POLITIKA : ARTI I SË PA MUNDURËS, QË NË SHQIPËRI BËN GJITHÇKA TË MUNDUR!

Shkruan : Gjergj HANI

Qëllon që rrekesh për orë të tëra osë ditë, e nuk arrin të kristalizosh, të kapësh në sintezën e tij thelbin e një problemi që të paraqitet në forma shumë dimensionale. Ti e ke të qartë problemin, shkaqet e tij dhe pasojat, e megjithatë nuk arrin ta përmbledhesh në një koncept të vetëm! Pastaj, një input i papritur të zbulon në pak minuta sintezën e shumëkërkuar në tërë lakuriqësinë e saj.

Kishte ditë që po përpiqesha të kondensoja në një koncept të vetëm fenomenin e anti politikës shqiptare! (Them anti politika pasi po të shohim përkufizimin e politikës është: “Aktivitet praktik, që merret me administrimin e jetës publike”. Dhe këtu do të gjesh vetëm të kundërtat e një administrimi publik. Mungon pak për të kaluar pragun e braktisjes totale.) Nuk po arrija të përkufizoja dot thelbin e kësaj anti politike, deri sa ndesha një shkrim të gazetarit Cim Peka. Ndonëse i vjetër si shkrim, sërish e lexova me endje! Me një stil të këndeshëm, Peka sillte kronologjine e kërkesë-ofertave verore të kësaj anti-politike. Në vija të përgjitheshme, gazetari Peka sillte në vëmendje të publikut se si Iksi i tha Filanit që ti linte të nënkuptonte Fistekut që po të bashkohej me Iksin mund të rrezonin Ypsilonin! I cili, pasi pa që Fisteku nuk ju pergjigj ofertës së Iksit, që nga ana e tij kishte yshtur Filanin të paguar nga Nastradini, doli me një deklaratë ku thoshte se bashkëpunimi mes tij dhe Iksit ishte në mardhënie korrekte, e do të vazhdonte si me parë, etj. etj. Në fund të shkrimit- me ndihmën e një aritmetike të thjeshtë, megjithëse ajo nuk i pranon opinionet- dilte në perfundimin se: Fisteku nuk ju përgjigj ftesës se Iksit për të rrezuar Ypsilonin, pasi këto jane lojërat e tyre dhe jo loja e tij!

Ja dhe koncepti që prej ditesh po mundohesha të gjeja. Loja! Që në gjuhën Politically Correct, nënkupton as më shumë e as më pak se; pazar ose pazare. Pa dyshim që zoti Peka është një gazetar i aftë, me shumë eksperiencë, e njohës i mirë i xhunglës politike. Dhe nuk besoj të ketë shkruar rastesisht së: “Këto janë lojrat e tyre. Nuk është loja e tij”.
Besoj se nuk duhen shumë mend për të kuptuar se bëhet fjalë për lojën Rama-Meta-Basha, ku ky i fundit thjesht nuk pranon të marrë pjesë në lojë!
Të luash apo të mos luash është një gjë. Dhe të luash apo të mos luash në politikë, kur je eksponent i saj është një gjë krejt tjetër. Politika është arti i qeverisjes. Edhe pse me artistë të dështuar në rastin Shqiptar, pasi realiteti nuk lë vend për diskutime. Pra të qeverisësh, do të thotë të ndikosh drejt për së drejti në jetët e miliona njerëzve. Në demokracitë parlamentare-në parim- nuk qeveris vetëm pozita, por edhe opozita, që me fjalën e saj duhet të vërë në dukje e të denoncojë çdo tentativë manipulimi dhe pazaresh. Nëse nuk e bën, jo vetëm është e pafalshme por edhe imorale. Nëse zoti Basha-për ate që pretendon se përfaqëson- do të kishte thënë se nuk pranonte të lunate, pasi kjo lojeë bie neë kundëershtim me ideologjinëe e tij e tëe partise qëe kryeson, dhe që konkretizohet si ideologji në një tërësi besimesh, opinionesh, përfaqësimesh, e vlerash që orientojnë një shtresë të caktuar të shoqërisë shqiptare, do ta kuptoja e do të ndaja të njejtin mendim me të. Por heshtjen e tij jo, nuk e kuptoj! Ose më saktë nuk dua ta pranoj!

Çfarë nënkuptojmë sot, kur dëgjojmë të flitet për të majtë e për të djathtë?
Këta dy terma konceptuale lindën të nesërmen e Revolucionit Francez, kur në mbledhjet e para të parlamentit, në krah të majtë zinin vend eksponentët e rrymës më ekstreme, dhe në të djathtë uleshin anetarët e partive filo-monarkiste. Në qendër gjetën vendin e tyre, ata që me përbuzje përkufizoheshin si anëtarët e “batakut”, pasi pozicionet e tyre ishin shumë të ndryshme e aspak të qarta! Mos pozicionimi i qartë, dhe heshtja e shurdhër, kur prej dy vjetesh PD ka braktisur edhe retorikën djathtiste, tregojnë qartazi “rrëshqitjen e saj drejt qendrës së majtë. Dominimi i të “rinjve të moderuar” alla Pollo, brenda drejtueseve të saj, po e shtyjnë çdo ditë e më shumë në batakun e një qendre anonime, ku bashkë me shpirtin e saj po humbet edhe aftësinë për të marrë vendime! Ku bërja apo refuzimi i pazareve kushtëzohet vetëm nga leverdia dhe interesat e momentit, dhe ku heshtja lë hapësirë që dikush tjetër të thote për ty se: “Kjo nuk është loja e tij”!

Shkruani nje pergjigje