FJALIMI I MBAJTUR NGA ROBERT KENNEDY JR. NË BERLIN, MË 29 GUSHT 2020

S’kanë të paktën një test PCR të besueshëm. Ajo që janë të zotët të bëjnë është të krijojnë frikën. Dikur pyetën Hermann Göhring përse njerëzit shkojnë pas nazistëve. Ai u përgjigj: “Shumë e thjeshtë, s’ka të bëjë aspak me nazizmin. Kjo është natyra njerëzore. Mjafton t’u futim frikën njerëzve dhe ata vinë pas nesh.” Pesëdhjetë vite më parë, xhaxhai im J.F. Kennedy erdhi në Berlin. Berlini përballej me totalitarizmin. Sot është e njëjta gjë: Berlini përballet me totalitarizmin. Prandaj sot, unë me krenari përsëris: Ich bin ein Berliner… Edhe diçka tjetër dua të them: s’keni kryer punë të mirë për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve. Por keni bërë “punë të mirë” duke sjellë 5G nëpër bashkësitë tona. Dhe kanë filluar krijimin e monedhës digitale – dhe ky është fillimi i skllavërimit. Sepse duke kontrolluar llogaritë tuaja bankare, kontrollojnë sjelljen tuaj.

Gazetat në SHBA shkruajnë se erdha këtu të flas me 5 mijë nazistë. Por nesër do të thonë të vërtetën: Fola me 83 500 000 nazistë.
Kur shoh gjithë këta njerëz të mbledhur këtu, shikoj të kundërtën e nazistëve. Njerëz që duan një qeveri ndryshe, njerëz që duan një udhëheqës që nuk i mashtron. Duam politikanë që shqetësohen për shëndetin e bijve tanë dhe jo për pasurimin e tyre dhe të industrive farmaceutike dhe kjo është e kundërta e nazizmit. Shikoj njerëz nga të gjithë kombet, nga të gjitha ngjyrat e lëkurës, që e duan njerëzimin, që janë këtu për shëndetin e bijve të tyre, për liri dhe demokraci. Qeveritë i duan pandemitë, i duan për të njëjtat arësye që duan edhe luftërat, sepse u jep mundësinë të venë në veprim mekanizmat e kontrollit, sepse në kushte normale nuk munden. Janë institucione, mekanizma që kërkojnë nënshtrimin tonë. Dhe tani e dimë se njerëz si Bill Gates dhe Anthony Fauci e kanë planifikuar këtë pandemi prej dhjetra vitesh dhe tani e kanë vendosur mbi ne. Dhe tani dimë se këta s’janë në gjendje as të na spjegojnë ç’është pandemia…sajojnë numura, sajojnë një pandemi që të na futin frikën. Sajojnë këta numura që lexojmë në gazeta, që shohim në TV dhe kur shohim këta numura tmerrohemi.

Shikojmë reklama në TV që thonë: 5G është duke hyrë nëpër bashkësitë tuaja. Dhe na thonë se 5G do të vendoset kudo dhe do të na bëjë jetën më të mirë. Dhe rreziku është që mjafton të pranojmë 5G. Vetëm sepse mund të shkarkojmë një video në 5 sekonda dhe jo 16 sekonda. Dhe po shpenzohen miliarda dollarë për 5G dhe shkaku i vërtetë është grumbullimi dhe kontrolli i të dhënave. Kjo shërben për Bill Gates, Zuckerberg e Lisa…por jo neve. Me satelitët e tij Bill Gates kontrollon çdo cm të globit. Dhe i përdorin edhe për njohjen e fytyrës. Të gjitha këto shpikje të mençura s’janë për ne, por për mbikqyrjen tonë dhe kontrollin e të dhënave tona. Kjo pandemi i shërben elitës që të na diktojë se ç’duhet të bëjmë. Pandemia po përdoret për të na kontrolluar sa më mirë. Po përdoret për pasurimin e një pakice dhe varfërimin e njerëzve. E vetmja gjë mes bijve tanë dhe atyre janë këta njerëz që janë mbledhur sot në Berlin. Dhe ne u themi: S’keni për të na i marrë lirinë, s’keni për të na i marë bijtë tanë dhe ne do ta shpëtojmë demokracinë tonë.

përktheu Maksim Rakipaj

Shkruani nje pergjigje