Kongresi i Tiranes, fakte dhe dokumente te reja

Shkruan : Dr. Shyqyri  HYSI

Vitet 1918–1920 per levizjen kombetare shqiptare kishin nje rendesi vendimtare. Nga konceptimi dhe veprimet e kesaj levizjeje dhe nga qendrimi i Fuqive te Medha varej fati i shtetit te cunguar shqiptar, i cili ishte vetevendosur me aktin e 28 nentorit 1912 dhe ishte ligjeruar prej Konferences se Ambasadoreve 1912-‘13. Rreziku i ricopetimit ishte i prezent.


Ky rrezik vihet re: ne premisat per zbatimin e Traktatit te Fshehte te Londres te 26 prillit 1915: ne marreveshjen Titoni–Venizello ne korrik te 1919-es: ne qendrimin e Qeverise se Durresit dhe ne rolin antikombetar te disa feudaleve shqiptare, ku spikat veprimtaria antikombetare e Esat Pashe Toptanit: ne pranimin edhe pas perfundimit te Luftes se Pare Boterore, te ushtrive te huaja ne territorin shqiptar si ato italiane, greke serbe, te cilat ne kete periudhe pushtuan disa territore te shtetit politik shqiptar madje edhe Tiranen: ne krijimin e komiteteve ne zonen nga Vlora ne Durres iniciuar prej italianeve, te cilet kishin mision te dyfishte dhe te dyshimte: ne faktin qe Shqiperia nuk u ftua si pale e demtuar ne Konferencen e Pare te Paqes Paris 1919 etj.

Shperberja e Austro-Hungarise ndikoi ne prishjen e balances nderkombetare dhe rrezikimin e çeshtjes shqiptare. Italia kishte ndryshuar qendrimin e vitit 1913, duke kerkuar tashme copetimin dhe nenshtrimin e Shqiperise. Nje rol tejet negativ luajti klasa politike shqiptare, e cila ishte e perçare dhe pa udheheqje te nivelit si ajo ne kohen e shpalljes se Pavaresise.
Ne keto kushte, nga dhjetori i vitit 1918 deri ne janar te vitit 1920 u zhvilluan disa kongrese e takime (mbledhje), te cilat kishin per qellim zoterimin e situates pas Luftes se Pare Boterore. Si te tilla, mund te permendim Kongresin e Tiranes (19 dhjetor 1918), Kongresin e Durresit (25 dhjetor 1918), mbledhjen e Dibres (dhjetor 1918), mbledhjen e Krujes (11 janar 1919) dhe Kongresin e Tiranes (maj 1919). Gjithashtu, u bene perpjekje per organizimin e nje kongresi mbarekombetar, te cilat u kurorezuan me zhvillimin e Kongresit te Lushnjes me 28-31 janar 1920. Zhvillimit te tij i parapriu Kongresi i Tiranes (dhjetor 1918), ku nje rol te rendesishem organizues luajti edhe ish nenprefekti Rauf Fico. “Levizja kombetare ne vitet 1918-1920, – thekson studiuesi Muin Çami – e vuri theksin ne krijimin e Senatit”. Por pasi ne drite kane dal dokumente te reja duhet theksuar se, kjo ide u perkrah dhe u kontrollua prej Qeverise se Durresit, e cila nuk mundi te realizohej as me thirrjen e nje kongresi ne Durres. Lumo Skendoja, ne nje leter derguar nga Durresi me 27 gusht 1919, thekson: “Opinioni publik asht i mendimit qe kongresi te vendos formimin e senatit, e senati, ta rrezoi qeverine qe ekziston (Qeverine e Durresit–Sh.H.).” Ne te njejten linje vepronin edhe atdhetaret tiranas.

Ishte koha kur mungonte qendra politike kombetare dhe, ne mungese te saj, çdo krahine u orvat te formonte organet e pushtetit lokal per te mbushur boshllekun e krijuar. Me 7 dhjetor te vitit 1918, atdhetaret tiranas hartuan thirrjen e pare per mbrojtjen e interesave kombetare te popullit shqiptar. Ne procesverbalin e kesaj mbledhjeje, qe u mbajt ne zyren e Reuf Ficos shkruhet: “Vendim i marrun per mbledhjen e kongresit ne Tirane. (origjinal i vetem). Ne mbledhjen qe u be ne mes t’one me 7-12-‘18 ne Tirane u vendos qe te grishen (thirren) qarqet: Elbasan, Peqin, Kavaj, Durres, Kruje, Mat, Diber, per me ba nje bised permbi qetesine e bashkim te plote te ketyne viseve me 19-12-918 te enjten te behet mbledhja.”
Thirrja u hartua nga atdhetari Abdi Bej Toptani, i cili ishte organizatori dhe mbeshtetesi i kesaj veprimtarie. Ne nje takim te organizuar ne zyren e nenprefektit Reuf Fico me 7 dhjetor 1918, Sotir Peci, Abdyl Ypi, Ismail Ndroqi, Mytesim Kelliçi, Sinan Hoxha, Myslim Beshiri dhe nenprefekti(R.F), nenshkruan thirrjen apo nje dokument, siç e quan Ficoja, me te cilin ftoheshin te merrnin pjese ne kete mbledhje, nga dy perfaqesues te: Tiranes, Elbasanit, Gramshit, Peqinit, Durresit, Kavajes, Krujes, Matit dhe Dibres . Per kete vendim, nje njoftim te posaçem prej organizatoreve moren Hasan Prishtina, Aqif Pashe Elbasani dhe Ahmet Zogu, te cilit organizatoret i kerkuan te vinte me heret ne Tirane. Ne nje kopje te thirrjes qe iu drejtua popullit, nenshkruar prej Reuf Ficos dhe qe ndodhet ne arkivin familjar te familjes se tij thuhet: “Te ndershme Katundarise se;…
Per me sigurue bashkimin e njesin e Kombit dhe me pre propagandat e huaja, u pa mire me ba nje mbledhje ne Tirane.
Ne kete mbledhje u mendua qe nga çdo qark te vine dy perfaqesues. Keta zotrinje duhet te kene dhe nje leter-vertetim prej katundarise se qarkut te tyne.

Mbledhja do te behet ne 19 dhjetor 1918 allafrenga. Perfaqsuesit duhen me 18.12.918 te merkuren ne Tirane qe te mund te nesermen me fillue nga bisedimi. Tirane 7. shindre 918. Firma Reuf Fico”.
Ne dokumentin dhe ftesen per pjesemarrjen ne kete kongres, grupi organizator theksonte: “Çeshtjet qe do te diskutohen, behen per te siguruar bashkimin e njehsimin e kombit dhe me pre propaganden e huaj, mbledhja do te behet me 19 dhjetor 1918 ne Tirane.” Ky kongres u mblodh ne kohen kur u thirren ne Rome Turhan Pasha dhe Myfid Libohova, sikurse dihet per formimin e nje qeverie proitaliane. Kjo mbledhje, qe u konsiderua nje kongres per çeshtje kombetare, diskutoi keto çeshtje themelore:

1. Sigurimin e paqes dhe te qetesise ne çdo qark. Mbajtja prej popullit e qeverive ekzistuese derisa te formohej nje qeveri e perkohshme.

2. Lidhja e beses per gjaqet dhe armiqesite.

3. Mbajtja e nje mbledhjeje te dyte ne nje vend qe do te pranohej nga pjesemarresit. Ne kete mbledhje (19. XII. 1918), do te merrnin pjese nga dy perfaqesues per çdo qark (kaza). Keshtu, do te perfaqesohej gjithe populli shqiptar e do te merreshin masat e duhura.

4. Masat qe duheshin marre per te siguruar nga ana e fuqive italiane, franceze dhe serbe zgjedhjen dhe kalimin e delegateve ne qarqet qe gjendeshin nen pushtimin e ushtrive te tyre.

5. Çuarja e nje telegrami falenderimi dhe mirenjohjeje Qeverise Italiane per lejen dhe ndihmen per kete mbledhje. 6. Ne kete mbledhje u diskutua: a) formimi i nje kabinetit te ri, i cili do perfaqesonte gjithe Shqiperine e do te mbronte te drejtat dhe interesat kombetare perpara qeverive te huaja dhe Kongresit te Paqes. (Konferences se Paqes 1919–Sh.H.). b) zgjedhja e delegateve qe do te perfaqesonin Shqiperine ne Konferencen e Paqes ne janar 1919. c) berja e nje apeli Fuqive te Medha, sidomos vendeve te Antantes, per mbrojtjen dhe marrjen nen kujdes te te drejtave kombetare shqiptare. Hasan Prishtina, pasi lexoi projekt-programin e ketij Kongresi, i shkruan nje leter Raufit ne te cilen theksonte: “Rauf Bej Efendiut: Zotni! Nuk asht e mundun qe te caktojme qysh tani, natyrisht se si e do interesa e Atdheut. Mundet qe ajo interes nevojitet rrenimin e qeverise se soçme, ose dhe forcimin e saj. Pra pika qe do te perdoret per qeverine do te jete teper elastike, bile ne ashte e mundur do qe ma mire te mos perdorej nje e tille pike (artikull). Pse nevoja e nje aso pike ne program, nuk e ekskludon propabilitetin qe ata qe do te vijne (ne kongres–Sh.H.) te thone se na jemi zgjedh ne baze te programit qe na keni çue, jashte ketij s’mund te veprojme dhe s’mund te japim vendim tue mos pas kompetence. Mbas mendimit tim programi te hartohet tue pas parasysh keto pika.”
Mbi zarf Hasan Prishtina kishte shkruar: “i adresohet, te ndertit Reuf Bej efendiut: Neneshkruhet perforcimi i delegacionit ne program, pa tjeter, shpresoj te sjell nje perfundim te mire”.

Situaten ne qarqet e thirrura per kete mbledhje e ben te qarte Haki Stermilli ne nje leter qe i dergon Reuf Ficos nga nenprefektura e Matit me nr. 20, date 14 dhjetor 1918. Ai shkruan: “Si kunder jam lut me raportin e pare nr. 19, per me çue nje fuqi, e me sot prap po i perserisim lutjet tue bam fjali si vijon posht.
Paresia e Matit sot asht e ndame ne dy parti e njana nga keto ashte e qeverise shqiptare e tjetra e Esatit… i cili ka mare mjaft te holla nga Serbia.
Letrat e ardhuna nga Tirana ne vend qe ta mbledhin e kane shkaterru fare, ka nje pershifje te lig per shkak te letrave te tjera qe kane ardh nga Tirana me neneshkrimin e Shefik Kondit e te nje tjetri te cilet porosisin per me mos marr pjese ne kete mbledhje se qenka rol i nje tosku per me i poshterue geget!…

Veç kesaj mbledhje qe behet atje, nepermjet Serbise po behet nje tjeter ne Diber, ku ka ardhur sekretari i Esat Pashes, Ymer Efendi Tirana dhe i quajturi Kurt Aga prej Lisi bashk me shoket e tij… keto veprime u ban per 24 ore ketu dhe ne Diber ku po derdhen napolonat me grushta…”
Ne kongresin e Tiranes moren pjese si perfaqesues te Tiranes Abdi Toptani dhe Ismail Ndroqi, ndersa Reuf Ficoja si perfaqesues i pushtetit vendor. Gjithashtu, moren pjese Sotir Peci, Myslim Beshiri, Mytesim Kelliçi, Sinan Hoxha etj.
Kryetar i Kongresit ishte Abdi Toptani. Ne Kongres iu be nje ftese personale Ahmet Zogut. Me vone u njoftua edhe Aqif Pashe Elbasani, Hasan Prishtina dhe Sulejman Delvina. Ky kongres i parapriu atij te Lushnjes.

Kongresi mori disa vendime: 1. Qeveria vendore te vazhdoje punen nen mbrojtjen e popullit deri ne formimin e nje kabineti. 2. U lidh besa per pajtimin e gjaqeve dhe armiqesive per nje vit.
3. Çdo kaza te formonte nje komision prej 5 vetash, nen urdhrat e titullarit te pushtetit vendor, i cili do te vepronte per rregullimin e problemeve te pushtetit vendor. 4. Ne 11 janar 1919 te mbahej ne Kruje nje mbledhje kombetare ku te merrnin pjese nga dy perfaqesues per çdo kaza. 5. U hartua nje kerkese per komanden italiane ne Tirane dhe ate franceze ne Shkoder per te lejuar ardhjen e delegateve ne Kongresin e Krujes. 6. Te formohej nje komision veprues per mbledhjen e Krujes, ne perberje te te cilit ishin Abdi Bej Toptani, Xhemal Belegu dhe Muharrem Pengjili.
Kongresi i Tiranes (19 dhjetor 1918) ishte ne vazhden e perpjekjeve te atdhetareve shqiptare per te organizuar pushtetin administrativ te vendit dhe mbrojtjen e çeshtjes kombetare shqiptare me nje ze perballe intrigave te kohes.
Ne Tirane vepronin disa patriote, si Rustem Petrela, Abdyl Ypi, Abdi Toptani, Hoxhe Kadriu, Abdullah Haxhi Mehmeti, Hasan Prishtina, Osman Myderrizi, Sotir Peci, Reuf Ficoja, Sami Vrioni, Ismail Ndroqi, Xhemal Belegu, Muharrem Pengjili, Sali Hoxha, Selim Shpuza etj. , te cilet bene perpjekje per thirrjen e nje kongresi tjeter ne Tirane ne maj te vitit 1919.

Njoftimin e pare per kongresin e majit 1919 ne Tirane e jep prefekti i Durresit Abdyl Ypi (nga i cili varej Tirana) me 16 dhe 30 prill 1919. Komisioni organizator perbehej prej elementeve feudale, te borgjezise qytetare dhe intelektualeve te Tiranes. Ky kongres kishte per synim te rikthente ne krye te Shqiperise Esat Pashen. Sipas Hoxhe Kadriut, “… Abdy Ypi,… Rauf Fico, Hamit Bej Toptani dhe Omer Bej Shjaku, pasi u moren vesh mes vedi, moren iniciativen me mbledh nje kongres per me sjell ne Shqiperi Esat Pashen” . Organizatoret caktuan si date per zhvillimin e kongresit 5 majin dhe, per te marre pjese ne kete kongres, ishin ftuar vetem trevat e Shqiperise se Mesme. Ftesa theksonte se ne kongres do te diskutoheshin:
– bashkepunimi me qeverine e Durresit; – marrja ne analize e veprimtarise se saj dhe – çeshtjet e politikes se jashtme te Shqiperise. Ne ftesen e pjesemarrjes ne kete kongres thuhej:
“… tue iu paraqit mendimin per nje mbjedhje qe do te shqyrtoj punet qi do te bahen perjashta dhe perbrenda Shqypenise”. Kesaj iniciative iu kundervune si Qeveria e Durresit, ashtu edhe italianet, qe kontrollonin vendin ne ate periudhe, ndaj ky kongres deshtoi. Ne ditarin e tij, Reuf Ficoja shkruan: “Po rezervoj telegramin e Myfid beut. Eshte kopja e Telegramit qe Myfid Beu na ban nga Durresi me 1918 per te bere Kongresin e Durresit e per te ndalur kongresin e Tiranes.” Ne telegram, Myfid Libohova shkruante: “Delegatet e Shqiperise se Poshteme jane mbledhur ketu ne Durres ku po priten edhe delegatet e Shqiperise se Siperme me te Mesme per te bere nji mbledhje kombetare te pergjithshme e cila do te kete per qellim zgjedhjen e nje dergate ne Europe e cila t’i dal zot te drejtave t’ona edhe per te formuar nje organizem per administraten e brendshme te Shqiperise. Ca nga delegatet e Shqiperise se siperme e te Mesme gjenden ne udhe e neser arrijne ketu. Pra na te neneshkruarit u lutemi edhe atyre zotrinjeve qe gjenden aty te mbledhun ne Tirane, gjere neser mbrama ne qofte se s’munden me shpejte, te arrijne nder nesh ketu se puna nuk pret e interesat gjallnore te atdheut, kerkojne shpejtim e kembim te mendimesh te atdhetareve te vertete. Per delegatet e mbledhur ne Durres ”.

Myfid Libohova, Mehmet Konica, Luigj Gurakuqi, Fejzi Alizoti dhe Mustafa Kruja. Atdhetaret e Tiranes, duke ndjekur me vemendje gjendjen, nuk hoqen dore nga thirrja e kongresit te Tiranes. Momenti historik kerkonte nje qeveri te tille qe te luftonte kunder synimeve aneksioniste te fqinjeve, ne radhe te pare kunder Italise, e cila punonte per te vene ne jete Traktatin e Fshehte te Londres . Per kete qellim, ajo ngriti edhe te ashtuquajturat komitete te shpetimit ne zonen Vlore–Durres, detyra e te cilave ishte t’i dorezonin Italise trojet shqiptare.
Ne keto rrethana teper delikate, me sa duket edhe me keshillen dashamirese te anglezit Eden, funksionar i MPJ angleze dhe mik i Edit Durhamit, atdhetaret e Tiranes ndermoren nismen per thirrjen e Kongresit te Lushnjes. Lidhur me kete, Xhemal Kusi ne kujtimet e tij shkruan: “Tamam ne kete kohe kritike, por te volitshme, nje anglez i quajtur “Eden”, funksionar i MPJ angleze, mik i Shqiperise dhe i zonjes shqiptarofile, Edith Durham vjen ketu ne Shqiperi si i pa njohur, jo nga Italia, por nga kufiri grek ose jugosllav dhe i shoqerum prej dragomanit Gjakovas, Andre Krasniqit, ish-oficer anglez ne lirim. Dhe shkon e takohet me Abdi Bej Toptanin, fill e ne çiflikun e tij, ku ai banonte atekohe dhe i kishte thene se “Tue qene se qeveria shqiptare ka kerkue ne Konferencen e Paqes mandatin e Italise, per kete shkak, Shqiperia asht ne rrezik qe te coptohet… Sado qe qeveria Imperjale Angleze, per kete rast nuk ishte me e deshirue te vuemun ne zbatim te traktatit 1915 te Londres, me megjithekete nuk mund te dali sheshit kondra Italise, per arsye se ajo ne kete lufte ka qene aleate me Angline dhe premtimit qe i bahesh asaj tue ia dhane Vlonen me gjithe rrethet, u detyrue te lidh aleance, tue u shkeputun keshtu nga aleanca qe kishte pat traktat me Gjermanine dhe Austro-Hungarine perpara. Prandaj tue u gjetur tashti perpara ketyre kushteve te cilat nuk e lejojne qeverine angleze dhe ate franceze qe te mbrojne tashti çeshtjen e Shqiperise tue vune per mbeshtetje paktin e 1913-es e vetmja rrug e shpetimit te saj nga ky coptim, ka me qene qe ju populli shqiptar te ngeheni e te rrezoni kete qeverine e sotshme dhe tue deklarue mospranimin kurrsesi te mandatit italian, te kerkoni respektimin e kufijve te 1913-se te Konferences se Londres dhe se perndryshe “ju preu e zeza”.

Keshtu i foli anglezi, miku z. Eden, patriotit shqiptar z. Abdi Bej Toptanit dhe mbas ketyre fjaleve, kishte kerkue leje te ikte, por siç e rrefente Abdi Beu, nuk e kishte len me ik, tue i sigurue ate se nuk kishte mundesi rreziku dedektivash ne ate treve. Te nesermen ne te agueme, mbasi miku anglez ishte tue u largue, Abdi Beu, ju kishte falenderue dhe nje here per sugjerimet e keshillat e tij te vlefshme qe i dha persa i perkiste shpetimit te atdheut dhe e kishte sigurue se qysh tashti ai do te fillonte se vepruari me çdo kusht per te marre iniciativen mbi mbledhjen e nje kongresi, per rrezimin sa me shpejt te qeverise se Durresit. Ate dite Abdi Beu me ane te nje sherbetori te tij, i kishte derguar nje leter, dhendrit te vet Abdyl Bej Ypit, qe ishte prefekt i Durresit, qe te nesermen te ndodhesh medoemos ne Tirane dhe pastaj vet kishte zbritur ne konakun ne qytet, ku menjehere kishte thirrur gjirokastritin z. Reuf Fico, te cilin populli i Tiranes me gjithe rrethe e simpatizojshin forte nga shkaku se ky gjate sundimit te Austro-Hungarise si nenprefekt qe ishte sjelle shume mire ndaj tij dhe mbasi ja numeroi ketij te gjitha mbi sa e kishte keshilluar ai anglezi per rrezimin e qeverise se Durresit, Reuf Fico ishte treguar i gatshem, per te bashkepunuar per kete qellim, e atehere Abdi beu i kishte derguar leter Zogut ne Mat, ku e porosiste qe te vinte sa me shpejt ne Tirane…
Kur Ahmet Zogu u kthye nga Elbasani dhe njoftoi se Aqif Pashaj e priti me gezim te madh kete iniciative patriotike, ahere propozimi i Abdi Beut per nevojen e zgjerimit te grupit iniciator, mbasi u pelqye edhe prej shokeve, Abdyl Bej Ypi, Reuf Fico dhe Ahmet Bej Zogut, si pjesetare ne kete grup, therriten paresine nacionaliste te Tiranes, kryetrarin e Bashkise Ismail Ndroqin, Myftiun Myteselim Kelleçin, Fuat Bej Toptanin, Refik Bej Toptanin, Sheh Ahmet Pazarin, Hafiz Dalliun e Myslim Beshirin.”
Kongresi i Tiranes (dhjetor 1918) dhe puna e atdhetareve tiranas, midis te cileve dhe ajo e Reuf Ficos, ndikuan ne pergatitjen e terrenit per zhvillimin e Kongresit te Lushnjes .
Gjate kesaj periudhe Reuf Fico kreu edhe disa veprime te tjera atdhetare si: hapja e strehes vafnore te Tiranes, Sistemimi i gjimnazit te Tiranes, Futjen e gjuhes shqipe ne administraten shteterore, marrjen e disa masave per Kongresin e Lushnjes etj.

Shkruani nje pergjigje