Dy poezi nga Trifon Xhagjika

Trifon Xhagjika,meteori letersise shqipe qe u shua pa shfaqur mire vlerat e tij reale.Dhe kjo jo per fajin e tij.Serish stafi sjell per lexuesit dy poezi te reja nga ato pak krijime qe ka lene poeti rebel.Themi rebel sepse ne kohen qe jetoi,zbuloi lakuriqsine e Atdheut te tij te dashur,zbuloi gjakesine qe bridhte lirshem ne shpirtrat e krimineleve shtetare e te krijuesve te asaj kohe.Denoncoi pa frike,cka i kushtoi jeten.Ndersa “Nobeliste” e sotem flasin si disidente te hershem,harrojne jo pa qellim Xhagjiket sepse ne thelb kengetaret apo palacot e bllokut mbeten sic kane qene.Ata do te vdesin servile e te pandreqshem.
NDIHMOMENI TE QESH
Nuk mundem
Nuk mundem
Nuk mundem
E pashë Atdheun lakuriq
(vetëm pa miq e shokë)
mundohej të këpusë një degë dafine
nga lavdia e shekujve.
Atdheun e dija të rritur!
Por sa i vogël qenka!
As një degë nuk e këpuste dot.
E mora për dore
ta rrit në zemrën time…
Vëllezër
Po e kërkuat Atdheun,
e kam unë.
Ndihmomëni të qesh.
Ndihmomëni të gëzoj.
Atdheu është lakuriq!
1963
***
JAM UNE !
Herë-herë,
Në orët e vona të natës,
kur ndërgjegjja fluturon për diku.
Unë eci.
Pa mëshirë,
shkelmoj
si kalë i harbuar
rininë time
…….
Miq!
Dëgjoni trokëllimat e kalit të harbuar?
Jam unë
(Natën duke gdhirë 29 janari 1963)