Në shtëpinë e gruas më të fortë që njoh

Shkruan : Entela SAFETI – KASI

Zgjuar në shtëpinë e nënës, gruas më të fortë që sot dëshiron të harrojë shumë çka mbartur tronditur nga kujtesa e diktaturës, post diktaturës, me kafen e mëngjesit në dhomën e madhe mbushur me fotografi të grave e burrave të shtëpisë, nga ato më të vjetrat e deri tek këto të fundit, familjes, ra gongu i madh i modeleve të grave të suksesshme, frymë-zuese/ zënëse/ nga ekranet dhe katedrat, nga krahët e politikës apo shoqërisë civile të Shqipërisë së mbetur në udhëkryqin e mbijetesës, ku liria është sa e pengmarrësit/ve po aq e rrezikuar në humbje tërësore të vlerave dhe dinjitetit për qytetarët, popullin, institucionet, shtetin.

Po ky është vendi, kuvendin e bën ligji i xhunglës, ose shkurt Darvinizmi tashmë jo thjesht për gjallesat, por njerëzit që thjesht gjallojnë, ose ekzistojnë në zgripin e mbijetesës. Pastaj, ato gratë… në show publik që bëjnë bizz ekraneve… Gratë të cilat së paku diku duhej të ishin të turpëruara për rrugën e suksesit të tyre për aq sa shoqërisë së cilës u ofrohen nuk i kanë sjellë dritë jo se jo, por me dijeni të plotë dhe vullnet i kanë sjellë korrupsion, kërcënim, errësirë dhe jo vetëm!

Ishin shumë dhe tepër, të tepërta në një ditë ku të jesh grua e dinjitetshme sot nuk përbën as vlerë as imazh! E tepërt shfaqja publike e tyre në katedra universitare publike, tashmë në publik për publikun! Nesër do i keni përsëri ekraneve, katedrave, shoqërisë civile, e po ashtu partive politike të pushtetit dhe opozitës! Tash, përsëri me nënën time. Mbase kjo është tepër bardhë e zi, por deri sa të kenë ndërruar imazhet, shohim një film bardhë e zi, dhe foto pa ngjyra!

Shkruani nje pergjigje