OPOZITA QË (S)’DUAM

Nga : Nebil ÇIKA

Slogani me i madh i propagandës së Edi Ramës ne këto vite të qeverisjes se tij ka qenë “Shqipëria që duam“ , i preshtatuar pastaj ne detaje ,për çdo aspekt të jetës si “Policia që duam” , “Shëndetësia që duam “, “ Arsimi që duam “, “Ushtri qe duam “,“ Bujqësia që duam” , Drejtesia qe duam ,Bashkia që duam” e të tjera pa fund qe vertiten rreth këtij slogani . Ne fakt duhet thëne që shumica e gjerëve nen qeverisjen e këtij vendi nga Rama janë bërë pikërisht brenda logjikes se autorit të sloganit , Shqipëria e rrënuar e pa shprese,kjo Shqipëri në buze te humnerës e në prag te një konflikti civil, është pikërisht ajo që donte, do dhe realizoi Edi Rama dhe qeverisja e tij e Rilindjes komuniste .

Shumë i sinqertë Rama në sloganin, vizionin dhe projektin e tij për Shqipërinë dhe besoj se askush nuk mund te thotë dot që nuk e mbajti fjalën dhe nuk e beri Shqipërinë  , kallame , siç e donte dhe e do  . E vetmja gjë ,qe u tentua , por nuk u bë dot ashtu siç e donte EdI Rama dhe Rilindja ishte opozita, Është sigurt qe Rama do një opozitë fasadë pa asnjë te drejtë e rol në jetën politike të dhe duhet thënë se opozita parlamentare ,sidomos që nga shatori 2017, ka qenë pothuaj e tillë. Djegia e Mandateve ka qenë akti me opozitar i opozitës që e ka nxjerrë atë jashtë funksionimit ,sipas konceptit “Opozita qe duam “ të Edi Ramës . Të gjithë e shohin dhe besoj e pranojnë sot se opozita sot pa mandatet e deputetëve është shumë më e fortë, me efikase dhe veçanërisht , jo ajo që donte  Rama dhe rilindja . Ajo është sot siç e duan opozitaret e kësaj qeverie ,pra ne rolin politik e moral që elektorati ,ligji e kushtetuta i kane caktuar e kërkojne prej sajë, balle përballë qeverisë .

Mirëpo djegia e mandateve nga opozita ka krijuar një precedent tjetër duke i dhënë mundësinë Ramës ta çojë deri ne fund projektin e tij te “Shqipërisë që do” duke  plotesuar edhe te vetem gje qe nuk e ka relizuar  pranine  ne Parlament një opozite zyrtare e formale pikërisht siç e do ai, “Opozitën që duam” . Disa deputete apo kandidate për deputete që me ligj kane te drejtën te zëvendësojnë deputetet që dogjën mandatet e tyre për të djegur pikërisht projektin “Opozita që duam “ te Ramës kane deklaruar qe do te marrim mandatet e lëna nga paraardhësit ne lista duke mbushur formalisht ne sallën e kuvendit vendet e lëna ne përpjekje për te krijuar një opozitë fiktive ne shërbim të Edi Ramës. Nuk ka rendësi se si do të votojë apo çfarë do të thonë ”opozitarët “ e rinj në Kuvend pasi Rama nuk ka nevoje për votat e për më tepër mendjen e tyre por atij i duhet dekori i tyre , për ti thënë botës qe ka opozitë në parlament edhe pse askush me dy para mend nuk mund ta mare seriozisht një pretendim të tillë. Por ky fenomen nxjerr në pah një tjetër problem qe nuk lidhet vetëm me qeverinë por edhe me opozitën , mënyrën dhe nivelin e përfaqësimit politik e elektoral për faqë te zezë të shqiptarëve . Kryesisht për shkak të ligjit zgjedhor listat e deputeteve që hartohet nga kryetari i partisë sidomos ne pjesët e poshtme të sajë përbehet nga njerëz pa integritet politik e moral ,ideal apo pjekuri te domosdoshme politike për shkak se mundësia e fitores është pothuaj e pa menduar. Kjo na çon në një tjetër problem të politikës shqiptare e cila kur miraton ligje e merr vendime mendon për interesa të ngushta të momentit duke lënë vakume e mundësi për te mbërritur ne derexhe te tilla ,si situata qe po përjetojmë e cila kërcënon ta mbush parlamentin me “lëtyra politike” si këta të “opozitës që do” Edi Rama . Në se ligji do të kishte qenë maxhoritar apo me lista të hapura e sigurt që cilësia politike e morale e te gjithë kandidateve te saje do te kishte qene shume me e mire se kjo qe kemi dhe mundësia për të mbërritur ne këtë derexhe politike do te ishte shume here me e reduktuar. Por sigurisht nuk është vetëm ligji ai qe e ka sjelle këtë problem , por edhe rregullat politike , morale e ideologjike që opozita ka si kushte për te përcaktuar kandidatet e saje për deputete . Tek PD , vetem për këto rregulla nuk behet fjalë. Shikoni listat e saje ! Ne to gjen lloj, lloj njerëzish pa ndonjë te perbashket me njeri tjetrin, shpesh edhe pa ndonjë lidhje politike e ideologjike , jo rralle  here , njohje vetëm te kryetarit, te cilët nuk ndjejnë asnjë detyrim politik e moral për PD, për elektoratin ,jo e jo.

Ajo qe un kam këmbëngulur e këmbëngul është që PD duhet ta meritoje votën e e elektoratit te saje dhe kjo bëhet se pari , duke ofruar si alternativa politike e elektorale persona me integritet politik moral e sens ideologjik . Siç po ndodh nuk duket se mjaftojnë lidhjet apo kriteret, nepotike , miqesore  apo financiare etje për te garantuar gjene më me rendësi jo vetëm në politikë besnikërinë e mirënjohjen për ta qe te mundësojnë te jesh përfaqësues i popullit. Si përfundim vihet re se djegia e mandateve te opozitës hapi, përveç telasheve qe po i shkakton qeverise ,edhe një sër problemesh te tjera qe lidhen me te mënyrën , modelin dhe sidomos te drejtën e përfaqësimit politik ne Shqipëri. Tregoi se probleme nuk ka vetëm qeveria por edhe opozita e cila edhe pse ka marre me ne fund vendimin për te bere opozitë reale duke i dhëne fund opozitës fasade ne Kuvend e ka lënë litarin jashtë pasi për faj te ligjeve, vendimeve e përzgjedhjeve te gabuara te drejtuesve sajë , pjesë apo mbetje elektorale të saje,  po i shërbejnë ende qeverise duke i dhëne Ramës mundësinë e  pasjes së “opozitës që do”. Por opozita nuk është dhe nuk mund te jetë ajo qe do Rama por ajo që do populli opozitar i tij. Opozita qe dum mund te behet në letra por ajo nuk është opozitë në asnjë sekonde të sajë. Kjo vlen edhe për PD-në dhe Lulzim Bashën, e gjithë kjo qe po ndodh me këta qe nuk djegin mandatet është përgjegjësi e tij pasi është ai dhe vetëm ai autor i kësaj liste deputetesh nga fillimi deri ne fund . Ne se strukturat politike dhe elektorati do të ishin përfshirë në përzgjedhje atëherë mundësia e përfshirjes ne lista e PD-se e kandidatëve “legena”  pa sanje  lidhje me te , do te kishte qene shumë e kufizuar dhe “dezertimet ” edhe me të pa mundura. Kështu siç ka ndodhur,  edhe vete Basha ka dhënë një dore për “opozitën qe duam” te  Ramës  . Shpresoj qe kjo situate, ne se del për hair , të behet mësim për te ardhmen që ma do mendja nuk ështe larg.

Shkruani nje pergjigje