Nga një 31 dhjetor në …tjetrin!

Nga : Lutfi DERVISHI

1. Më 31 dhjetor zotohemi se për Vitin e Ri do të dobësohemi fizikisht dhe do të shëndoshemi financiarisht. Kur vjen 31 dhjetori i radhës: shëndohemi fizikisht dhe dobësohemi financiarisht!

2. Më 31 dhjetor disa paguajnë lekët për ushqime dhe disa paguajnë për palestër!

3. Më 31 dhjetor ai u zotua se do të lwrë cigaren, por harroi zotimin për të lënë… hashashin!

4. Ky 31 dhjetor do të jetë viti i parë që nuk do të festohet pa fishekzjarrë. Urojmë të mos festohet as me fishekë!

5. Më 31 dhjetor prindërit luten për një celular të ri, vogëlushët, luten që prindërve t’u humbasë celulari!

6. Fëmijët që lindin në këtë 31 dhjetor, po të ishin, disa orë më të duruar do të merrnin bonusin e ri prej 400 mijë lekësh nga qeveria.

7. 31 dhjetori është dita që në celular të mbërrijnë urimet e njerëzve që gjatë gjithë vitit ti ke bërë ç’është e mundur të mos i shohësh/dëgjosh/takosh!

8. 31 dhjetori është dita për t’u kujtuar se viti iku pa drejtësi dhe me shumë padrejtësi!

9. 31 dhjetori është dita që duhen bërë sa më pak premtime për veten, ndryshe futesh në garë me qeverinë dhe del i humbur!

10. Viti Ri do të vij pak me vonesë këtë vit në sheshin e Tiranës. Do të bëj një dorë muhabet me protestuesit te Astiri.

10/1. 31 dhjetori është dita kur të gjithë, socialistë e demokratë, të pasur dhe të varfër, protestues dhe qeveritar, bien në një mendje dhe thonë të njëjtat fjalë: …“iku dhe ky vit”!

Dhe në fund, kanë mbetur edhe disa orë për të plotësuar 10 premtimet që i bëre vetes 31 dhjetorin e kaluar!

Shkruani nje pergjigje