Regjim spiunësh, oligarkia apo dinastia e fundit komuniste?



Nga:Ilir VATA



Ndonëse në kohë moderne, paradokset shqiptare thërrasin mesjetën, si mënyrë e përsosur pushteti dhe ndonjëherë monstra pushtetesh, që nuk hasen çuditërisht në asnjë periudhë kohe të institucioneve shtetërore në botë.Historia e shtetit shqiptarë ka qenë relativisht e brishtë dhe në të gjitha kohët shohim çalimin e shtetit, por ajo që i bashkon të gjitha periudhat është se, brenda qeverisjes se shtetit shohim përndjekjen politike.

Këtë fenomen e gjejmë që në mesjetë dhe më vonë në qeverinë Noli,në periudhën e diktaturës,ne qeverite pas saj dhe për çudi edhe në qeverinë e sotme të drejtuar nga Berisha. Nëse Noli, përdori hakmarrjen politike dhe përndoqi Zogun, ky i fundit falte të përndjekurin politik, nëse denonconte një tjetër, që ndiqej nga regjimi (ndonëse periudha e Zogut është njohur periudha e artë e shtetit shqiptar). Regjimin e diktaturës nuk ke me çfarë regjimi tjetër ta krahasosh, ndonëse si etalon kishte vendet e tjera komuniste dhe si monstër që ishte, la pas persekucione dhe jetë njerëzore të përçmuara sa asnjë regjim tjetër.



Kohët e errëta kishin logjikisht të meta të mëdha, krahasuar me vendet e tjera fqinje e më gjerë, por çudia rrjedh si pa kuptuar kur në kohët moderne, ruhen me fanatizëm, konturet e vjetra të shteteve në kohë të hershme. Aktualisht, shteti shqiptar nga ana formale e ndarjes së pushteteve është në parametra modern, që progresi vjen në rritje. Edhe përsa i përket shtetit ligjor, apo sistemit të së drejtës, formalisht ligjet janë të mira dhe të njësuara nga Konventat Ndërkombëtare. Nga ana formale edhe shtypi i lirë, të drejtat e njeriut, janë të shkruara e të ratifikuara nga Konventat Ndërkombëtare, por sa realizohen ato? Ana formale e shkruar e Kushtetutës është mjaft e mirë, por sa realizohet ajo? Mendimtarët thonë: “Rëndësi ka sa zbatohen ligjet” dhe jo sesi shkruhen. Anglia nuk ka Kushtetutë nga ana formale, por është një nga shtetet me të përsosura, për sa i përket zbatimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave qytetare. Edhe në Shqipëri, nga ana formale jemi në rregull, sesi respektohen të drejtat dhe sesi zbatohen ligjet, kjo i përket një periudhe të errët.



Vetë nga mënyra e formimit të shtetit dhe të të bërit politikë të re me mendësi dhe element të shtetit të vjetër, lind kontradikta dhe njëherësh dhe dyshimi, se nuk kemi të bëjmë me një shtet demokratik, por me një monstër të re të diktaturës. Periudha postkomuniste, la të ngrehur njerëz të djeshëm, persekutor të gatshëm për të marrë pushtetin dhe sot, pas 17 vitesh jemi në të njëjtat ujëra, vetëm se me një ndryshim se ndarja e klasave po realizohet nga vetë shteti dhe jo nga konkurrenca e lirë, siç ndodh në të gjitha vendet demokratike. Kryeministri Berisha, vjen nga një familje e varfër fshatare, që arriti në kohën e diktaturës të bëhet anëtar i Partisë Punës, një nëpunës i saj.



Sot, Kryeministër duke pretenduar se është antipod i komunizmit dhe i së majtës në koncept dhe filozofi. Realisht, mënyra e qeverisjes dhe elementët ndihmës, janë të një metode primitive, pasi që në strukturë ai është i strukturuar nga elementet e pushtetit të vjetër. Që nga kryesia e partisë, ku ai drejton ka njerëz të ish-Partisë Punës, ish-bashkëpunëtorë të sigurimit, prokurorë dhe komisarë të diktaturë. E njëjta gjë është edhe në qeveri, ku persekutorët tanë mbajnë portofol qeverisëse. Nën përgjegjësi, për spiunë të sigurimit janë vënë Gjana, Pango, Olldashi, Xhuveli, Ruli, Bode dhe mjaft të tjerë në aparatin qeverisës.



Në administratë janë shumica që rënkojnë nga mëkatet e persekucionit. Në parlament janë një numër i konsiderueshëm, që kanë mandatin e deputetit dhe mbi to rëndon akuza e gjenocidit ndaj shqiptarëve. Pra, shteti është i kapur nga sigurimi i shtetit dhe agjent të shërbimeve të huaja, në dëm të interesave shqiptare. Të dy këto raste janë të dënueshme nga kodi i sotëm penal dhe ky i fundit tregon qartë rastet e ndjekjes penale për këto lloj krimesh. Në rastin e gjenocidit, që u bë ndaj shqiptarëve, kush u dënua kur dihet që janë mijëra të pushkatuar e burgosur pa asnjë faj dhe këtë e provojë parlamenti në vitin 1991, ku u shpallën të pafajshëm të persekutuarit politik. Pyetja është: Kush u dënua për gjenocid?. Kush u dënua për veprën penalë të bashkëpunimit me shërbimet e huaja, kur dihet që në politikën shqiptare dhe në qeveri ka bashkpunëtorë të rekrutuar nga shërbimet e huaja në dëm të interesave shqiptare? Kjo është përbërja qeverisëse dhe politika shqiptare dhe më e keqja është mënyra e të bërit qeveri. E kemi përmendur dhe në shkrime të tjera fjalën oligarki, që në mesjetë ka qenë lloj i qeverisjes dhe sot e gjejmë mota-mo.



Qeveria shqiptare, qeveris me lloj të afërt gjenie, miqësie e njohje duke lënë në një anë vlerat. Sot shohim sesi lindin klasat e reja të pasura, të ndihmuar nga shteti dhe jo mbi bazën e konkurrencës së lirë dhe zotësive individuale. Sot, shohim të vlerësohen persekutorët dhe vetëm pak ditë me parë dekorohet, vrasi i Xhelal Koprenckës, prokurorin komunist Skënder Breca. Pak vite më parë është dekoruar vrasi e Havzi Neles, duke bërë që vetë shteti të ndjek nga pas hijet e diktaturës. Kohët moderne na sjellin konturet e një lloj shteti të vjetër.



Vetë fakti se, Kryeministri i vendit ka qenë ish-komunist, lë për të dëshiruar. Jemi i vetmi vend në Europë, që kemi kryeministër komunist. Jemi i vetmi vend, që kemi pasur gjenocidin më të tmerrshëm dhe nuk është dënuar, qoftë dhe një i vetëm. Po ashtu, jemi i vetmi vend ku pretendojmë se kemi shtetin e së drejtës dhe në sistemin e drejtësisë punojnë persekutorët tanë. Shqiptarët vazhdojnë të paguajnë më taksa persekutorët e tyre. Përderisa, klasat ndahen në mënyrë të padrejtë, përderisa favorizohen uzurpuesit e pronave, përderisa pushtetarët janë ish-bashkëpunëtorët e sigurimit, vendi rënkon nën peshën e një regjimi që nuk mund t’i vësh emër.

Shkruani nje pergjigje