Partitë dhe politikat zhvillimore në Kosovë







Nga:Blerim BURJANI



Kur mungon ideja apo vizioni politik zhvillimor atëherë kemi tensionime socio-politike dhe zbrazje të tjera të energjive negative.



Politikat zhvillimore apo vizioni zhvillimor, ideja apo modaliteti zhvillimor është një segment më i rëndësishmi për shtetet që kanë qene ne tranzicion por edhe shtetet perendimore në një kohë kanë pas vështersi të zhvillimit ekonomik në BE si :Irlanda , Portugalia ,Spanja , Greqia.

Por normal më vonë kanë përparuar mjaft mirë në aspektin eokonomik,sot janë shtete me papunësi qe sillet në limitetet e kontrolluara nga shteti . Ngecjet në zhvillimet e sferave jetësore vijnë si pasojë e mos anagazhimit adekuat dhe mos potencialit të vizionit zhvillimor politik.Kosova sa i perket politikave zhvillimore krahasohet si me disa vende si Maqedonine ,Shqipërine , Moldavine etj,dikur në gjendje të tillë të mungeses së ideve dhe përceptimit ,çka është politikë –vizion dhe si të vihet deri te realiteti i zgjidhjeve që mungonte.Dikur në këtë situatë të pa shpresë gjendej Polonia derisa shtetet e BE e ndihmuan për të tejkaluar situaten, pastaj Rumania , Bullgaria.Sot me kriza të tilla haset po ashtu Filipinet,Etiopia etj. Mungesa e ideve zhvillimore kompatibile me rrethanat ekonomike-sociale të shtetit dhe buxheti shtetëror i varfër përkatësisht ekonomia sillet në aspekte tjera ta zëme në mes kriminalitetit ekonomik,kaos politik- social dhe zhvillimit shoqëror përgjithësisht dhe elementeve të pasurimit pa bazë dhe mungesë të funksionimit të rendit dhe ligjit .



Partitë nuk mund te kenë politika apo vizion po qe se nuk janë të sprovuara sepse me “fjalë retorike “ pa ofruar zgjidhje” nuk mund të arrihet ndryshimi, normal se gjithçka fillon nga ideja p.sh. si duhet rregulluar apo stimuluar punësimin e qytetarëve apo si të rregullohen fushat tjera. Fitohet përshtypja se “nuk ka kush” te ne me mendu apo “ska kohë” për të ofruar zgjidhje reale apo mund të them edhe mungesa e guximit si rezultat apo shqetësim që vjen nga aspekti i dijes.Shpesh herë gjatë hartimit të politikave zhvillimore në Kosovë , informata – analiza ka pas dhe ka ,por kanë munguar vetëm statistikat e qarta.



Guximi për të reformuar apo për të bërë ndryshime në politikat zhvillimore për sektore të caktuara , kjo ndodh shpesh edhe nga”frika” se mundet “eksperimenti me dështu”, dhe me e pësu buxheti. Për të bërë politika zhvillimore kërkohet edhe guximi dhe ekspertiza analitike thelbesore për të hyre një qasje tjetër.Kështu ka disa çështje të cilat nuk varen vetëm nga vullneti por dija.Politikanet të cilët nuk kanë ide të tilla nuk mund të sjellin ndryshime. Ndryshimet nuk ndodhin me fjalë por në terrenin jetsorë të qytetarit.Institucionet e Kosovës këtyre viteve nuk kanë pas ide të qarta zhvillimore dhe vizion por as guxim,gjatë kësaj periudhe nuk jane bërë ndryshime të kërkuara përveç deklarimeve politike por kur kanë parë dhe analizuar priroritet atyre: Ju kanë dal të gjitha fushat e jetës prioritete, gjë që në politike kjo nuk duhet të ndodhë sepse asnjë qeveri nuk mund të ndryshojë krejt jeten dhe dimensionet shoqërore për një mandat por normal këto ndryshime janë evolutive.



Një shembull praktik p.sh., dikur Irlanda është ballafaquar me papunësi te madhe dhe emigrim ne vendet e BE për të gjetur punë por pas nje periudhe 10 vjeçare në bazë të guximit por edhe dijes dhe vizioni kanë mbërritur si me “shkop magjik” papunësin ta zvogëlojn në 4%.Në Kosovë p.sh. në mënyrë adekuate ska pas gjasa deri tani që të gjendet modeli vizionar në këtë drejtim p.sh: Cfarë të bëhet me varfërin ekstreme dhe me buxhetin e ndare nga Qeveria, përveç se të gjitha kategorite të ndihmohen nga pak dhe askush mos te jete i mbrojtur si duhet në aspektin social.E njëjta situatë ka ndodh edhe në shendetësi ska pas guxim si me me ju qas ndarjes se sektorit publik të shendetsisë në stimulime dhe si me nda sektorin privat dhe punëtoret apo mjeket që punojne paralelisht në të dy sektorët ose në politikat e punësimit si me pas qasje qe njerëzit të punojnë me një marrëdhenie dhe ta zëmë edhe me ndonjë honarar të lejuar nga shteti dhe të nxirret ligji i cili në një mënyrë eleminon fytat e ngushta dhe pasurimin e egër në të gjitha fushat ku mundet me gjet punë , kjo nuk tolerohet.

Në shtetet e varfëra për atë arsye gjendja është e rëndë në sferen e politikave të punësimit sepse trendet ekonomike të ulëta të zhvillimit nuk japin mundësi . Ose çfarë të bëhet me arsimtarët dhe sektorin publik të arsimimit të mesem. A mundemi ne si shtet të mbajme absolutisht këtë mënyrë të organizimit të edukimit apo të provojme me ndryshe 50% publik-privat me participim solid , si duket s’është menduar asnjeherë për këtë.Duhet të analizojme: Se a mundemi me mbajte në tërësi këtë sistem publik në këtë formulë.Normal se arsimtarët e profesoret mbeten të pakenaqur dhe pa stimulim. Pastaj mos definimi,se çfarë është shërbim civil e çka jo? Edhe sot kanë mbete këto pyetje zvarrë normal si duket ska kush të mendojë apo nuk mblidhen “njerëzit me punue” në këtë drejtim.



Partitë p.sh. vijnë pushtet pa program dhe këtë program e presin nga sherbyesit civil me dizajnu, kjo është gabim.Administrata është mbledhëse e informacioneve , analizave,por nuk është e thene te beje politika zhvillimore globale brenda shtetit.Partitë përmendin p.sh. reforma me njerez të njëjtë si? Deri dje ishin të njejtit ! Si mundesh me punu me njerez të njejtë dhe me pritë te bejne reforma.Te ne politikanet duhet të jenë vizionare të politikave por thonë ne jemi politikane e ka eksperta fitohet përshtypja se këto janë bota të ndara. Politikat zhvillimore paguhen shtrenjte për një organizate ndërkombëtare,ekspertet lokale te politikave paguhen 300 euro diten në Kosovë e në perendim,mos të flasim përderisa ka eskperte ndërkombëtare të politikave që paguhen 12 mijë euro në Kosovë. Si me i gjet partitë politike që nuk janë shtresë klasore e biznesit eksperte të tillë me dizjanu programe dhe platforma zgjedhore.Kur s’kane as strukturë biznesi me i paguar per të hartuar politikat zhvilluese.



Vështirë , tingëllon rendë .Në Kosovë lideri përkatësisht partia i ka votat,të tjerët trajtohen “si punetorë” të cilët s’kane nevojë fare të paguhen por duhet të jenë “argatë” pa pagese , s’ka ekspertë të politikave që hyjnë në parti ,që hartojne programe apo platforma zhvillimore vullnetare për atë arsye ata nuk gjenden në politikë sepse ajo “duhet ti bëje të gjitha” .Partite politike gjithkund në botë e përbëjnë kapitalistet e mëdhenj , klasa e ekonomike e mesme dhe klasa sociale ose partitë punëtore me emertime të ndryshme dhe ekspertëve apo të dy këto komponente i kanë.Prandaj ne po “ndjekim” për formula politike zhvillimore.



Mjafton që partitë në programet e tyre me definu veten dhe cilen klasë ekonomike përfaqsojne , pra cilat interesa mbrojnë ata?Ne shpeshëherë kemi folur dhe hartuar strategji por mos të harrojme shumë shtete edhe ne Evropë kanë dështuar me strategji por s’kane dështuar me projekte të politikave zhvillimore për sektore te vecante.Edhe ne duhet të provojmE të njëjtën gje. Në Kosovë mjafton të jesh profesor në Universitet që ligjeron një libër p.sh. 20 vjet dhe të quhet eksper, ata po harrojne se =janë mësimdhënës por pa eksperienca të politikave zhvillimore praktike p.sh. refomator në ekonomi .Kjo i shtyn ekspertet e politikës me ndejt jashte politikes se akush nuk punon për partine e cila s’ka vizion progresiv për sektorët e jetës . Partitë duhet te kenë ide të qarta,si e shohin vendin e tyre në qeverisjen për gjatë mandatit te tyre.



Por ka shpresë nëse dijme të shfrytëzojme kapacitete njerëzore.Reforma statutare të partive ose programore duhet të bëhen konform politikave udhëzuese zhvillimore.Sot psh.LDK , PDK kanë programe të njëjta ,AKR ka një program ad –hoc të cilen e kanë hartuar sa për ta pas.AAK p.sh. ka filluar reforma statutare-programore strategji të veprimit politik si opozite e vetme me grup parlamentar me mungesa të politikave zhvillimore . Partitë politike te ne shpesh ngatërrojne institutet që mund te kenë brenda me këshilldhenie.Këshillëdhenia është për qasje afatshkurte rekomanduese , institutet janë afagjate. Institutet si socialdemokratet gjerman e shumë tjera dizajnojne politika dhe vizione partiake, kjo ide tash më është e s’provuar në partite e Evropes dhe SHBA-ve etj.Profili ekonomik i partive te ne duhet të qartësohet për të ndërtuar politika zhvillimore për sektorë te vecante,në të kunderten mbetemi ad-hoc në veprime , cila parti vjen në pushtet të punojë dhe të mbeshtetet në administratën e shtetit e cila është udhëzuese dhe pret urdhëra nga politika, sepse politika jep kahje zhvillimore.P.sh. ka politika legjislativa të cilat nuk e lejojne të shkaperderdhet paraja dhe të investohen në ‘shtepia’ dhe ndertesa “të mëdha” ku hyjne miliona e s’ka asnjë fabrike ose ata të cilët kanë para të bashkohen,por të gjithë biznesmenet veprojnë individualisht që mund të ndertohet me ato para ka shumë gjera që ne duhet të mendojme në politika e shumë tjera ose merreni sektorin e bujqësisë edhe aty si ne sektorët tjerë ska politika, toka e bukës është shëndrruar në garazha , autolarje , këto janë mangësi që na përcjellin.



Koha po ecën ne nuk guxojme të jetojme në tranzicion e me prit kush e di sa,për të ndryshuar jeten e varfër të qytetarit.Ne duhet të jemi te vendosur,të bashkojme ekspertet apo të krijohet një agjencion qeveritar për politika zhvillimore që do të stimulohen mirë për të vazhduar proceset qe kanë ngecur ne vend.

Shkruani nje pergjigje