SOGJE UDHËTIMI-TË ARIF MOLLIQIT





Arif Molliqi u lind më 1953 në Llukë të Epërm të Deçanit. Shkollë fillore dhe gjimnazin i kreu në Deçan ( gjimnazi „ Vëllezërit Frasheri“). Studioi në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin Juridik-grupi i gazetarisë.Me shkrime ka filluar nga viti i fundit të gjimnazit ( kohë kur filloi të botoi), edhe pse ka shkruar më herët. Në fillim nuk e ngacmonte aq shumë poezia, andaj filloi më humor dhe satirë, n´atë kohë nuk preferohej shumë satira, andaj për ti ikur „keqkuptimeve“ filloj të shkruaj poezi. A. Molliqi, jeton dhe punon në Hamburg të Gjermanisë




SOGJE UDHËTIMI




Troku i kohës






( 1.)

Po eci



Gjer sa t´më kalbet guna n´shtat



N´udhëkryq po i lë varret



Barin e egër






Nëpër të pasosmen udhë



Shteg i mykur






Në fund të rrugës



vjen trok i kohës e më zgjon



( I heq huqet dhe gunën e vjetër)



( 2.)

Të Verrat e Llukës



Dimrat nuk sosën


Nën këmbët e Urës së Haxhive



Kronikat e kohës janë lagur






Pak me andej Bliri pa gjumë



Pikturon Gjeravicën



Nëpër pritat e fshehta




(3.)

Duke i tërhequr ecjet



Nata më zuri



Në hyrje të fshatit






Të Ura e Haxhive



I gjeta varret






Nga blozë e shtëpive të djegura



Sytë i pastrova në lum






Të Verrat e Llukës



Anton Çeta



Shëronte plagët e kohës






Era që filloi të fryjë



Ma ngacmoi kollen



(4.)

Në dritaren time



(Pamje e përsëritur shumë herë)



Dy molla një qershi



Krejt të skuqura



Dhe fletorja me shënime






Te pusi i oborrit kova me ujë



Me priste ta shuaj etjen



Ta shkund lodhjen topitëse






Për besë



Kjo s´është natyrë e vdekur



Veç kujtim nga zjarri i shtëpisë






Mbi tavolinën e plasaritur



Ngjyra e kuqe mbi librin i të vdekurve



U lëshojnë rrugë lindjeve …





(5.)

Kur ta shajnë të sharit



Shtëpinë time



Mos keni frikë



O miku im






As kur kopilët



E marrin në shënjestër



Kullën prej guri






Atë kullën



e urtë e gjaknxehtë



Të qetë e shumëngjyrësh…






Në pranverën qe hymë



U shkunden të këqijat



As sharjet nuk na ngjiten






(6.)

Mbi degën e pemës



N´fund kopshti



Gati sa nuk u tha pema





Kishin ardhur korbat



E luanin fshehtas



Lojën me kudra






Nuk e di sa vjet u bënë



I gjuaj i qëllo



Ata dalin n´degë tjetër






Kur e ndeza zjarrin



Duke krrokatur ikën



Deri ku i bën dreqi vezët


***



PARALELE






Mbi kohën time



Krejt kot



Dhembja dhe dashuria përqafën






Krejt kotë



Imagjinata dhe ëndrra



Ndërrojnë vendet






Mbi kokën time



O trojet e mija



Mburrën me lisa shtatgjatë






Në petkun e ri



Retë e zeza ikën



Atdheu nën hije mos të mbes

Shkruani nje pergjigje