NE MUZEUN E PAVARËSISË NE VLORE

Nga:Gezim LLOJDIA

Duke u ndalur tek porta

Duke u ndalur tek porta e tij në Skelë të Vlorës,një tabelë e vendosur nga bashkia e qytetit dhe një shkrim në xham në ngjyrimin e flamurit.Në të djathtën tënde ke tashmë përpara syve dhe vëmendjes tënde.Muzeu i Pavarësisë Kombëtare është ndërtesa origjinale, i përket asaj kohe,ndodhet në Vlorë,qyteti ku flamuri kuq e zi, rreth 95 vite më parë,në ditët e fundit të vjeshtës të vitit 1912,u ngrit ky flamur duke shpallur indipendencën e shtetit shqiptar.

Muzeu i pavarësisë Kombëtare ka patur vazhdimisht një varësi nga bashkia e qytetit të Vlorës,deri në ditët e fundit të verës së 2006.Me një vendim të Qeverisë dhe me interes të ish-Ministrit të Kulturës Bujar Leskaj,muzeu i Pavarësisë kombëtare merr një status tjetër më të rëndësishëm duke shprehur rëndësin e tij.Qeveria i ka dhënë statusin e favorizuar:” Muze kombëtar”, administrohet në vazhdimësi nga institucioni më i ngritur i kulturës shqiptare, Ministria e Kulturës.Kanë përfunduar punimet restauruese të festës .Një përurim bustesh.10 bustet e qeverise se I.Qemalit,jane vendosur ne sheshin përpara godines dhe pritet përurimi i tyre ne ditën e ngritjes se flamurit.Bustet e qeverise se plakut te Vlores jane vendosur për here te pare dhe janë punime ne bronz.

Ndërtesa e muzeut kombëtar

Shtëpia e selisë së Qeverisë së Vlorës të vitit 1912, është buzë detit.Një godinë me dy kate.Ngjyer në të verdhë.Në pamjen e parë ka ballkonin ku u ngrit flamuri .Ka dy dritare për çdo katë si dhe dy dyer.Porta hyrëse brenda godinës autoktone,sipër porta e daljes në ballkon.Në katin e dytë,në ballkon është i shpalosur një flamur që rri vazhdimisht aty si tregues domethënës,përcjellës i gjurmës dhe historisë sonë.Në pamjen e majtas gjënden dhe dy dritare të tjera.Në koridorin hyrës brenda janë disa tablo me foto në përmasa të mëdha të luftëtarëve të pavarësisë kombëtare si dhe nga kryengritjet shqiptare për pavarësi.Kjo është ndërtesa autoktone ,origjinale e selisë Qeverisë së Ismail Qemalit,sot Muzeu Kombëtar i Pavarësisë.I vetmi në llojin e vetë.Gjithshka origjinale.Por i lënë në harresën e madhe,nga investimet nga qeveritë e 14 viteve më rradhë.Nuk është ndonjë godinë me arkitekturë moderne, por gjithsesi është një ngrehinë e asaj kohe,që ka funksionuar asaj kohe si godinë publike dhe spital me ballkon me fytyrë nga deti.Ka 6 dhoma.8 pavijone dhe 2 sallone.Ka qenë selia e parë e qeverisë së I.Qemalit.Në 1962 shpallet muze kombëtar i pavarësisë.

Kompleksi historik muzeal

Në të vërtetë rreth saj flet edhe Eqrem B.Vlora.Kompleksi historik muzeal i Vlorës është i ndarë në dy pjesë,na shpjegojnë tek muzeu.Pjesa e parë që i shfaqet një vizitori të vëmëndshëm është në qëndrën e sheshit historik të Flamurit.Studjuesit e shumtë kanë përkrahur iden se aty është ngritur flamuri në ditën e pavarësisë.
Aty është vepra me dinamike,një monument punuar me bronz i njohur si Monumenti i Pavarësisë.Një masiv bronxi ,17 m e lartë,përfunduar në 28 nëntor 1972.Lulishtja “I.Qemali”,është varri i patriotit I.Qemali,obelisku me luftëtarin e lirisë.Ndërtuar në vitin1932.Kanë ekzistuar disa shtëpi,por u prishën me vendim të bashkisë së Vlorë në vitin ’32,për të ndërtuar lulishten “I.Qemali”.Ka qënë një interesim i kryebashkiakut të Vlorës Ali Asllanit.Eshtrat e plakut të Vlorës u sollën nga Kanina,ku ishte varrosur në 1919 sëbashku me dy kryeministrat e tjerë në kopshtin e teqes së Kaninës dhe tyrben e kësaj teqeeja,që është shpallur monument për kohën dhe rëndësin e saj.Nga shtëpitë e fisit të Vlorajve,fis me degët e tij një prej tyre ishte Ismail beu, kanë ekzistuar këto shtëpi :shtëpia e Xhemil Beut,Syrja Beut,Eqrem Vlorës.Tek shtëpia e Xhemilit,është pritur në jetë ardhja e ëngjëllit shqiptar Ismail Qemali.Këtë ta thonë historianët,por edhe kujtimet E.,Vlorës.
Muzeu dhe pamja e tij e brendshme
Dhoma e parë e godinës së muzeut është “parathënia e pavarësisë”, ku është pasqyruar rrugënisja drejt Rilindjes Kombëtare,me fakte dhe dorëshkrime të pakta.Të pasqyruara janë edhe 3 vitet e Lidhjes Shqiptare të Prizërenit 1878-1881.Fotot e Abdyl Frashërit,Ymer Prizërenit,Sulejman Vokëshit,Iliaz Dibrës.Libra origjinale shqipe si gramatika të gjuhës shqipe në toskërisht,abetarja e S.Frashërit,libri”Vdekja e Pirros”,”Bageti dhe bujqësi” e Naimit,gazetat e kohës’Koha”,”Shkupi’,”Drita”.”Liri e Shqiptarëve”.Deri në rrugëmbritjen e vitit ’12 është përshkruar një vargan ngjarjesh.Lexohen pas shkollave shqipe në Korcë,normalja në Elbasan,në Kosovë,kongresi i alfabetit me kryetar Gj.Fishtën.Ardhja e librave shqip, që ndiqte tre drejtime drejt Manastirit në itenerarin Stamboll, Sofie, Bukuresht . Memorandumi i Gërçes,Lufta e Pejës.Mbledhja e Bukureshtit.Udhërrëfyesi i këtij muzeu, përshkruan intenerarin e ardhjes së diellit,Ismail Qemali në rrugëtimin Stamboll-Bukuresht-Vjenë-Trieste-Durrës,i shoqëruar nga l.Gurakuqi,S.Ilo,Dh.Berati.Pikturuar nga piktori artist Nestor Jonuzi,rruga e tyre është e gjallë.Në Vlorë I.Qemali erdhi nga kushtet,që ju diktuan.

78 DELEGATË

Me ftesat e bëra në Bukureshtë u lajmërua Vlora, pikëmbritja e tyre.Në Vlorë u mblodhën 78 delegatë thuhet në dokumentet e muzeut.Në fakt ftesat ishin 84,por 6 delegat ishin zgjedhur dy herë.I.Qemali edhe në Vlorë, në Berat,Toptani në Durrës dhe një vend tjetër,Mitat Frashëri në Kosovë dhe në jugë.Mbledhja e rëndësisë shqiptare është mbajtur në shtëpinë e I.Qemalit.Në 28 nëntor,pasdite.U nënshkrua akti i Pavarësisë rreth 1.5 faqe dhe ju dërgua fuqive të mëdha.Me këtë punë dokumentet citojnë se është marrë Lef Nosi,duke dërguar qeverive njoftimin .Edhe shqiptarëve e patriotëve në krahina të vendit është dërguar mesazhi me thënien”Indipendenca e Atdheut u shpall”.

10 MINISTRA

Në 4 dhjetor 1912 formohet Qeveria e Vlorës.Numëri i ministrave ishte10 ministra.Raporti midis feve ishte: 5 me 5.Një citim me domethine,për zhvillimet e sotme.Kryeministër I.Qemali musliman,zvkryeministër Dom N.Kacorri katolik.Ky i fundit ishte zv i peshkopatit katolik në Durrës.Asambleja kombëtare e cila shpalli pavarësinë në 28 nëntor ’12 u shpërnda në 7.12.1912.Zgjodhi senatin me 18 anëtarë.
Tajar Zavalani e përshkruan kështu në librin e tij: Kongresi zggjodhi nji Senat prej 18 vetësh si hap i parë drejt krijimit të një rregjimi demokratik.Por sa ma së pari duhej siguruar njohja e shtetit të ri nga ana e fuqive europiane dhe përkrahja e tyre në nji kohë kur tokat e shqiptarëve po invadoheshin pëlëlmbë për pëllëmbë nga uhstritë e huaja.Qeveria kombëtare,njoftoi me telegram fuqive të mëdha se kombi shqiptar kishte marrë ma në fund fatin e tij në dorë dhe kërkonte me u njohtë si shtet i pamvarur dhe neutral.. Ndërkaq, rreziku i invazionit ishte tek dera dhe duheshin mobilizue të gjitha fuqitë për të ndalë hovin i ushtrive qi po përparonin nga tre
drejtime.

Qeveria e I.Qemalit dhe Ministrat e këtij kabineti

 

1-Kryeministër ,ministër i punëve të jashtme- Ismai Qemali.

2-Zvkryeministër-dom Nikoll Kacorri.

3-Ministër i Brendshëm –Myfit Libohova.

4-Ministër i Drejtësisë -dr.Petro Poga.

5-Ministër i Bujqësisë- Pandeli Cale.

6-Ministër i Financave- Abdi Toptani.

7-Ministër i Arsimit- Dr Luigj Gurakuqi.

8-Ministër i Luftës- Mehmet Dërralla.

9-Ministër – Punëve Botore -Mit’hat Frashëri.

10-Ministër i Postëtelegrafës -Lef Nosi.

Qeveria e Vlorë filloi funksionet në datën 4.12.1912.Punoi deri në 22 janar 1914.

7 DITË KUVENDI I VLORËS

7 ditë është regjistruar kohëzgjatja e kuvendit të Vlorës,me fillesë 28 nëntorin,por brenda këtij intervali,data 5 s’ka ndonjë aktivitet.
Ministrat ishin të shkolluar në shkollat e Romës,Vjenës,Stambollit,Athinës.Mehmet Pashë Dërhalla,ministër i luftës ishte gjeneral.Në këtë kuvend, nuk kanë marrë pjesë patrioti Hasan Prishtina,saktëson cicëroni dhe Idriz Seferi.Ata ndodheshin të izoluar në burgkalan e Beogradit,si elementë të rrezikshëm.Nga historianë të kohës së dikaturës është cituar se këta persona kanë qenë prezentë në Vlorë,ndërsa faktet që disponojnë në këtë muze flasin për të dhëna të tjera.Isa Buletini mbriti me vonesë për shkakun e pritave, që i kryenin rrugës.Por erdhi plot me 400 trima,të zgjedhur, që formuan gardën nacionale.studuesi Q.Vrioni duke me derguar ketet material shprehet: Në të vërtetë kjo fotografi e vyer, është realizuar dy-tri ditë pas kësaj date, sepse për shkaqe të ndryshme jashtë dëshirës dhe vullnetit së tij, ai mbriti në qytet me vonesë. Isa Buletini ishte ftuar si përfaqësues i Kosovës nga Ismail Qemali për të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar i cili do shpallte pavarësinë e Shqiperisë. Ai ishte një nga udhëheqësit kryesor të kryengritjeve shqiptare të vitit 1910, me aftësi të dalluara organizimi dhe drejtimi, aqsa turqit mendonin se kishin të bënin me ndonjë gjeneral të huaj.Në atë vjeshtë të tretë të vitit 1912, ai vinte në Vlorë me rreth 100 luftëtarë, shumica e të cilëve të kalitur në përpjekjet kryengritëse të 1910, veçanërisht në përleshjet me turqit në Grykën e Cernalevës dhe atë të Kaçanikut e, njëherazi ata përbënin, si të thuash “garden” e Kuvendit. Emri i Kaçanikut ishte bërë i dëgjuar edhe në Shqipërinë bregdetare, kësisoj edhe në Vlorë. Trimat kosovarë kishin përshkuar rrugë të gjatë e të lodhëshme disa ditore me kuaj drejt Vlorës, por lodhjen natyrshëm, u a lehtësonte mjaft qëllimi i shenjtë për të cilin po udhëtonin, do merrnin pjesë në Shpalljen e Pavarësisë, ngjarja më e madhe shekullit XX për Kombin Shqiptar. Fotografia është bërë në rrugën kryesore të qytetit, në atë kohë me emrin “Liria” (sot rruga muze “Justin Godard” në lagjen e vjetër Muradie), disa dhjetra metra para se ajo të bashkohet me “Sheshin e Flamurit”. Vëllezërit nga Kosova u pritën me bujari të madhe nga të gjithë qytetarët vlonjatë në shtëpitë e tyre, shumica në lagjen e vjetër “Topana” (sot “Katër heronjtë”), në pjesën e sipërme të së cilës u krijua dhe vend-fushimi i kafshëve dhe pajisjeve luftarake të tyre. Kjo ishte një kodër a bregore vogël e mbushur me ullinjë, prej nga shihej mirë krejt qyteti. Vendasit dhe miqtë u miqësuan shpejt me njeri-tjetrin, madje të parët, si për t’i nderuar më shumë ardhësit, filluan t’a thërrisnin kodrën thjeshtë dhe shkurt “Kaçanik” me qënë se pjesa më e madhe e tyre kish luftuar në Grykën e Kaçanikut. Kështu nisën t’a quanin bregoren më pas banorët e qytetit, ndonëse mjaft njerëz në Vlorë nuk ja dinin më vonë origjinën e këtij emri, por kjo s’kish ndonjë rëndësi. Kodra “Kaçanik” po kthehej kësisoj, në një përmendore të veçantë historike për përjetësimin e ardhjes së Isa Buletinit me trimat e tij në Ngritjen e Flamurit . Kjo ka ndodhur në vitin e Madh 1912, e prej asaj kohe vazhdoi me dhjetra vite e vazhdon e sot e gjithë ditës që ajo të thërritet “Kaçanik” edhe pse tanimë e mbushur me banesa. Gjithashtu vlen të shënojmë se rruga kryesore e lagjes Topana, ku kalonin në atë kohë, cdo ditë edhe kosovarët, prej rreth 70 e ca vitesh quhet me vendim të autoriteteve lokale të atëhershme, “Isa Buletini”, ndërsa 2-3 dhjetëvjecarë më pare (aty nga vitet ’70), me emrin e Fatosit të Kosovës u quajt një nga lagjet e reja më të mëdha të qytetit të Flamurit
Në këtë ndërtesë janë zyrat e Lef Nosit,Mehmet Dërhallës,Luigj Gurakuqit,salla e kabinetit ministror,ku mblidhej qeveria e Vlorës.

Gazeta e Qeverisë së Vlorës

Gazeta e parë e shtetit shqiptar është :”Përlindja e Shqipëniës”,botim i Qeverisë së Vlorës,nxori dritëzën e parë në gusht,viti 1913 deri në 26 mars 1914. Në këtë gazetë zyrtare fillimisht kryeredaktor ishte Dhimitër Berati,kontribuoi publicisti M.Grameno i thirrur urgjent nga Vlora ai mbriti aty rreth 2 dhjetorit.Largimin e Esat Pashës i pakënaqur nga vendi i ministrit të punëve të Brendshme ,Grameno i përgjigjet tek “Pëlindja…Shqipëria pasha do të bëhet për shqiptarët gjithë të krishterë e muhamedanë edhe edi fort bukur,që s’bëhet Turqi e vogël…”.
Në këto zyra gjënden dokumente origjinale.Zyra e kryeministrit I.Qemali ka karrigen,tavolinën e punës,raftet e librave.Një foto origjinale I.Qemali dhe qeveria në ballkon,poshtë populli duke pritur me ankth vendimet e konferencës së ambasadorëve në korrrik ’12.Në fillim citon udhërrëfyesi, ministrat punon nëpër shtëpitë e vlonjatëve.Ministri i arsimit L.Gurakuqi e kishte zyrën tek shkolla Nr 1,mes nxënësve.Kur shkonte dhe ktheje,ministri takonte nxënësit.Në kuvendin e Vlorës u zgjodh edhe senati me 19 veta më kryetar Vehbi Dibrën.Përbërja e delegatëve të kuvendit të Vlorës:14 delegatë ishin nga Kosova,4 nga Camëria,6 nga Vlora,7 Elbasani,12 Durrësi,4 Korca,11 Dibra,4 delegatë nga kolonitë shqiptare jashtë vendit.

Ndërtesa e muzeut

Ndërtesa e Muzeut të Pavarësisë Kombëtare është autentike,që ruan vështrimi e asaj kohe. Matërialet këtu janë të sistemuara si në kohën kur punoi qeveria e Vlorës me Kryeminsitër I.Qemalin.Ajo gjëndet në rrugën Vlorë-Skelë,afër detit,por pamja e saj,fytyra e saj vështron nga hapësira e detit, kryesishtë nga gjiri i Vlorës.
Muzet në botë janë të rrallë ku historia e tyre dhe godinat e tyre të jenë kaq pranë detit.Historia e kësaj godine ku shërbeu qeveria e Vlorës.
Eqrem bej Vlora,një pinjoll i shquar i familjes të ndritshme shqiptare e ka përshkruar në këtë mënyrë këtë vajtjen e I.Qemalit në këtë ndërtesë:”Në fund të marsit Ismail beu u kthye nga Londra,vecse nuk erdhi më për të banuar në shtëpinë e Xhemilit,por zuri në Skelë atë vilën e vogël,por shumë të këndshme të karantinës,që administrohej nga Komisioni Ndërkombëtar i Shëndetësisë…”
Deri në vitin 1932 ndërtesa kishte funksionuar si muze arkeologjik.Objektet e sistemuara brenda, ishin më tepër gjetje nga gërmimet e Leon Rei në qytetin antik të Apollonisë.Historia e kësaj ndërtese përshkohet se deri në vitin 1939 vazhdoi të kryente funksionet e muzeut arekeologjik.Në vitin 1939,pushtuesit italian e dogjën ndërtesën ku kishte qëndruar qeveria e Vlorës.Ndërtesa është rindërtua në vitin 1962 me atë stil dhe me atë pamje që kishte përpara zhuritjes, që i bëri pushtuesi në vitin 1939.Pas këtij viti,ndërtesa ka funksionuar si Muze i Pavarësisë Kombëtare.Brenda saj janë sistemuar foto,dokumente,armë,vepra arti,relikte të personaliteteve shqiptarë të periudhës së rilindjes dhe pavarësisë kombëtare.

Kryeministri

Kryeministri Ismail Qemali punoi 40 vjet në administratë deputet,vali.17 vjeç ishte përkthyes në Ministrinë e Jashtme,guvernator në Varna,Tripoli.U internua nga perandoria osmane në Anadoll në një mungesë prej 7 vjetësh.1900 arratiset në Greqi me një anije angleze. Kryeministri kishte 9 fëmijë.6 djem, 3 vajza.Në zyrën e kryeministrit është një foto e tij me 6 djemtë e tij.Në këtë zyra janë kujtimet e tij, që fillimisht u nxorën në dritë nga shqiptarët e Amerikës.

KARRIGIA ORIGJINALE E KRYEMINISTRIT

Në korridor një tavolinë me shkresa si ka qenë atëherë e asaj kohe.Luftëtarë shqiptarë të Idriz Sferit në një foto me ngjyrat e kohës.Tavolina e kryeministrit të parë ka në origjinal shkrimin e tij në shqip. Shikojen dhe bëni foto,shprehet cicëroni se ka patur edhe ndonje që thërritej gazetar që shkruante se plaku i vlorës nuk dinte shqip.
Gjënden mobilje me ngjyrën e kohës dhe që i përkasin asaj kohe janë me vlera dhe rëndësi.Fermani i sulltanit për I.Qemalin është i vulosur dhe i shkruar në origjinal.Salla e mbledhjeve të qeverisë Vlorës,në krye kryeministri dhe anash ministrat shqiptarë,përpara janë flete apo vendimet e qeverisë,përmbi karrigen e kryeministrit është flamuri kombëta.Në mur portretet e ministrave të qeverisë Vlorës,sipas pozicionit të tyre,fillon me kryeministrin dhe ndiqen nga zvkryeministri dhe ministrat.
Gjenden flamuj origjinal.Një flamur të patriotit Sali Butka, ngritur në Kolonjë.Një portret dhe një pikturë e Marigos.Varrin Marigoja ku shpien eshtrat e patriotes Marigo është në Zvërnec,por busti është në lulishten e kalit të Trojës.

APARATI MORS QË SHPËRNDAU LAJMIN

Në zyrën e ministrit Lef Nosi janë pjesë të aparatit telegrafik i llojit mors,që shpërndau mesazhin e ditës kombëtare të pavarësisë shqiptare.Kutia e duhanit e patriotit Isa Buletinit.

Retushimi i fotove

Një fakt nga fotot.Tregon ciceroni.Erdhi nga qyteti i Korcës një djalë gjimnazistë N.Kotherja.Në shtëpinë e tij në Korcë kishte foto, filma , dokumenta shumë të vyera.Ky djalosh i pasionuar shqiptar me zemër, pa se në 2-3 foto që ndodheshin në këtë muze kombëtar ishin bërë retushime.Fjala ishte për çetën e Korcës të ekspozuar në foto në muzeun e Vlorës.Fotua, që dispononte korçare nuk ishte e njëjtë me origjinalen.Në foton e muzeut në Vlorë ishte retushuar fytyra e Kiço Ballkamenit,vëllait të Spiros Ballkamenit,luftëtarit të lirisë.Kjo figurë ishte zëvendësuar me një tjetër.Kjo duhet të ketë ndodhur shpjegojnë në muze në kohën e diktaturës,arsyet mbeten për tu saktësuar,qartësuar.Zgjohemi nga të dhëna të reja të sistemuara në sirtarët e këtij muzeumi .Të dhënat,që kanë pasuruar këtë muze janë për Tring Smajlen.Gruaja e njohur me këtë emër,në të vërtetë quhej Zekrie Krasta e diplomuar në Robërt Kollexh,ngelur jetime,martuar me një mjek elbasanas.
Një vizitë në këtë muze buzë detit përbënë një respekt për historinë tonë të pavarësisë.Muzeu në Skelë është origjinali i banesës ku strehua dhe punoi Qeveria e Vlorës e vitit ’12 e dalur nga shpallja e pavarësisë.
.Edhe ky muze është pjesë e historisë tonë,një pjesë e saj filloi të lëviz nga këtu,por që e lidh historinë tonë si mishi me kockën.Kjo gjithsesi është historia e jonë, që askush dot se zhbënë më.

Shkruani nje pergjigje