DURRËS – PRISHTINË,ARTERIA E BALLKANIT PERËNDIMOR

Nga:Sokol BEJA

RËNDESIA EKONOMIKE

Investimi gjigand prej qindra miliona eurosh për ndërtimin e rrugës Durrës – Kukës, sot ka zënë një gamë të madhe jo vetëm në politikën shqipëtare, por edhe në masmedian e gjërë si dhe ne opinionin publik. Në fakt ka vite që shqiptarët ëndërrojnë të kenë një korridor, i cili do të ishte shumë i begatë për këtë vend të varfër.

Njëri prej të cilëve ishte edhe i shumëpërfoluri koridori 8, benifitet e të cilit do të ishin të ndjeshme jo vetëm për ekonominë e vëndit por edhe zhvillimin e mëtejshëm të turizmit, prej të cilit jo pak vende i kushtojnë një rëndësi të veçantë. Një koridor i çili do t`i hapte rrugë tregut shqipëtar dhe do ta bënte vëndin një pikë strategjike e ekonomike në rajon si dhe do ta lidhte atë në mënyrë të drejpërdrejtë me shume vënde të zhvilluara europiane. Pikërisht portet e Durrësit dhe ai i Vlorës do të ishin edhe nyjet lidhëse të këtij benifiti. Konkretisht rruga Durrës – Kukës – Morinë është edhe koridori më i fundit dhe më konkret i vëndit, vënia në zbatim e të cilit ka filluar tashmë. Kjo vepër ka egsaktësisht karakteristikat e një koridori, nyja bazë e të cilit do të jetë porti me i madh i vëndit (Durrësit), me një kapacitet të mjaftueshëm për të përballuar fluksin e mallrave që do të kalojnë drejt Italisë, fluks i cili do të bëhej i pamundur pa infrastrukturën e duhur, ç`ka nënkupton rrugën Durrës – Kukës – Morinë. Rëndësia ekonomike e strategjike e kësaj vepre qëndron në faktin që kjo rrugë lidh në mënyrë direkte tregjet e Europës Jug-lindore me rrugët kryesore ndërkombëtare detare nëpërmjet portit të Durrësit. Rruga që përshkruhet si vepra e shekullit për Shqipërinë nga Kryeministri Berisha përshkron aksin verilindor të vendit me daljen e saj në portin e Durrësit.

Në pragun e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kjo vepër i jep një dimension edhe më të madh zhvillimit ekonomik; ajo i jep mundësi Kosovës të tregëtojë mallrat e saj nëpërmjet kësaj rruge. Kjo mundësi është treguesi më i mirë për një fillim sa më të mbarë ekonomik për shtetin e sapolindur. Mallrat që do të kalonin nga vëndet e Europës Jug-lindore drejt Perëndimit në më të shumtën e rasteve do të preferonin Kosovën si tranpolinë për dërgimin e tyre drejt brigjeve të Adriatikut.
Përveç avantazhit ekonomik që kjo rrugë krijon ndërmjet dy vëndeve, nëpërmjet lëvizshmërisë së mallrave, kjo rrugë ka i jep përparësi edhe levizjes së njerëzve ndërmjet dy vendeve në një afat kohor më të shkurtër dhe në një fluks më të madh. Pikërisht këto avantazhe ekonomike dhe sociale i japin vëndit dimensionin që ajo e ka merituar prej vitesh apo ndoshta edhe prej shekujsh.
Gjithsesi, e parë nga një këndvështrim më i përgjithshëm, vepra nuk është vetëm një benefit që i shërben vetëm të mirës së të dy popujve, por një vepër që i kapërcen këto kufinj. Ajo është një urë kaluese jo vetëm për Kosovën por për gjithë rajonin në përgjithësi, pozitat e të cilit i kërkojnë ndihmë kësaj rruge, për kalimin e mallrave të tyre nëpërmjet aksit Durrës – Kukës.

SEGMENTI RRËSHEN – KALIMASH

Segmenti aq i përfolur nga faktore të ndryshëm sot është ai i Rrëshen – Kalimashit. Ky segment përbëhet nga tre lote. I pari është loti Rrëshen – Reps gjatësia e të cilit është 19.5 km. Loti i dytë është loti Reps – Thirrë i një gjatësie prej 26.5 km. Loti i tretë është Thirrë – Kalimash e gjatësisë 14.8 km. I gjithë segmenti Rrëshen – Kalimash ka një gjatësi rreth 60.8 km. Pikërisht ky është edhe segmenti që i thithi shtetit shqiptar një shumë maramendëse, nga buxheti i shtetit. Arësyet pse ky segment kërkon një kosto shumë herë më të madhe financiare, se segmentet e tjera janë të shumta, kryesisht të aspektit teknik. Tashmë dihet se në lotin e tretë të të gjithë vijës Rrëshen – Kalimash pikërisht në fshatin Thirrë ndodhet edhe tuneli më i gjatë në Rajon me dy shpime paralele prej një gjatësi 5.5 km, sejcili. Gërmimet e një tuneli të përmasave të tillla kërkojnë një kosto me të vërtetë të madhe, Përbërja shkëmbore e malit ‘Qafa e Kumbullës’ në të cilin do të ndërtohet tuneli e bën edhe më të vështirë shpimin e tij. Elementi shkëmbor i një pjese të mirë të tunelit përmban një sasi të konsiderueshme kromi çka nënkupton një benefit tjeter për shtetin shqiptar. Deri tani, sajë punës voluminoze të firmës kontratuese Bechtel-Enka janë shpuar 2.50 km tunel. Punimet e jashtëzakonshme të projektit kanë rezultuar në 9.5 milion metër kub gërmime, 3.5 milion metër kub prej të cilave janë përdorur për mbushje.si dhe janë hedhur rreth 55.000 metër kub betonarme.

Urat janë një pikë tjeter kyçe në veprën gjiigande infrastrukturore. Vetëm për segmentin Rrëshen Kalimash janë planifikuar 27 ura, më i madh se numri në total i gjithë urave që janë ndërtuar në vëndin tonë në vite. Sipërfaqja e tyre do të ndërtohet me gjashtë traversa 40 metërshe, me peshe 165 ton sejcila, tregues këto që i tejkalojnë edhe vetë standartet europiane. Dihet që kompania Bechtel është një kompani prestigjoze amerikane dhe në raste të tilla firmat amerikane shquhen për ndërtimin e tuneleve dhe urave. Shtyllat mbajtëse të urave kanë një trashësi që e bën sigurinë e tyre të padiskutueshme. Disa ura sipërfaqja e të cilave do jetë me kurbë, do t’i japi një tjetër dimension pamjes së tyre. Lartësia e urave do ta bëjë udhëtimin përgjatë këtij segmenti edhe me panoramik. Ura më e lartë parashikohet të jetë rreth 80 m. Në total të 27 urat do të kenë një gjatësi rreth 4 km.
Aktualisht janë 3000 punonjësit që po punojnë për ndërtimin e segmentit, 2000 prej të cilëve janë shqipëtarë. Benifitet ekonomike duket se janë të kënaqëshme që në këtë fazë. Në kulmin e punimeve pritet që numri i punonjësve të jetë 4000.
Vështirëstië e ndërmarrjes së përbashkët inxhinierike Bechtel-Enka ecin edh më tej. Terreni malor i përbërë prej lloje të ndryshme materialesh parashtron edhe vështirësinë më të madhe të ndërtimit të veprës. Pjerrtësia e luginave, shtretërit e lumejnve si dhe malet e larta e vështirësojnë seriozisht punën. Punimet që ndodhin në zona të thella, në malet e Shqipërisë Veriore, krijojnë më së shumti vështirësi nga ana logjistike, sepse të gjitha mjetet e punës janë transortuar prej qëndrave urbane sidomos nga porti i Durrësit. Janë transortuar rreth 1200 mjete pune si dhe material për ndërtimin e tre kampeve aktualisht në Reps, Thirrë dhe Kukës dy prej të cilëve kanë përfunduar, Reps dhe Thirrë.

Punësimi i shqipëtarëve është një element shumë thelbësor, përsa I përket benifitit ekonomik. Punësimi i shqiptarëve është një prioritet i projektit. Ky fakt ndikon ndjeshëm në rritjen ekonomike si dhe në rritjen e profesionalizmit të fuqisë punëtore. Shumë nga materialet që përdoren janë shqiptare si dhe ka shumë shërbime që ofrohen nga subjekte shqiptare, çka nënkupton rritjen e kapitalit të tyre. Aktualisht në projekt po punojne rreth 2000 punonjës shqiptarë kundrejt 950 të huaj.

KUSH ËSHTË BECHTEL – ENKA

Bechtel – Enka është një ndërrmarje e përbashkët ndërmjet dy sipërmarrjeve Inxhinierike- Ndërtimi-Prokurimi, që filloi në vitin 1988, kur ato u bashkuan për të ndërtuar Autostradën Ankara – Gerede në Turqi (një prej veprave më të mëdha infrastrukturore në Turqi).
Që atëhere ndërmarrja e përbashkët ka zbatuar me sukses një numër të madh projektesh në fushën e infrastrukturës publike, energjisë, naftës e gazit dhe kimikateve të tjera në Turqi, Kroaci, Vendet e Ulta dhe Kazakistan. Aktualisht, Bechtel – Enka po punon në dy projekte për ndërtim Autostradash në Shqipëri dhe Rumani.
Me qëndër në San Fransisko SHBA, Bechtel është një nga sipërmarrjet më të mëdha të të gjithë botës në fushën e projektimit Inxhinierik, ndërimit dhe menaxhimit të projekteve. Që nga themelimi i saj më 1898, Bechtel ka punuar në më shumë se 22 000 projekte në 140 vende në të shtatë kontinentet. Sot të 40 000 punonjësit e Bechtel-it punojnë me klientë, partnerë dhe furnizues në qindra projekte në rreth 50 vende të botës.

Firma Enka Insaat ve Sanayi, me qendër në Stamboll, Turqi, është një nga sipërmarrjet më kryesore në indstrinë e ndërtimit në Turqi dhe një nga më të mëdhenjtë në Botë. Ajo është shoqëria mëmë e Enka group, që përbëhet nga 37 shoqëri, të cilat ofrojnë një gamë të gjerë shërbimesh, përveç atyre të ndërtimit që ofrohen nga Enka Construction. Enka numëron 50 vjet me projekte të suskseshme ndërtimi në Europë, Afrikë dhe Azi.
Në vitin 2007, Bechtel u klasifikua për të nëntën vit rradhazi kontraktori i parë i Shteteve të Bashkuara nga Engineering News-Record (ENR), një revistë ndër më kryesoret në SHBA për industrinë e ndërtimit, ndërsa Enka u rendit në vëndin e 44 në listën e kontraktorëve ndërkombëtarë. Është reputacion ndërkombëtar i shoqërive partnere, një angazhim i përbashkët për sigurinë, cilësinë e rezultatet dhe një skuadër ndërkombëtare e specializuar në zbatimin e projekteve madhore ato që e bëjnë Ndërmarrjen e Përbashkët Bechtel – Enka një partner kaq të suksesshëm.

VIZITA

Një vit me parë askush nuk e mendonte se fshati Thirre apo Reps, do të ishte pjesë e nje investimi gjigand të vendit. Teksa shikon keto fshatra të vjen me të vërtetë hidhur, për nga varfëria e tyre, vajza në moshë të re, që punojnë pa pushim tokat e tyre. Kjo ishte një nga përshtypjet e para që pati edhe kryeinxhinieri amerikan I kompanisë ‘Bechtel’.
Kampi i fshatit Thirrë ishtë me të vërtetë, ishte një kamp me të vërtetë mbresëlënës. Madhësia e tij kishte përmasat e një fshati të tërë. Materialet e ndërtimit, shtresat e mëdha të betonit, si dhe blloqeve të ndryshme të ndërtimit të urave e bënin atë një nga parqet më të mëdha të ndërtuara ndonjëherë, ndër veprat e mëdha të vëndit. Gjeneratorët e instaluara apostafat për ndërtimin e rrugës, ushqenin edhe një pjesë të mirë të zonës. Punimet 24 orë me tre turne i jepnin dimension tjetër zonës së prapambetur, në të cilën do të kalojë rruga.

Teksa pyet kryeinxhnierin për problemet teknike të rrugës, habitesh nga dëshira e madhe e tij për të treguar gjithnjë e më tepër, për projektin e tij. Ai na shpjegon jo vetëm për rendësinë e projektit por edhe për problemet e hasura deri tani. Për të ishte hera e parë që përballeshe me probleme të shumta teknike si dhe me terrenin. “është hera e parë në të gjithë karrierën time që shfaqen kaq shume probleme me terrenin”, megjithatë thotë ai, kjo na shtyn më tepër për të rritur ritmin e punës. Disa vjet më parë një projekt mjaft i ngjashëm, u krye në Kroaci, por terreni i atjeshëm ishte më së shumti fushor.
Një nga vështirësitë e ecurisë së punimeve ishte pikërisht shpronësimi i banorëve, pengesë kjo që në qoftë se do të ishte zgjidhur tashme do të kishte përfunduar ndërtimi i një prej urave.
Një pjesë e mirë e bisedës tonë i`u kushtua sigurisë së punëtorëve të cilët punojnë për ndërtimit e rrugës, që ishte nën kujdesin personal të inxhinierit.
Kryeinxhinieri na tregon edhe projektet e tij të ardhshme. I Rradhës ishtë projekti gjigand i firmës ‘Bechtel’ në Panama. Kanali i dytë i Panamasë është një nga projektet madhore në të gjithë botën, për të cilin kryeinxhinieri na e tregon me po aq pasion sa edhe për rrugën Durrës-Kukës.
Ne u larguam me natë nga Thirra me shpresën se do të vinim përsëri në kantierin e madh, për të ardhur më vonë kur rruga të jetë mbaruar e për të përjetuar kënaqësitë e udhëtimit të rrugës. Me plot bindje them se shume e më shume shqiptarë duhet ta vizitojnë e ta shohin nga afër proçesin e punës në këtë segment. Edhe ata deputetë të cilët pretendojnë ta shohin rrugën me sy kritik, besoj se në fund të vizitës së tyre, do ta kuptojnë se kanë gabuar. Duhet ta vizitosh nga afër që ta kuptosh.

Shkruani nje pergjigje