DHUNUESIT NUK DUHET T’I JEPET SHANSI TE SHFAQET SI VIKTIME…

Nga : Erion PICIRI

Kryeministri mund te forcohet nga qytetaret te jape doreheqjen, mund te diskretitohet publikisht per vulgaritetin dhe papergjegjshmerine, mund te hetohet, arrestohet dhe gjykohet per abuzim me pushtetin, akte korruptive dhe lidhje me boten e krimit, por nuk mund te sulmohet fizikisht, aq me teper nga deputetet e opozites. Qytetarit edhe mund t’i falet nje c’ekuilibrim emocional, por politikanit kurrsesi.

Edhe kur kryeministri nuk e njeh respektin ndaj tjetrit, nuk njeh protokollin, nuk njeh normat e etikes komunikuese, e perdor gjuhen per te fyer dhe ekzekutuar publikisht karakterin e cdo oponenti, ai nuk duhet te goditet me asnje lloj sendi. Politika ruan klasin e vet edhe kur ndeshet me njerez pa karakter. Keshtu krijohet nje model i mire ne hapesiren publike.

Koha kur kundershtaret politike goditeshin barbarisht neper rruge, apo kur nje kryeminister nxiste deputetet e tij me rekorde kriminale te sulmonin ndonje deputet opozite ne parlament, duhet te perfundoje. Politika nuk eshte sport gladiatoresh por mendimtaresh dhe oratoresh. Opozita duhet te jete e para qe adapton kete parim. Dhunuesit nuk duhet t’i jepet shansi te shfaqet si viktime…

Shkruani nje pergjigje