NJË NDËRMARRJE JANË !

Nga : Nebil ÇIKA

Mos dekretimi nga Presidenti i Republikës I kandidaturës se Gent Cakës për Ministër te Jashtëm ka sjelle një vale denoncimesh te infiltrimin te spiuneve te UDB-se (shërbimit sekret te Jugosllavisë Komuniste) ne politiken ,qeverinë , administratën shtetërore , mediat e shoqërinë civile shqiptarë. Po lexojmë e dëgjojmë , politikane , gazetare diplomatë etje qe po reagojnë te “revoltuar” imponimit te Baton Haxhiut dhe te tjerëve , sipas tyre agjente te UDB-se ne qeverisjen , diplomacinë , me pak fjale ne vendimmarrjen shqiptarë.

Mos dekretimi i Cakës nxori edhe një fakt tjetër atë qe mbesa e njërit prej zyrtareve te UDB-se ne Kosove është dekretuar nga presidenti Ministre e Arsimit gjë qe nuk u evidentua si problem kur Presidenti e dekretoi si ministre . Nuk e di se sa dhe si është verifikuar nga DISK-u kandidatja e dekretuar për ministre arsimi por ne se është ndjekur e njëjta praktike si ajo e Caka-s atëherë dekretimi i saje është i dyshimte dhe reagimi i Presidentit me dy standarde .Por le te rrime tek thelbi i saj qe dua te flasim , faktin që tani kujtohemi te reagojmë ndaj agjenteve te mundshëm te shërbimeve te huaja sekrete ne qeverinë dhe administratën e shtetit shqiptar . Prania e agjenteve te huaj të hapur dhe fshehur, sidomos te vendeve fqinje, Serbisë e Greqisë ne politiken shqiptarë është një fenomen historik. Sot homologia e Cakës zëvendës ministrja tjetër e jashtësme është greke me kombësi e shtetësi greke. Kush dhe si e kane verifikua lidhjet e mundshme te saje me shërbimet sekrete apo me qarqet politike e militarë antishqiptare greke . Si mund ta beje DISK këtë verifikim te nevojshëm te pastërtisë se figurës se saje apo i ka kërkuar informacione shërbimeve sekrete greke? Kohe me pare Greqia kërkoi te mobilizonte ushtar shefin e kabinetit te Ministrit te Jashtëm një tjetër shtesa grek verifikimi i figurës se te cilit është apo aq i pa mundur se edhe ai i Cakës apo zyrtareve te tjerë me shtetësi te huaja . Ka shume prova te tilla te pranisë se personave te dyshuar apo te pa verifikuar ne vende me rendësi për sigurinë kombëtare ne te gjitha kohet dhe qeveritë shqiptare por besoj se këto shembuj te qeverisë aktuale janë te mjaftueshme për te kuptuar problemin .

Ne Shqipërinë komuniste prania e agjentivë te UDB apo KGB ne nivelet me te larat te shtetit ishte një gjë krejt normale. Vete Sigurimi i Shtetit ishte një filial i këtyre sherbetimeve pasi u krijua nga emisarët komuniste jugosllavë , u organizua e u konsolidua nga oficere te UDB dhe KGB te njohur si këshilltarët sovjetikë e jugosllave te cilit ishin ne çdo institucion e qelize te shtetit komunist shqiptar . Drejtues e oficer te tyre u shkolluan e trajnuan ne shkollat e shërbimeve sekrete ne Beograd e Moske gjë Praktikisht ata ishin edhe agjente e oficere edhe te këtyre shërbimeve .Por jo vetëm kaq drejtuesit me te larte komuniste ishin vete agjente te shërbimet sekret jugosllav UDB , pasi vete PKSH u krijua nga Jugosllavët dhe krerët e saje u përzgjodhën nga vete ata . Pra me pak fjale e gjithë politika e qeveria shqiptare e komunizmit ishte pjese e UDB se dhe KGB-se , Jugosllave e Sovjetike .Por jo vetëm kaq jashtë shërbimit sekret shqiptar filial apo zgjatim i UDB e KGB këto shërbime e ndoshta edhe te tjera kishin ne Shqipëri edhe celulat e tyre jashtë organizmit te Sigurimit te Shtetit . Celula e KGB ne Shqipëri ishte aktive dhe ne kohen kur ne zyrtarisht nuk kishim marrëdhënie diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik . Këtë ma ka konfirmuar edhe ish Presidenti e Kryeministri Berisha ne 1997 . Sipas informacioneve te shërbimeve partnere ( atyre amerikan besoj ) celula e KGB –se ne Shqipëri drejtohej nga Sofokli Lazri dhe pjese e saje ishte edhe Ramiz Alija. Edhe me UDB-ne bashkëpunimi i sigurimit vazhdoi edhe pas “prishjesh” ideologjike te Hoxhës me Titon . Deri ne vitin 1991 kishte një marrëveshje midis Sigurimit dhe UDB-se Po Kështu UDB kthente apo edhe eliminonte për llogari te Sigurimit te arratisurit nga Shqipëria dhe Sigurimi kthente te UDB te gjithë te arratisurit nga Jugosllavi te gjithë shqiptar qe kërkonin ti shpëtonin represionit serb .Ata qe nuk ktheheshin akuzoheshin për agjente te UDB dhe përndiqeshin nga Sigurimi ose detyroheshin te bëheshin bashkëpunëtorë te tij . Me pak fjale agjentet e UDB-se dhe KGB-se i kemi pasur e i kemi ne nivelet me te larat te pushtetit , politikes , administratës , drejtësisë dhe te tjera .Alarmi , me te drejte për praninë UDB-bashëve te Kosovës ne qeverinë e Tiranës nuk bën asgjë tjetër vetëm se na rikujton praninë 73 vjeçare te agjenteve te UDB . KGB , Asfalisë apo shërbimeve te tjera ne qeveritë , politiken dhe shtetin shqiptar.
Do te ishte me rendësi te madhe ne shume prej atyre qe reaguan ndaj Cakas , Haxhiut etje te dyshuar si agjente te UDB-se ne Prishtinë te kishin te njëjtën qasje edhe ndaj UDB-sheve dhe sigurimsave te Tiranës . Sot shefi i fundit i Sigurimit te Shtetit , filialit te UDB , Gramoz Ruci është nr 2 i shtetit shqiptar Nuk kam pare e dëgjuar qe Presidenti te këtë reaguar ndaj zgjedhjes se tij. Ku e verifikoi DISK veprimtarinë apo lidhjet e mundshme te tij me shërbimin sekret grek nga 1994 deri ne 1997 , kur Ruci jetonte ne Greqi edhe pse ne kërkim për gjenocid nga drejtësia shqiptare ?! Po ashtu nuk kam pare te ketë ndonjë reagim apo kundërshtim ndaj pranisë se përqendruar ne te gjitha institucionet e shtetit veçanërisht te sigurisë kombëtare te sigurimeve. Ne se ju kujtohet z. Meta vite me pare kundërshtoi zgjedhjen President te Artur Kukos duke e cilësuar mundësinë e zgjedhjes se tij si një metode te “Sikuritates” duke e akuzuar për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit . Sot qe Meta është president z. Kuko vazhdon te jete ambasador i rëndësishëm e Shqipërisë nuk e ka dëgjuar te flas me për te edhe pse janë te gjitha mundësitë qe Presidenti ta shkarkoje.

Si përfundim dua te sqaroj se jam dakord me çdo reagim ndaj infiltrimit te agjenteve te shërbimeve sekrete te huaja ne politiken, qeverinë dhe administratën, mediave e shoqërisë civile , por ky reagim nuk mund te jete sporadik , me periudha te caktuara e për interesa te dyshimta . UDBS-shtet , te Tiranës apo te Prishtinës kane qene e janë kërcenim ne te njëjtën mase e ne te njëjtin lloj për interesat kombëtare . Kjo me kujton një histori me një agjent sekret qe sigurimi e hodhi si te artisur ne Jugosllavi. Sa shkoi atje e arrestuan dhe i thane se ishte agjent sekret i Sigurimit duke i dhënë te gjitha detajet. UDB-ja i beri oferte te punonte si agjente i tyre gjë që e pranoi dhe e kthyen ne Shqipëri. Kur erdhi këtu e arrestoi sigurimi me akuzat se ishte bere agjent i UDB dhe i treguan fije për pe te gjitha bisedat e marrëveshjet me UDB . I ngelur keq agjenti shefave te tij te sigurimit qe e kishin nisur ne Jugosllavi : Po pse nuk thoni qe ju jeni një ndërmarrje !” Ne ketë aspekt Nuk shoh ndonjë ndryshim te dukshëm Midis UDB dhe Sigurimit , Gramoz Rucit dhe Rahman Morinës , Edi Rames dhe Hashim Tahaçit , Baton Haxhiut dhe Mustafa Nanos etje. Janë thjeshte një ndërmarrje , e themeluar nga jugosllavet ne n Tirane qe ne 8 nëntor te vitit 1941.

Shkruani nje pergjigje