Maksimizim fitimi kunder sigurise publike

Nga : Klodian  TOMORRI

Te dhena te tjera te bera publike nga mediat italiane konfirmojne se delegimi i funksioneve qe kane te bejne me sigurine publike tek privatet mund te mos jete nje zgjidhje racionale. Ne vitin 2017 shoqeria qe ka koncesionin e ures Morandi ne Genova realizoi nje xhiro prej 3.9 miliarde eurosh, nga te cilat 2.4 miliarde euro ishin fitim bruto. Behet fjale per nje norme fitimi 61.5 per qind mbi te ardhurat. Ky eshte fitim stratosferik. Norma te ngjashme fitimi kane edhe disa kontrata koncesionare ne Shqiperi. Aeroporti, pasaportat dhe koncesionet ne shendetesi. Dhe ashtu si ne Itali edhe ketu ka patur elemente te cedimit te sigurise publike. Eshte e qarte se ka nje tension midis objektivit te kompanise per maksimizimin e fitimit dhe garantimit te sigurise publike. Per te maksimizuar fitimin, shoqeria shkurton shpenzimet qe lidhen me garantimin e sigurise. Ndoshta zgjidhja e ketij konflikti mund te kerkonte paracaktimin e normes se fitimit permes rregullatoreve publik. Kjo mund te ishte nje zgjidhje. Zgjidhja tjeter do te ishte mbajtja larg e privateve nga funksionet qe lidhen me sigurine publike. Fundja ka nje arsye se pse askush nuk e con neper mend te privatizoje ushtrine, policine ose gjykatat.

Shkruani nje pergjigje