Lajmi Shqip » Blog Archive » Kosova qendis flamurin e Pavaresise - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Kosova qendis flamurin e Pavaresise





Nga:Azgan HAKLAJ



Ky 28 Nentor perveçse ishte feste nacionale kete vit, rrit permasat e veta dhe emocionon edhe me shume kombin shqiptar.Sepse, pikerisht rreth kesaj date, po sillet edhe Pavaresia e shumepritur dhe e pashmangshme e Kosoves. Ky realitet i ri per Kosoven tashme eshte krijuar jo vetem ne ndergjegje, por edhe politikisht, ekonomikisht dhe juridikisht. Pritet vetem nje bekim nderkombetar formal qe pavaresia te faktohet.

Edhe ne keto momente, makina propaganduese serbe e ndihmuar nga institucionet shteterore dhe shkencore vazhdon ti meshoje kenges se vjeter te falsifikimit dhe glorifikimit te historise serbe se “Pa Kosoven nuk ka Serbi”. E verteta eshte se Serbia prej me se 8 vjetesh po jeton pa Kosoven dhe perjetesisht do te jetoje pa te. Ajo ka jetuar pa Kosoven gjithnje ne te kaluaren deri sa ja dorezuan ate gjate lufterave Ballkanike aleatet. Ky koncept megjithese tashme me kolorit te dukshem strategjik, demton vete Serbine. Mungesa e Kosoves nen juridiksionin serb duhet ti mundesoje Serbise demokratizim dhe paqesim. Ne mungese te Kosoves, eliminohet faktori qe gjithnje ndikonte qe shoqeria serbe te militarizohej, sepse nevojitej aparati represiv per te pacifikuar shqiptaret, qe perpiqeshin te realizonin lirine dhe nje jete me dinjitet. Ajo ç’ka i mbetet Serbise realisht eshte veçse ofrimi i fqinjesise se mire per Kosoven, perndryshe Kosova do te gjeje rruge te tjera. Natyrisht duket se Serbia nuk do ta kuptoje kete realitet. Sjellja e saj ngelet edhe me tutje destruktive. Perpara faktit te tille, une do t’i referohesha Frojdit, i cili na meson se te tilla s’jane te fituara, por rezultat i nje nevoje primare instiktive i agresivitetit te bashkelindur. Meqenese agresiviteti njerezor eshte gjenetikisht i determinuar dhe i paçrrenjosshem, konfliktet e medha e te pergjakshme te bashkesive njerezore, te popujve dhe shteteve jane pothuajse te pashmangshme. Por prirja serbe,- per ato qe beri dhe premtoje te beje, eshte e bashkelindur ndaj dhe eshte kercenuese. Por tashme kushdo e ka te qarte edhe nderkombetarisht karakterin dhe instinktin serb. Mark Tomson, ne librin e tij “Prodhimi i luftes”, qe ne Maj te vitit 1995, paralajmeronte se uragani serb ne fushen kosovare meritonte vend te veçante ne studimet e pergjithshme te manipulimit masiv dhe te fashizmit modern. Kambanat e ketij alarmi bien edhe sot edhe ne Veriun e Kosoves dhe me tutje ku ka enklava serbe. Mirepo e gjitha kjo eshte ne nje realitet tjeter, e megjithate duhet te konsiderohet. Problemi shqiptar, tashme nuk eshte thjesht problem dhe interes vetem i shqiptareve. Kete shume mire e ka determinuar shkrimtari novelist, Gabriel Garsia Markes: “Çdo gje ka ndryshuar qe kur ndodhi Kosova. Situata ne bote ka ndryshuar totalisht me Kosoven, Klinton dhe SHBA-te gjeten trashegimine politike qe ata deshirojne te lene pas”. E pra kete trashegimi, vullnetin dhe investimin e madh euroamerikan ne Kosove, vullnetin e pandryshueshem te popullit te saj nuk mund asesi ta levize aventura serbe. Edhe trumbetimet serbo-sllave te idese se Shqiperise se Madhe, tani kane rene poshte. Bashkimi i te gjithe shqiptareve nen nje shtet tani nuk zhvillohet as si debat intelektual e as si strategji e zgjidhjes shqiptare. Ne skenen politike te shqiptareve kudo ku jetojne tani po dominon dhe po jetesohet opsioni qe çeshtjen ta zgjidhim veç e veç, pasi keshtu do te jemi me rezultative, me pragmatike, dhe me te pranueshem si brenda ashtu edhe ne opinionin dhe faktorin nderkombetar. E cilesova edhe kete aspekt per te provuar se asnje teori e rreme serbe qe ka mbijetuar per shqiptaret, tani s’ka gjase te ngjise ne asnje vend. Me 28 Nentor, shqiptaret e Kosoves realisht duhet ta festojne pavaresine e tyre, aty ne qender te Prishtines, prane heroit Skenderbe, aty ku nje plak i urte pret edhe ca dite nje Marigo kosovare te qendise flamurin e lirise. Pavaresia e Kosoves s’eshte me thjesht opsion, por realitet. Kush mendon per nje rikthim te çfaredo lloji e te çfaredo modeli te nje sovranitetit serb ne Kosove eshte paranojak. Megjithe teorite e ndryshme te legalitetit qe propagandojne Serbia e Kosova, nje gje e tille as qe mund te mendohet, pasi kjo eshte krejtesisht kunder vullnetit te shqiptareve, qe perbejne popullsine-shumice ne Kosove. Aplikimi i çdo lloj sajese perveç pavaresise, do te thote zbatim me force dhe do te nenkuptonte shpernguljen e te gjithe shqiptareve nga Kosova. Kjo detyrimisht do te destabilizonte rajonin dhe do riniste nje lufte e pergjakshme me tendence zgjerimin jashte rajonit. Faktori nderkombetar prej kohesh po e njeh realisht Kosoven si nje entitet te ri te barabarte te Europes. Deklarata e Dr. Berishes, ne samitin e Sofjes, tregoi se Shqiperia e sotme nuk eshte me ajo e vitit 44-45, nderkohe qe nervozizmi serb ne kete samit, mospermbajtja e tyre e ekzagjeruar i treguan edhe njehere botes demokratike se nje kancer ne gjirin e Europes me emrin Serbi tenton te gangrenizoje dhe me tutje kontinentin. Vetem Pavaresia e Kosoves zgjidh perfundimisht çdo dileme dhe kuron semundjen ballkanike.

Shkruani nje pergjigje