DON NDRE LUFI ISHTE TRIM DHE SHQIPTAR (1888 – 1969)


Nga : Fritz RADOVANI

Don Ndre LUFI asht le në qytetin Shkoder në vitin 1888. Mësimet e para Ai i mori në Kolegjin Saverian, dhe të naltat i vazhdoi në Insbruck Austri, u Shugurue Meshtar me 30 Korrik 1919, plot 100vjet perpara në Kishen e Zojës brij Kalasë dhe shkoi me sherbyenë Mirditë. Ma vonë ka sherbye në Lezhë, gjithmonë tue spikatëtek Don Ndreu cilsitë fetare dhe Atdhetare të një kleriku të perkushtuem dhe korrekt. Kudo ku ka sherbye ka ndertue Kishadhe qela të reja, per të cilat asnjëherë nuk ka kursye paisjet.

22 GUSHT 1950 Don Ndre Lu/ asht arrestue në Shkoder, mbas inuk pranoi me diskutue dhe as me aprovue kerkesen e shtetit komunist per “nenshkrimin e Statutit të Kishës KatolikeShqiptare” të hartuem në vitin 1950, tue qendrue i pathyeshem. Dosja 1822: Hetimet i /llon me hetuesit Çesk Shoshi, Dul Rrjolli dhe i “mbyllë me pelqimin e kryetarit të Degës së Mbrendshme,kriminelit njohun Nevzat Haznedari. Në Dosje shenohet:“Nuk ka pranuar asnjëfarë faji, mëgjithse iështë premtuar se do të ketë lehtësira, po i tregon të gjitha tëvërtetat… Jam arrestuar, sepse nuk kam zbatue plotsisht urdhnine Kryeministrit… Natyrisht, unë kam ma parë ligjët fetare e,mandej ata të shtetit. Kam shkue tek Imz. Bernardin Shllaku ekam bisedue me te. Po, se ma parë kam Zotin, mandej kam shtetine qeverinë. Jam thirrë edhe në komitetin e Lezhës.Ma mirë me prishë ligjët e Pushtetit se ata të Fesë…”(Dosja 1822Arkivi MMTiranë)

Trupi gjykues me kryetar Ago Celi, ndiihmës gjyqtarë, Risto Jorgjie Mehmet Sinanaj, mbasi dëgjoi të pandehurin Don Ndre Lu/ dhedëshmitarët e akuzës… Vendosi: Dënimin e Don Ndre Lu/t me 20 vjet heqje lirije, që /llon medaten e arrestimit. Asht arrestue me dt. 22 Gusht 1950. Me dt. 5 Mars 1951 ka barekurs: “Jam dënue nga Gjykata e Shkodres me 20 vjet privim
lirije… Don Ndre Lu/. Dhe Gjykata e Naltë e ka refuzuar kerkesene Tij…” 
Qendron burrnisht dhe mbasi bani 10 vjet burg nderkampe pune dhe shfarosje, lirohet në vitin 1960. Vazhdon sherbimin Fetar mësheftas deri në mbylljen e Kishave nga“Revolucioni Kultural i 1967”, deri kur shkoi tek nipi Gac Lu. Don Ndre LUFI ka vdekë me 5 Maji 1969 në Shkoder dhe ashtvarrosë në Rrëmaji… Asht percjellë me nderime dhe respekt nga Populli i Shkodres, icili ka vlersue dhe nderue gjithmonë . Figurat e Mëdha tëqendresës Fetare e Atdhetare si Kleriku i Nderuem Don NdreLUFI, i cili rreshtohet nder Martirët e Gjenocidit komunist nëShqipni. Këta rreshta le të vlejnë me kujtue 100 vjetorin e Meshtarisë n’këte 50 vjetor të vdekjes…

Shkruani nje pergjigje