PRETENDIMI I RAMËS SE FITON ZGJEDHJET NË ÇDO KOHË, DHE ALL IN I BASHËS!

Nga : Armand MAHO

Basha i luajti te gjitha ne tavoline para kjndershtarit. Si ne nje loje pokeri ai dha oferten all in ( ne lojen poker kur ve te gjitha sa ke ne tavoline) duke vene natyrisht ne ne rrezik me se pari karrieren e tij. Perballe nje kundershtari qe luan me hile, qe nderron kartat ne fund, qe te godet pas shpine ai zgjodhi qe ose ta braktise perfundimisht tavolinen e lojes ose te asgjesoje kundershtarin.

Dhe serish, ja doli te merrte jo pak po rreth 14 apo 15 mandate me shume se zgjedhjet e 2013-es. Ne mandatin e dyte si kryeminister ai vetem ka shtuar arrogancen dukena shtyre drejt nje spiraleje te rrezikshme. Reformen ne drejesi nje investim i SHBA po e perdor per interesa te pushtetit kryeprokuroja u zgjodh mes tymit dhe kundershtive, shtoi represionin ndaj biznesit. Skandali me unazen e madhe dhe tenderin e OSHE ku jo pak por 30 milione euro u perfituan me ca letra bakalli tregojne me se miri se si funksionon ky pushtet.

Në keto kushte, opozites nuk i mbetej gje tjeter vetem se te dorezoje mandatet qe ka ne kuvend duke dhene te kuptohet se ai vend nuk ehste me parlament, por thjeshte foleja ku Rama vulos paudhesite e tij. Ai nuk po qeveris por thjeshte po ndan thelat e pushtetit, ku ministra preferon e vendose ca cupelina e cunake pa asnje lidhje me politiken dhe punen qe bejne. Me te gjitha pushtetet ne dore ai rrezikon te vendose nje regjim putinist ne kete vend, ku do jete e veshtire te dalim. Ai ka kuptuar se sado qe ti vjedhe zgjedhjet, serish nderkombetaret sdo kene nge te merren me shqiperine. Sa per ata qe ka ketej verdalle e ka kollaj.

Në fakt nuk e ishte e thjeshte. Asnjehere se ka pasur As-in e tij. Ne mandatin e pare pas zullumeve te Rames organizoi protesta te medha, ku mbeshtetja dukej qarte por nuk kishte me vete nje pjese jo te vogel te grupit parlamentar. Megjithese e dinte qe perballe kishte nje lojtar hileqar, i cili ble nderkombetaret, ble deputetet, ble voten dhe cdo gje qe mund te blihet ai serish hyri ne zgjedhjet e qershorit 2017 duke marre ate qe priste nje rezultat katastrofe per te. Me vetem 43 deputete atij si mbetej gje tjeter vetem se te ishte fasada e pushtetit, nje opozite qe skishte asgje ne dore vetem se te mbante ne kembe Ramen. Nje rezultat qe do ishte shokues per cdo vend demokratik. Shqiperia ne 2017-n vinte nga nje histori e padegjuar trafiku droge . Vendi ishte nen pushtetit e PPP-ve qe gllaberonin miliarda euro, dhe taksat e papunesia kishin sheniar rekorde. Pergjate mandatit te pare, Rama skish bere gje tjeter vetem se kish shtruar rrugen per te gllaberuar cte mundte ne mandatin e dyte.

Porti i durresit dhe jo vetem, u kthye ne nje kanal te pastrimit te parave dhe trafikut te droges. Kapja e Toyotes me 4.5 milione euro dhe 630 kg kokaine ( te dyja me informacione te inteligjences nderkombetare) ne vend te ishte moment reflektimi coi ne shkarkimin e Fatmir Xhafes i cili, po kerkonte koken e Dakos. Natyrisht tek Rama fitoi ky i fundit. Ne parlament, Rama ne vend te fokusohej tek problemet e vendit, merrej me bulizem ndaj kundershtarit duke provokuar veprime ekstreme sic ishte dhe momenti kur Nenkryetari i Kuvendit Paloka i hodhi boje stilografi ne fytyre. Perpos kesaj mediat nderkombetare gelonin dhe vazhdojne te gelojne rreth ceshtjeve te trafikut te droges dhe blerjes se votes…

Rama duket se i druhet zgjedhjeve me nje kryeminister tjeter. Ai e di fort mire se zullumi i qeverise eshte teper i madh tek shqiptaret, dhe ne kushte normale do dilte si rruar qethur. Vota dhe indinjata e njerzve sjane ne objektivat e tij. Duke qene perballe nje bilanci katastrofe premtimesh luan me faktin se “ opozita eshte e paafte per te marfe pushtetin” apo se “ Rilindja eshte e keqja me e vogel” duke na sjelle ndermend vitet e diktatures ku shqiptaret shqetesoheshin se kush do na mbronte pas vdekjes se Enverit. Nje lloj amnezie qe per hir te se vertetes ka ngjitur fort tek nostalgjiket qe perbejne nje pjese te madhe te elektoratit te tij. Sot ai gjendet perballe nje situate qe se kishte menduar… Ne rast se nuk e di, ja thone ata qe ka verdalle se pa opoziten ne parlament akrepi i ores shkon mbrapsht, dhe me Lefter Maliqin nuk do e shtyje shume kohe. Shembulli i vitit 1996 me Sali Rexhepin eshte prova me e qarte.

Më dy tre qoka, mund te siguroje ca raporte pozitive. Evropianet, kur bie fjala per Shqiperine sjane aq te kulluar dhe i bien shkurt. Si fjala vjen ajo deklarata e zedheneses se Parlamentit Europian qe dukej sikur ishte nje copy paste e deklarata e te 2017-es, ku nuk arrinte te ndante dot bojkotin nga djegia a mandateve. Po, eshte e vertete qe kjo ska ndodhur ne asnje vend tjeter, po ne nuk jemi si vendet e tjera sepse vendet e tjera nuk kane nje kryeminister si ky i joni.

Pallavrat se ai mund te fitoje kurdo qe te hyje ne zgjedhje nuk para pijne shume uje ne keto momente, dhe kjo shihet fare qarte nga paniku dhe diversioni qe kerkon te beje sa me LSI-ne dhe sa me kandidate ne lista qe kerkon ti fuse si zevendesues. Cfaredo qe te beje opozita institucionale nuk mund te zevendesohet. Rruga eshte nje dhe e vetme, te provoje te hyje ne zgjedhje me kushte te barabarta. Ne rast se shqiptaret e duan aq sa pretendon, atehere aferim i qofte le ta mbaje dhe 30 vjet pushtetin, dhe ne te tjeret te shohim ndonje vend tjeter per e rritur femijet. Por ne rast te kundert, duhet te ike sa me larg, aq larg sa dhe emri mos i kujtohet!

Shkruani nje pergjigje