ESE PËR SHQIPËRITË

Nga:Eduard FRROKAJ

Nuk e di pse sonte dhe vetëm pikërisht sonte më janë kujtuar të gjitha idetë për Shqipëritë tona të vogla që i mbajmë në zemër e u japim zjarrë.Dhe sonte është natë si të gjitha netët dhe pranë zjarrit nxehem dhe lutem para ikonave në kalim.C’ka janë Shqipëritë për mua dhe për ty vetëm copa kujtimesh nga atdheu.Dhe unë dhe ti jemi qytetarë të vendeve të shqipeve që së bashku me Shqipëritë i kemi edhe dashuritë tona të vogla dhe të mëdha,pikturat e atdheut që na i vjedh nata e gjatë.


Vërtet e gjatë nata e unë dhe ti qytetarë në largësi shekujsh që s’dimë c’ka me ju ba Shqipërive tona.Konica e qortonte Hil Mosin që në të gjitha variantat kanë me t’a sharë Shqipet e lehta gazetën…E ai i mërguar në Misir duke u munduar me ba punë Shqipnije…A na kujtohet…

Na jemi të lumtur në fytyrë të zotit i kemi Shqipëritë tona të vogla dhe të mëdha gjithandej, bajraqet,flamujt tanë të fisit dhe të partisë…Na mallkon partia pasha të lumin zot me ba me e sha a prite zot me e thanë ndonjë fjalë të keqe në moh…Pasha diellin u kënaqin duke u rrezitë e duke luajtë me Shqipëritë tona në miniaturë….E shqipëritë i kanë patriotët real në varre ose të harruem…Shih për ironi të fatkeqësisë edhe at Fishta na paska thanë ” se unë mas sotit nuk jam ma shqiptarë”…hajgare a…po a nuk e kanë lexu shqipet me sy në ballë tërë poezinë ”Metamorfozë”…si nuk e dimë na bijtë krenar të shqipes c’ka do me thanë me pësu metamorfozë prej njerëzve tuaj të shituem utopie…Po si ,po si nuk e kanë lexu mirësinë e Naim Frashërit dhe vrau reja kohën poetit kombëtar i thonë se ka qenë doganier Turkie në kufi…Të vrara janë Shqipëritë tona të vogla dhe të pabesueshme në ironinë e vet.

Ne kemi Shqipëri gjithkah tokë e ujë sa të shohin sytë.Patriotizëm dhe dragonj mitologjikë gjithandej.Ujë dhe zjarrë,besa edhe për bukë nuk po jemi shumë ngusht…na ka falë zoti bukë mërgimi sa të shohin sytë e ballit.Në i pac sytë me lara mos shiko se po na bje mësysh.Shqipëritë tona ende besojnë në mitologji se ka me u ba mirë…se ka me ba shelgu rrushtë dhe ka me ardhë bora e parvjeme…

Tani jam zgjuar dhe po bëj sehir magjistarësh dhe po më duket bukur…shih ai zjarrë i largët a ëndërr pse nuk na bjen edhe ne një pikë ujë që të na shkrinë Babilonitë tona të vogla.Jam duke u kënaqur para këtij vegimi,punet e mia dhe të fisit po shkojnë mirë.Unë si c’do politikan i vogel i ketij vendi pi Marlboro Light , drekoj restoraneve,popullin e kam të lumtur atij i qofshim falë te këmba e kam kur ti lësho za më del te kutia…Tash sa ka dielli ujë e ranë janë duke u zvogëluar idetë e mëdha shekullore e po më mbesin idetë e vogla që edhe ashtu më dalin mjaftë.Shqipëritë i kam gjithkah,populli është i lumtur.Të gjithë qeverisin dhe të gjithë e ndjejnë peshën e qeverisjes.Mirë i kemi Shqipëritë si gështenjat në zjarrë.Konica i patë thënë Mosit mos ba gazetë se kanë me ta sha shqipet gazetën në të gjitha variantat e ekzistimit…A thua kanë filluar me kuptuar Shqipëritë tona të vogla dhe të mëdha…Shqipëritë e fiseve,partive dhe bajraqeve …Shqipëritë e cuditshme…

3 komente

  1. besnik says:

    une mendoj se nuk esht mire qe te provokoni…

  2. amir says:

    shumë më ka pëlqyer ky kritik,se duhet me shume me pas ese ,

  3. diego says:

    valla shum mua me ka pelqyer veq vazhdoni keshtu se kini me mberri shum edhe me vjen mir qka paskna kesi nxensi/nxense jam shum i gezuar tung ju pershendet ermali

Shkruani nje pergjigje