ku kapen shume arme dhe municione dhe liruan nje numer roberish shqiptare. Kane sulmuar gjithashtu nje kompani kembesorie italiane ne Gjonomadh, ne zonen e Korces, duke vrare majorin fashist Amedeo, 2 togere dhe 21 ushtare.Cetat ne kete krahine sulmojne shpesh depot e ushtrise italiane dhe bereqetin e shperndajne ne popull.”34)
Nisur nga nje veprimtari e dendur dhe e suksesshme e forcave te rezistences shqiptare, diplomacia angleze, merrte nje mesim se po te armatosen shqiptaret dhe po t’u premtohej se asnje pjese e tokes se tyre nuk do t’i jepej tjeter kujt, “Italia do t’i kete ditet te numeruara ne Shqiperi”.35)
Ne kuadrin e pergatitjeve te terrenit per Mbledhjen e Mukjes eshte domethenese takimi i Safet Butkes me Abaz Kupin ne Teqene e Fushe Krujes ne qershor te vitit 1943.36) I entusiazmuar nga ky takim Abaz Kupi ishte shprehur: “Lum Shqipnia qe ka kesi burrash”. Po kaq thelle do ta shprehte hidherimin kur mori vesh vrasjen e Safetit: “Medet, po shemben shtyllat e Shqipnise. Keta jane burrat qe e mbajne ate”.37)
Mirepo, edhe pse ne Mukje u arrit marreveshja midis perfaqesuesve te Keshillit te Pergjithshem Nacionalglirimtar dhe te Ballit Kombetar, ajo nuk u zbatua per shkak te denoncimit qe i beri udheheqja e PKSH, e cila drejtonte Keshillin e Pergjithshem.
Megjithate, nacionalistet, te prirur per te bashkuar forcat shqiptare per t’i dhene goditjen perfundimtare okupatorit fashist, nuk donin ta besonin. Ata vazhduan disa aksione te perbashketa ne ditet e fundit te gushtit dhe te fillimit te shtatorit 1943.
Pas kapitullimit te Italise, me 8 shtator 1943, ne qytetin e Korces u organizua nje demonstrate masive paqesore, me ane te ciles kerkohej qe ushtria italiane te bashkohej me forcat antifashiste kunder pushtuesit te ri gjerman. Ne demonstraten e 9 shtatorit 1943 u hodhen parulla per bashkimin e popullit dhe u kenduan kenge atdhetare. Ne keto rrethana komanda italiane nxjerr autoblindat qe qellojne mbi demonstruesit me mitraloz duke shkaktuar 59 demonstrues te vrare dhe 120 te plagosur.

Pas kesaj masakre trupat italiane filluan te terhiqen ne drejtim te Tiranes
me 10 shtator 1943.
Gjate terheqjes forcat italiane u goditen ne rrugen Korce-Pogradec nga forcat partizane te batalioneve “Clirimi”, “Ali Kelmendi” dhe “Kurora”, si dhe dhjetra forca vullnetare te fshatrave. Ne aksion, qe mori emrin lufta e Pocestes, mori pjese dhe ceta e Safet Butkes e Ballit Kombetar.38) Ne keto luftime italianet mbeten te bllokuar ne Maliq 4-5 dite dhe munden te c’bllokoheshin vetem pas ndihmes se forcave naziste gjermane. Nga radhet e Ballit Kombetar u vra ne kete lufte te perbashket Nexhip Feim Shuaipi, nga Mileci i Kolonjes.
Per zhvillimin e luftes ne Poceste nje dokument i kohes shenonte: “Nder ditet 9 deri 13 te k.m. (shtator 1943, shenimi im, M.D.) armiku ka qene impenjuar prej trupavet tona t’udhehequra prej Safet Butkes ne beteja te ashpra ne zonen Pogradec-Korce. Armiku pesonte humbje te renda ne njerez, nga ana jone humbjet jane te lehta”.39)
Fryma e bashkepunimit qe inspironte Safet Butka ne radhet e luftetareve te tij del edhe ne nje leter te derguar nga komanda e Batalionit “Hakmarrja” me 27 gusht 1943.40) Kjo komande pasi shprehte kenaqesine e propozimit te Safet Butkes per bashkepunim midis tyre, kerkon njoftime per forcat qe do te merrnin pjese nga ceta e S. Butkes per te caktuar vendin, se ku mund te vinin ne ndihme. Kjo fryme bashkepunimi nuk i pelqente udheheqjes se PKSH. Kreret e saj, pas Mbledhjes se Mukjes, harxhuan tere arsenalin e tyre per ta paraqitur Ballin Kombetar si bashkepunetor te pushtuesit, per “te justifikuar” qendrimin e vendosur te saj, lidhur me shkaterrimin e asgjesimin ushtarak te Ballit Kombetar. Kete qendrim te saj udheheqja e PKSH deshi t’ia impononte edhe misionit ushtarak aleat qe vepronte ne Shqiperi. Ndaj ky i fundit, i ndikuar nga ky qendrim, kerkoi me kembengulje te takohej me perfaqesues te cetave te Ballit Kombetar te Korces. Kete gje mezi e priste dhe Safet Butka 41) sepse do te sqaronte shume gjera lidhur me qendrimin e aleateve ndaj Ballit Kombetar, per te vertetuar e argumentuar se luftetaret e tij “nuk kishin ndihmuar italianet te luftonin partizanet”, “nuk ishin fashiste, tradhetare dhe kriminele”42) sic i cilesonte propoganda komuniste.
Pas bisedes qe u zhvillua midis McLean dhe Safet Butkes dhe akordit te nenshkrua prej tyre me 8 gusht 1943, u vendos qe nje nga cetat e Safet
Butkes te vihen ne dispozicion te kapiten Smajlit, per te pare drejtperdreit kunder kujt luftonte geta e tij.43) Perfaqesuesi i misionit anglez kujton-”Une shkova me ceten. Ishin rreth 50 burra. Me sa me kujtohet komandant i cetes ishte kapiten Benimi. Shkuam ne Barmash. Atje i beme prite nje autokolone gjermane. Ne vendosem mina ne rruge. Autokolona vinte nga Korca. Ne krye ishte autoblinda qe terhiqte nje top 88 mm qe u hodh ne ere dhe gjithe ushtaret qe ishin ne te u vrane…. Ne hapem zjarr, duke shkaterruar dhe 3 kamionet e pare… Rezultati ishte se ne kishim vrare 18 gjermane… shkaterruam nje top te cilen e hodhem ne kanal, qe ishte shtrati i nje lumi.
Dhe ky aksion u be nga nje gete e Safet Butkes. Keshtu qe ne kishim faktin se Enver Hoxha kishte genjyer, kur thoshte se ballistet ishin ne anen e gjermaneve”.44) Kete aksion e pasqyronte dhe komunikata e Ballit Kombetar te Korces. “Plani i veprimit u vu ne zbatim ne oret e para te mengjesit te dites 13 gusht nga ana e ushtareve te lirise te udhehequr prej komandanteve te tyre dhe pas nje perpjekje qe vazhdoi me teper se dy ore, perfundoi me fitimin e plote te armeve tona”.45)
Nga forcat e Ballit u plagos Syrja Qafezezi, i cili u dergua per t’u mjekuar ne shtepine e Safet Butkes.46) Me tej kapiteni anglez sqaronte: “Sipas logjikes se Hoxhes, gdo njeri qe nuk ishte komunist ishte fashist, reaksionar. Mua me quajten fashist. Kjo eshte pjese e taktikes komuniste. Kundershtaret e tij automatikisht cilesoheshin si fashiste.”47)
Historiografia komuniste shqiptare, duke iu permbajtur kesaj linje e ka denigruar figuren e Safet Butkes, duke i atribuar atij rolin e percaresit, sipas porosive te spiunazhit italian(!).48) si mund te quhet pune percarese “qe te zhvillosh propaganda kunder komunizmit, per te bindur popullsine te heqe dore nga kjo levizje”? Per Safet Butken ishte i qarte rreziku i depertimit te ideologjise komuniste ne vendin tone, te mbeshtetur fuqimisht nga armiqte shekullore te popullit shqiptar. Ndaj si nacionalist e quante detyre te larte patriotike forcimin e ndjenjes nacionaliste, sepse vetem keshtu mund te arrihej bashkimi kombetar per glirimin kombetar.
Safet Butka, duke perfaqesuar nacionalizmin shqiptar, percoi me fjalen e tij te zjarrte kredon e tij per realizimin e Shqiperise Etnike. Mbeshtetesit e kesaj pikepamjeje ne Kosove kishin formuar nje rryme te dukshme nacionaliste, e cila shprehej per irredentizem, per shkeputjen e Kosoves nga sundimi sllav dhe bashkimin e saj me Shqiperine. Perfaqesuesit e kesaj rryme irredentiste kishin gjetur tek Safet Butka nje mbeshtetje te fuqishme.

Ne nje leter te Komitetit Krahinor te PKJ per Kosove e Dukagjin, te firmosur nga Blini, thuhej: “Vendin e Ballit ketu nder ne po e zen irredentizmi, qe s’asht gja tjeter vecse nje dege e Ballit. Irredentizmi drejtohet prej Selman Rizes, mikut e shokut te Safet Butkes.Keta kane botuar dhe nje fare broshure ku kallzojne karakterin e cilesite e tyne si dhe rrugen qe do te ndjekin. Ne broshure direkt nuk na atakojne, por len me kuptue se do te na atakoje dhe me shkrim; mbasi me goje s’ka pushue s’atakuemi po te thuash qysh se pushti Selman ka ardh ne Kosove”.49) Duket qarte se komunistet, qofshin ne Shqiperi apo ne Kosove, ishin ne te njejten ombrelle sllave, ndaj e ndjejne ne te njejten menyre peshen dhe forcen e nacionalizmit shqiptar te perfaqesuar nga nacionalisti Safet Butka apo irredentisti Selman Riza, si pengesa te forta per nenshtrimin e shqiptareve.
Ideali i nacionalisteve per Shqiperine Etnike, per bashkimin e gjithe shqiptareve nuk mund te realizohej pas qendrimit qe percaktoi PKSH pas Marreveshjes se Mukjes, per lufte kunder Ballit Kombetar. Kjo e deshperoi shume Safet Butken. Prandaj i shkroi Enver Hoxhes per nje takim, te cilin ky i fundit e pranoi, u caktua dhe vendi, por ai nuk u paraqit.50)
Megjithate Safet Butka ndoqi me durim politiken e shmangies se luftes vellavrasese, deri diten e vetvrasjes tragjike te shtatorit 1943 ne Teqene e Melcanit.
“Pa shkuar mire lajmi i hidhur i vdekjes se Hysni Lepenices – jepej njoftimi ne traktin e Ballit Kombetar – kombin shqiptar e gjeti rishtas nje pikellim i dyte: Safet Butka, idealisti i shquar dhe luftetar i patrembur i Kolonjes i dha fund jetes tue vrare veten”.51) “Po ne vend qe ne Historine Kombetare – vazhdon trakti -Hysni Lepenica do te qendroje si hero Homerik, Safet Butka do te perjetesohet si hero Ibsenian”.52)
Per rrethanat e vetvrasjes se Safet Butkes ka patur versione te ndryshme, madje diametralisht te kunderta. Ne po perpiqemi te sjellim disa gjykime per te ardhur ne nje perfundim sa me te sakte e te drejte.
Xhevdet Kapshtica, sekretari i Safet Butkes ka deshmuar: “Ne lufte e siper eshte vrare dhe Hysni Lepenica, mik i ngushte i Safetit. Erdhi edhe lajmi i hidhur i vrasjes se pabese te gati krejt Komitetit Qarkor te Devollit me ndihmen, u fol, te eamisteve greke. Me ne fund na ra si bombe edhe rrethimi e vrasja e Xhako Biranjit, ne luftim e siper, nga komunistet-rrethimi. ne syte tone i shtepise se Refat Goskoves, por pa ndonje dem’ na shtangen ne dhe Safetin. Per te mos hyre ne lufte, per t’u shmangur provokacioneve antikombetare te komunisteve ne e muarem si norme kategorike, qe qendronte mbi cdo norme tjeter te karakterit subjektiv. Ketyre rrethanave Safeti i gjore, i lodhur jashte mase ne nje moment kur prane vetes nuk pat as Hysenin e tij qe e mbante si adjutant, as edhe ndonjerin prej nesh, shoket e tij, e humbi besimin. Atdheu i tij do te hynte ne rrugen e luftes civile, te vellavrasjes… Safeti nuk mundi ta ndalte ate doren qe e la pa jete”.53) Safeti pati fatin tragjik te Atdheut. Ai e shihte kete fat te paracaktuar, edhe ne planin e jashtem, edhe ne ate te brendshem”,54)
Dhimiter Fallo, nje nder bashkepunetoret e ngushte te Safet Butkes ne ceremonine e varrimit do te vinte ne dukje, para ushtrive te Batalionit “Safet Butka”: “Nje ngjarje fatkeqe ka shkaktuar mbledhjen tone te sotme. Safet Butka s’eshte me… Safeti yne i shtrejte pati nje gast dobesimi, nje cast tronditjeje fatale dhe i dha fund jetes me doren e vet. Kjo ngjarje fatkeqe, kjo menxyre e zeze ka hedhur ne zi te thelle jo vetem ne shoket e tij, jo vetem Kolonjen e tij te dashur, por gjithe Shqiperine. Eshte nje zi e madhe kombetare kjo qe na ka mbledhur sot ketu, ne kete mbledhje, ne te cilen mungon fytyra me e cquar e Kolonjes trime e atdhetare, mungon udheheqesi i saj i madh, ushtari i saj i pare, Safet Butka”.55) Dhe me tej do te vleresonte se “Jeta dhe veprat e tij jane tani nje pasuri e historise se re te kombit tone. Ne kohe lirie e paqeje, te tjere do ta kryejne kete detyre”.56)
“Shqiptar i madh” do ta kujtonte Qazim Z. Prodani, 13 vjet pas vdekjes, Safet Butken. “Safeti, kur degjonte fjalen vellavrasje, pergjigjej: d.m.th. “vetvrasje”. Nje edukator si Safeti e misionar shqiptarie me moral e ideal i kalibrit te tij, nuk mund te bindej ne ditet e para se, vllavrasja nuk ishte nje vetvrasje. E, kur puna shkoi me te vertete ne vrasje, Safeti tha: “Eshte me mire t’ia nisim nga vetvetja se sa plumbat t’ia drejtojme vllaut te semure, te cilen te perpiqemi ta sherojme dhe verdiktin e cdo akti marrezie t’ia leme ta thote nje dite Kombi dhe historia”.
“Safeti desh ta sheronte vertete nje pjese te djemvet te Shqiperise dhe, si udheheqes moral, vendosi t’u jape shembullin e flinise supreme te tij. “Perpara jetes se Atdheut nuk ka vlere jeta ime fizike”.57) E ku mund te gjendet arsyetim me i sakte e me i argumentuar, per motivet morale e atdhetare qe e cuan Safet Butken ne vetflijimin e tij, vetem e vetem per t’i zgjatur jeten Atdheut?

“Sa here qe kujtoj djalin trim te Butkes trime – do te shprehej Mithat Frasheri – aq here ngasherehem e derdh lot te zjarrte. Safetin e njoha qe te vogel e njoha ne caste me dramatike te jetes kombetare. ..”.58) Safeti “ne kulmin e deshperimit, per te mos e pare me syte e tij vellavrasjen e pergatitur prej te huajve dhe per te mos perlyer duart e tij te pastra me gjak shqiptar, heroikisht i dha fund jetes dhe me kete aktin e fundit tregoi edhe nje here shembullin me tipik te vetmohimit”.59)
Duke u shprehur per kete akt vetmohimi te Safet Butkes, (Dejvid Smajh) David Smiley konkludonte: “Balli Kombetar humbi nje udheheqes te zotin dhe Shqiperia nje nga patriotet e pare qe binin viktime e komunisteve.”60)
Ne kundershtim me vleresimet e gjykimet qe permenda per vendin dhe vepren e Safet Butkes propoganda komuniste e kohes dhe me vone u perpoqen, me kot te njollosnin me shpifje e trillime, sic dine vetem ata.
Duke iu pergjigjur shpifjeve dhe akuzave te tilla, Balli Kombetar i konsideronte “nje akt imoral te shahet pas vdekjes burri patriot i shtepise trime, i ndieri shoku yne Safet Butka, i cili pak dite para se te vdiste e qelloi ushtrine gjermane midis rruges Erseke-Leskovik, duke i shkaktuar mjaft deme”.61)
Pavaresisht se gjate 50 vjeteve te diktatures komuniste emri i Safet Butkes eshte lakuar si tradhetar, e verteta jeton e shkelqen me shume se cdo shpifje e trillim. Ai ishte dhe mbetet nje “Martir i Kombit”. Ndaj vepres atdhetare e kombetare te tij shoket e tij, nxenesit e tij te denje, e gjithe bota intelektuale shqiptare me admirim e kujtojne. “Ai do te jete monumenti i perjetesise te nacionalizmit shqiptar. “62) Me duket se nuk mund te kete vleresim me te denje se ky i bere nga Mid’hat Frasheri per vepren dhe jeten e Safet Butkes.
Sqarime

1 Besim Daja, “Lahuta e Malsise” ne duart e Safet Butkes, ne Rilindja Demokratike,
15 shkurt 1992.

2Poaty.

3Poaty.

4 Arkivi Qendror i Shtetit (me tej AQSH. Fondi Ministria e Arsmit, Dok. Nr.31.
Res. 19.4.1939.

5 AQSH. Fondi 253, V 1940, D. 31/5, fl. 306.

6 Po aty, f. 289.

7 Po aty, f. 296.

8 Po aty, f. 301.

9.Po aty.

10 Xhevdet Kapshtica, Safet Butka, luftetar i vellazerimit dhe i bashkimit te
kombit… Liria, 19 qershor 1992.

11 AQSH. F.261, V 142, D.89, f. 11.

12 AQSH. F. 249, V 1942, D.I/303, f. 77.

13 Po aty, fl. 62. Shkrese e Mekembesise se Pergjithshme, 30 tetor 1942.

14 Abaz Ermenji, Vendi i Skenderbeut ne historine e Shqiperise, Tirane 1996, f. 480.

15 Mithat Frasheri, Lule dhe lot mbi varrin e Safet Butkes, “Flamuri” nr.4, viti
1944.

16 Po aty.

.
17 Petrit A. Velaj, Nje dritare burgu, Tirane 1994. Shenim me rastin e dnurmut
te librit zonjes se prof. Safet Butkes. (Ruhet ne familjen Butka)

18 Mithat Frasheri, Lule dhe lot mbi varrin e S. Butkes, “Flamuri” nr. 4, 1944.

19 Fjala e Dh. Fallos ne ceremonine e varrimit te S. Butkes (Ruhet ne familjen Butka).

20 Po aty.

21 Ufficio Storico Stato Mizzione Esercito Italiano (me tej USSMEI), D.S. B.1196
Ragazzi soldati di Albania. Combatano inbande di guerriglieri. “Daily Telegraph”,
26 marzo 1943.

22 USSMEI, B. 1196fase 8. Artikull i gazetes “Daily Telegraph”, 26 mars 1943,
f. 315.

 

23 Noel Malkolm, Histori e shkurter e Kosoves, Prishtine 1998, f.315.

24 Po aty.

25 Po aty.

26 AQSH. F.42/AP V1943, 2.21, £1.1.

27 AQSH. F.42, V1943, D. 22

Po aty.
AQSH, F. 270/AP, V 1942-1943, D.69, f.37.
Arkivi Qendror i Ushtrise, V 1943, D.ll. “Lufta e glirimit kombetar”.

AQSH, F270/AE V1942-1943, D.69, fl.37.
Kujtimet e Ali Pelos. (Ruhen nga familja Butka).

3QVi f Institutit tg Historise. (AIH) Dokumente angleze. AV143. F0.371/ 37144. Raporte te B.L.O. ne Shqiperi per nje rezistence qe nuk pritej. Po aty. Raport i 30 korrikut 1943. R 6923

35 Po aty.

36 Pertefe Leka, Vepra e Safet Butkes – misherim i shqiptarizmes, Balli Kombit
21 shtator 1995.

37 Sipas kujtimeve te z. Ramis Dani ne diaspore. (Ruhen nga i biri i Safetit).

38 Thoma Bezhani, Demonstrata e 9 shtatorit 1943… Korga demokratike, 19
shtator 1993.

39 AQSH. F.558, V. 1943, D. 20, fl.2. Komunikate 14 shtator 1943.

40 Leter e Petrit Dumes e Josif Pashkos derguar zotit Safet Butka, komandant i
getave te Ballit Kombetar, 27 gusht 1943.

41 David Smiley, Albanian Assignment, London, f.37.

42 Po aty, f. 36.

43 Interviste me Dejvid Smajlin, ne gaz.”Republika”, 19 korrik 1992.

44 Po aty.

45 AQSH, F. 270/AP V1943, D. 48, fl. 2.

46 Sipas kujtimeve te Dine Vashes (Ruhet ne familjen Butka)

47 Po aty.

48 Historia e LAN te popullit shqiptar 2, Tirane 1986, f.107.

49 AQSH. F.14/AR V 1944, D.42, fl.l.

50 Kujtime te Sefer Meces (Ruhen ne familjen Butka)

51 AQSH. F. 42, V 1943, D. 22/1. Trakt. “Ballit Kombetar” 29.IX.1943.

52 Po aty

53 Kujtimet e Xhevdet Kapshtices (Ruhen ne familjen Butka)

54 Xhevdet Kapshtica, Safet Butka, luftetar i vellazerimit dhe i bashkimit te
kombit… “Liria”, 19 qershor 1992.

55 Fjala e Dhimiter Fallo ne ceremonine e varrimit te Safet Butkes (origjinali ne
familjen Butka)

56 Po aty

57 Qazim Z. Prodani, Shqiptari i madh Safet Butka, Istambul, tetuer 1956.

58 Mithat Frasheri, Lule dhe lot ne varrin e Safet Butkes, “Flamuri”, 1944.

59 Po aty.

60 David Smiley, Albanian Assignment, London, f. 53.

61 AQSH. F. 270/AR V. 1942-1943, D. 69, fl. 37.

62 Mithat Frasheri, Lule e lot ne varrin e Safet Butkes, “Flamuri”, 1944.
710

2 komente

  1. fatos myrtezaj says:

    SAFET BUTKA PATRIOT I MADH .SAFET BUTKA LUFTETARI VENDOSUR .PER PUSHKE E PENE.PUNOJ PER CLIRIMIN E VENDIT. PER TE SHKRUAJTUR PER FAMILJEN BUTKA DUHET SHUM KOHE.DUHET DITE E NETE TE TERA . SAFET BUTKA NGRITI NE KEMB KOLONJEN SKRAPAR,PERMET,KORCE. SAFET BUTKA ISHTE PER BASHKIMIN E SHQIPERISE SE MADHE. BASHKIMIN E TROJEVE ETNIKE. NGA THENJET E DESHMITARVE NE KOLONJE KAM DEGJUAR .QE SAFET BUTKA NUK E KA DASHUR VLLAVRASJEN BILE KA NEGOCJUAR PER TA SHUAR ATE DERI DHE NE PERFUNDIM TE JETES SE TIJ.VERTET ESHT MIZORE.POR PER TE SHKRUAR PER SAFET BUTKEN.ME MIR MUND TE SHKRUAJN HISTORIANET E VERTET DHE JO HISTORIANET E REGJIMIT KOMUNIST.

  2. fatos myrtezaj says:

    KUSH ISHTE KOLONJA, DHE KUSH ESHT PATRIOTI SAFET BUTKA…..?SAFET BUTKA NE KUVENDE MERRTE VENDIME TE PJEKURA DHE TE PA KTHYSHME.NUK BENTE GJEPURA ,POR THOSHTE “JO VLLAVRASJE,JO KRIME SE NE SHQIPTARET JEMI PAK.E NUK DO VRASIM NJERI TJATRIN DHE TE ZHDUKEMI.A KEMI MUNDESI TE GJEJME NJE GJUHE TE PERBASHKET ME NJERI TJATRIN”.DHE KESHTU VEPROI .SAFET BUTKEN E AKUZUAN SI BASHKEPUNTOR ME GJERMANIN.PER MENDIMIN TIM ME MIRE TE KISHTE BASHKEPUNUAR.PO JU JAP NJE ARGUMENT…..KOMUNISTAT BASHKEPUNUAN ME SOVJETIKET E SERBET,KINEN.NUK PAME HAJER PREJ TYRE. KURSE PO TE ISHIN LIDHUR ME PERENDIMIN SHQIPERIA DO ISHTE NDRYSHE.JU TREGOJ NJE MONOLOG TE SHKURTER.PARA CA VITESH NE RUSI SHKON NJE DELEGACJON SHQIPTAR TE PERNDJEKURISH POLITIK.VAJTEN NGA VAJTEN E U KTHYEN.NE PRITJE NJE SHQIPTAR PO I PERNDJEKUR POLITIK JU THOTE, C THOSHIN KOMUNISTAT RUSE, SI ISHTE DIKTATURA STALINIANE….?JO MORE ZOTNI JA PRET NJE TJETER. KETU KA QENE ME E EGRA NE BOTE.ME KETO PAK OPINIONE KUPTOHET CKEMI HEQUR. PO JU TREGOJ NJE NGJRJE TE NDODHUR NE VITET 1943.NE SHTEPINE 2 KATSHE TE ALI BEUT NE KORCE SHKON PER DARK SALI BEJ PORTOPAPA.E PRESIN SA ME E KTHEU.MBAS PAK VJEN NJE PARTIZAN I PLAGOSUR TROKET NE DERE E ZONJA E SHTEPISE I THOTE LART ESHTE,SALI BEU .E MIRE NA FUT NE QILAR- I PYET E ZONJA E SHTEPISE PO PER TE NGRENE CTJU BEJ- CORBE NENE ..NESE KUR VJEN I ZOTI SHTEPISE DJALI ANKOHET PER SALI BEUN QE HENGRI E HENGRI POR HENGRI E DASHIN.KURSE PARTIZANET DONIN CORBEN .I ZOTI SHTEPISE I THA -OR BIR DHENTE ZOTI E MARRTE SALI BEU PUSHTET,SE PO E MORI PARTIZANI ,CORB DYNJAN DO BEJNE.E ASHTU U BE PER 50 VJET.

Shkruani nje pergjigje