Të gjitha pushtetet sovjetëve dhe xhonsovjetiku i përfundit

Nga : Zamir GJURGJI

Janë disa zhvillime pikante të kohëve të fundit që nxjerrin në pah një dukuri që ngjall e ha debat në rrafsh publik. Protestat te Teatri me kullë, te Astiri me bojë, te Stadiumi me bisht, te Liqeni – së fundi me leje rilindjeje – në kerbisht.

Përballë protestuesve gjendet vetëm një individ, që për Teatrin, Astirin, Stadiumin dhe Liqenin flet me zërin e barkut, me ventrilokun Lej Eri(si shoku Dullë me shokun Haxhi Lleshi). Në të tilla raste, udhëheqesi suprem ka vendosur veton: kullandrisja e Astirit, Teatrit, Stadiumit dhe Liqenit do të bëhet, edhe sikur qorrat mos duan të shohin dhe qentë t’i lehin karvanit.Në të gjitha rastet, zëri protestues që gjen shteghyrje mediatike e shquan si fashist në rastin më të mirë dhe nazist në rastin më të keq. Të gjitha të zezat e një njeriu shpirtkatran i vishen një ideologjie. Të zezës pis. Këmishëzinjve. Po e kuqja alle, ku vate?

Si posteri i paraprak, ashtu dhe ky i fundit per anti-Erverin, i vishte sharlatanizmin fashizmit a nazizmit, por jo komunizmit! Madje shumica e të spikaturve “në kazanin mediatik”, edhe te protestat anti…Edver, janë ose familje te njohura të ish-Bllokut: Bushati-Lubonja-Ngjela, ose pinjolle debatikas alla Coli-Loli: Arlind Qorri me shokë e shoqe. Përkundruall tyre gjendet gjithmonë njeriu (o)kult. I biri i Kristaq Ramës dhe nipi i Spiro Kolekës.Personazhi që skalionet më të spikatura mediatikisht të protestuesve e shquajnë si njeriun e zi, ndërkohë që shpirti i tij i kuq flakë shpërfillet me apo pa vetëdije?! A thua valle antikemeistet të jenë aq “strabistë” sa të mos vërejne se edhe i vellai i tij biologjik është adhurues dhe mbështetës i flakte i të kuqve alle dhe ithtar i Ce Gevarës? I “Partizanit” dhe partizaneve me yll te kuq ne gjoks e balle…

Km-ja është enveristi anti-Enver, ngaqe kultin e individit e ka dhe e mban vetëm për vete. Por ndjekes i enverizmit, se nuk sheh udhe më të frytshme për të sunduar si kolon ne nje komb autokton, sesa metodologjia enveriste e nëpërkëmbjes(alpinë), poshtërimit(të paaftë, dembelë, turkoshakë), ofendues( qorrat, qentë e lehaqentë). Bunkeri qe administron Karloja eshte i Edverit, jo i Enverit…edhe pse enverizmin – si kult individi – kane emerues te perbashket. Enver-Edver…gati kurdohere!E për çudi, Edveri vijon të shquhet publikisht fashisto-nazist, edhe pse Enveri nuk përkujtohet rrugëve të kryeqytetit vetëm më 29 nëntor apo 5 maj, grushti i komunistëve nuk vërehet vetëm në 24 maj dhe vetëm në Përmet, shalli i kuq dhe ylli partizan nuk vihet vetëm në qafën e mbështetësve te zjarrte, por edhe të funksionarëve të lartë të shtetit shqiptar, Taulant Balla, Ben Blushi, Erion Velia, Gramoz Ruci, Spartak Braho dhe se fundi edhe tek antifashisti e antinazisti 24 karat( por cegevarist), Albin Kurti.

Bizneset e oligarkise “nazi-fashiste” vijonë të mbështeten te nusja e Gogo Nushit, te djali Prokop Murrës, te nipi i Karaman Yllit, te djali i Hamit Beqes, te djali i Sule Bushatit, te vajza e Llambi Gegpriftit, te djali i Kico Ngjeles, te mbesa e Beqir Ballukut..madje edhe te Themie Thomai, dora vete.Sakaq, e etiketojne nazi-fashist vetëm e vetëm që të mos e damkosin sic e meriton: në fis a farë antishqiptar si e sa Vucici dhe Zaevi; radikal i majtë si babai i tij biologjik(Kristaqi) dhe babai i tij shpirteror(Sorosi), por edhe sadist dhe antiesadist i thekur. Rastesisht ishte Spiro Koleka, dora vete, qe binjakezoi lek-dinar ne fillimet e pushtetit sovjetik ne Shqiperi…ne dobi te ish-Jugosllavise se Titos? Rastesisht eshte nipi i tij qe binjakezon politikat pa taksa shqiptaro-serbe…per Nju Jugosllavine e Hanit? E megjithatë…

Shkruani nje pergjigje