Lajmi Shqip » Blog Archive » KALVARI I FAMILJES ZHULI - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

KALVARI I FAMILJES ZHULI

Shkruan : Meti  FIDANI

Ate fundvere te vitit 1975,kufiri ishte shkelur..Qe nga Arrëza,ne Nikolice e deri ne Qafen e Kazanit e Kozel,patrullonin ushtare,forca vullnetare te mbrojtjes,oficere etj…Dikush kishte kaluar kufirin.Me ne fund i doli tymi..Ishte arratisur,Etem Zhuli,i treti nga djemte e Sabriut,..I dyti Bashkimi kishte vite qe kishte ikur dhe,per kete familja Zhuli u …internua ne malesite e Librazhdit..Mbas internimit u kthyen perseri ne Nikolice.por Etemi nuk u kthye,ai punonte sharrave gjysem i internuar..Njerzit e diktatures kishin frike,se po ta kthenin Nikolice,ai mund te ikte nje dite,jashte shtetit..Por ja ai iku..,Thane qe morri dhe nje inxhinjer pyjesh me vete,dhe i kaloi telat me gjemba . Une e morra vesh ç’kishte ndodhur,edhe pse kisha vite qe isha larguar nga fshati,per tu shkolluar dhe ne vazhdim,punoja asokohe ne N.SH.N. Korce,mbas mbarimit te shkolles se ndertimit ne Tirane. Nje te diele,kur u ndodha ne fshat,me therret kryetari i keshillit,Gezimi,e me thote qe,neser nuk do shkosh ne pune,mbasi na njoftoi dega e brendshme,nepermjet kufirit,se Meti Fidani,duhet te paraqitet ne dege,te henen ne mengjes..Ate nate duke u gdhire e hene,nuk kam fjetur fare.vetem nenes i thashe,ajo u tremb shume..ku s’na shkonte mendja.Para disa vitesh me nenen kishim bere ankese ne komitetin e partise,bile ajo kishte folur ashper dhe me Mihallaq Ziçishtin,sekretarin e pare,duke kerkuar me ngulm nje burse studimi per mua,bazuar ne deftesen time me nota ta shkelqyera,bile per kete i derguam leter edhe Enver Hoxhes.”Ftesa”e deges nuk ishte dhe kaq e mire,mos valle per disa poezira te viteve te shkuara,qe mi quanin pa fryme partie,mos valle per nje shkrim ne revisten “HOSTENI”,ku ironizonja disa kuadro,..Keto duhet te ishin arsyet qe me kerkonin…
Ora 9-te.me zuri ne degen e puneve te brendshme,dridhesha nga frika,..pas formaliteteve me ngjiten ne katin e dyte.
-E sollem-i thane-njeriut qe ishte brenda,me porten gjysem te hapur
-Futeni
U ula ne nje kolltuk 2-vendesh,por sikur isha ulur ne gjemba
-Ne i dime te gjitha- tha..Une jam operativ i kufirit..ty te kemi njeriun e partise e duhet te na ndihmosh..se dhe ti di shume gjera
-Nuk po te kuptoj i thashe,me fal… por….
Çfare di ti-me tha
Une i thashe di te lexoj libra,(per hir te se vertetes i thashe qe lexoj dhe veprat e E.Hoxhes),shkruaj ndonje poezi kur kam kohe,dhe di dhe te ngjit llaç me mistri ne tavan..per gje tjeter nuk di
-Po qe eshte arratisur Etem Zhuli a e di?
Vetem se e kam degjuar nga te tjeret , goj’ pas goje,sa eshte e vertete nuk e di
-Me cilin ka ikur ky – me tha -e di?
-Jo kete jo,nuk e di
-Ne- tha-kemi te dhena qe ti je takuar me keta persona,ne vendin e quajtur “Kalidhet e Boboshtices”,-dhe ne nje leter shenonte shigjeta,qe nga zbrisnja une,qe nga ngjiteshin ata te deklasuarit,armiqte,dhe diku tregonte qe ketu me lart ishte Koçua rojtari,ju ka pare ju..Aq bukur ma beri ate skicen sa une qe nuk kisha pare asgje,po mendoja,se mos i kam takuar vertet dhe kam haruar,,skice me magji..
-Jo,per koken e babit,ju betova,jo-Nje cast vetja mu duk sikur nuk isha shkeputur akoma nga adoleshenca
Me ore te tera ndenja aty,here vetem ne zyre,here hylnin e dilnin te tjere,..Une vetem jo..jo,..Si te thosha kot,te genjenja..
Me ne fund me lane te lire ,dhe me dhane nje vertetim justifikimi per ta treguar ne ndermarje,ku tregohej arsyeja e mungeses sime
Me letren e deges ne dore,u paraqita ne ndermarjen e ndertimit,qe ishte afer shkolles Sotir Gura,Aty shefja e kuadrit Rudnie Agolli,nje grua e qeshur,qe vishej gjithnje me te zeza me thote:
Kemi nevoje qe te shkosh ne sektorin e Bofjes,mbasi po ndertojme rrugen Moglice-Dushar,dhe duhet te punosh atje
-Mire- i them,megjithese si i ri,nuk me vinte mire te punonja larg qytetit
Te nesermen pas nje udhetimi mbi 2 ore,me nje makine te ndermarjes arrita ne sektor,aty kisha dhe te njohur nga shkolla dhe nga ndermarja,me te cilet kishim punuar,neper objektet e tjera
Brigada ime punonte ne Dushar,po aty ne nje kasolle sollen te internuar,familjen e Sabri Zhulit,vetem disa jave mbas ikjes se Etemit.Xha Sabriu nje burre kokulur,punetor,qe mbante 6 femijet e tij duke shitur qymyr e govata,bile ishte nje mjeshter i gdhendjes se drurit per govata,me emer ne Devollin e Siperm dhe Kolonje. Dita, nje grua nga Gostivishti i Kolonjes,nga nje familje me tradita,Muhameti djali i madh,njeri qe nuk i degjohej zeri,Bashkimi dhe Etemi,tashme qe te dy te arratisur,Bujari ne ate kohe ishte ushtar,tek Ura e Beshirit,ne Vaqarr,ne repartin e xhenjos.aty buze Erzenit..Kisha shkuar dhe e kam takuar,disa here gjate kohes qe isha konviktor ne Tirane
Fatikua,vajza e madhe e Sabriut,ishte martuar ne Lubonje,me Sadik Kuqon,nje familje patriote,dhe me njerez te mire,por te doditur nga pushteti.Vera,vajza e vogel ,ishte rreth te gjashtembedhjetave
Per cudi aty na mblodhen dhe mjaft nikolicare te tjere,bashkefshatare dhe te aferm te familjes se internuar,..
Kryetar kooperative,sollen djalin e xhaxhait te mamase Ilmi Zhuli,qe ne i therrisnim dajo,ne te njejten kohe shofer te kryetarit sollen prape nje nikolicar,Kujtim Tahiri..Rastesi te ishte kjo,ndonje kurdisje planesh, nuk e kuptoja lehte
Nje krahasim desha te beja…Na ka rastisur qe marrim familjen te shkojme ne plazh,dhe diten e pare e te dyte,nuk ambjentohemi dot..Po Sabriun,qe e muarren dhe e flaken ne ate kasolle,pa veshje e mbathje,pa shtresa e mbulesa,pa ngrohje,pa buke,nuk kishte te drejte te hapte gojen..Ai kerkoi nga pushteti qe te shenohej ne listat e bukes, se duhej te rronte,te lejohej te bente dru,ti jepnin nje kafshe samari,se te tijen ja shtetezuan etj..
Pergjigja ishte:
-Aty te ngordhesh si qeni,ti, dhe familja jote
-Ah,po ketu eshte qelbur peshku nga koka-u kishte thene Sabriu
Kaq duhej…,koka e peshkut, Enveri,Byroja..Operativi u be tym..Rrembeu litaret e samarit nga nje kale.Kockat e mavijosura te xha Sabriut kerciten,kycet e duarve nuk duronin dot me,ato duar qe kishin ushqyer 6 femije,u bene aq te vogla si doçka femije,ato duar qe kishin shternguar ate sqeparin e madh te govatave,ato duar i shterngonte ai litar i perdredhur samari
Muhameti nuk mund ta shikonte te atin ashtu,thirri,mallkoi shau…Po litar kishte me bollek..Dhe duart e Muhametit e provuan ate shterngim.Baba e bir te lidhur..Litar kishte akoma..E koklaviten ne kocaqet e samarit.Dikush hipi ne kale..Kafsha u nis me zor,,nuk deshte te nisej..Kjo kafshe e urte kishte mbajtur dru ne Bofje,ne Ostrovice,kishte mbajtur grure,kishte terhequr branën per te thyer plisat,por kurre, nuk kishte terhequr njerez zvarre..Akoma më kafshe ishte ai qe kishte hipur mbi ate kale,ai qe terhoqi keta njerez zvarre,prapa atij kali te urte
Ne po shtronim rrugen me kalldrem…Qendruam ..Dy trupa po i terhiqnin ne kallldremin tone te pashkelur,…kalldremi u skuq,krahet na u prene,,pak me tutje ishte balte,,balta ..fati tyre,ne balte nuk vriteshin,,guret ah guret ju dermonin kockat..Aty neper balte, dy trupat rreshqisnin pa u demtuar,,Muhameti kishte mbetur si nje kercu,,Xha Sabriun e degjuam qe te kerkonte ndihme nga perendia
-Aman Allah,aman…Ja Ali Baba,ja Ali Baba..keto ishin fjalet qe degjuam…syte i mbeten nga i biri,qe nuk po jepte shenja fare..Filma mesjetare..Ç,them,Edhe film po te ishte,do te shkruhej ne ekran:,,
‘PER MOSHAT MBI 18 VJEÇ”
Kjo qe pame nuk ishte film,oh,sa mire sikur te ishte film,por ata ishin njerez te gjalle,kishin shpirt,si te gjithe ne…..Muarren kthesen per ne Vrepcke,ne qendren e kooperatives dhe nuk i pame me…Aty ne Vrepcke,kishin thirrrur Kujtimin,shoferin e kooperatives,po dhe ky nga Nikolica.bashkefshataret e tij,shtepite e tyre,ne Nikolice,nje ure druri i ndante,Adem Tahiri,i ati i Kujtimit,ishte moshatar me xha Sabriun,me kete plak te lidhur,qe duhej ta shpinte ne qeli..Po urdheri eshte urdher,dhe vella ta kesh …Me tej nuk dihej ku i shpune,as ndonje gjyq nuk u be
Ne ditet ne vazhdim,mendjen e kisha tek ata dy njerez,ku i cuan,mos i vrane,mos..,mos,mos……Degjova qe i shpune drejt e ne Spac
Poshte rruges qe shtronim me kalldrem,fare pak metra larg,ishte ajo kasollja e internimit..Dy burrat i muarren,mbeten dy gra te ngujuara,mendja ime kishte ngelur aty,.Aty brenda nje nene,dhe nje vajze 16 vjecare..Mendja me rrinte aty,si ti ndihmoja..Ishin njerzit e mij,mbi te gjitha ishin njerez..Akoma pa rrene gjethet e ahut,Bofja u zbardh nga debora,oxhaqet e Dusharit tymosnin,vetem ajo kasollja e internimit,nuk jepte shenja jete..
.SKODA-t, ngarkoheshin drejt Korces me dru,njera pas tjetres..Tanime te gjithe e dinin historine e kesaj kasolleje,pos askush nuk mund ti ndihmonte,ato gra ishin armike,as mirmengjes nuk ju thoshe dot
Mua me gerryente perbrenda,ti shihnja,ose ti takonja ato gra,deshiroja rastesisht se te hyja brenda kisha frike.Por e vendosa,nje dite qe punoja i vetem aty ne rruge ,ku po ngrinim nje mur mbajtes,e morrra guximin hajdutçe trokita ne ajo dere e mbeshtjelle me copa plasmasi dhe thasesh linaci..E shtyva pak,nuk hapej e gjitha..brenda eresire,,guret e nxire nga nje bloze e vjeter,te kalllnin frike,,.Ndoshta ketu kishin nxjerre raki me pare,se pervec tymit e blozes qe kishin marre muret,vinte dhe nje ere e tharte bërsi kumbulle Poshte nje rogoz,mbi nje truall balte,disa ene guzhine perballe,.Ne qoshen e djathte dy qenie njerezore,ngrohnin njera-tjeten me fyromat e tyre.As u tremben fare, vetem se Dita,beri nje levizje te lodhur te kokes dhe po me shihte e habitur,nuk ja priste mendja te ndodhesha aty,. Syte i kishin hyre aq thelle ne zgavra,sa thua ti kishte fshehur vete Nuk kishte fuqi as te fliste as te ngrihej,filloi te qante me logerime,sikur qanin ndonje te vdekur..Vera nuk e ngriti koken fare..Floket e dredhura e me onde,i kishin mbuluar fytyren ashtu sic rrinte kutullaç
-Teze Dita,-keshtu I therrisnin gjithe femijet e fshatit- mos qani,burrat do vijne,nuk kane bere gje,do ti leshojne..Edhe ti Vera mos u merzit..
Jashte,nga mbrapa kasolles,lart ne rruge, degjva qe frenoi nje kamion i madh..U tremba..Nxorra vetem koken fshehur.Skoda ngarkuar me dru kishte qendruar aty me lart,ne buze te rruges,goma e jashtme thuajse ishte ne ajer, jashte rruge . Shoferi,nje thinjash,hipi ne maje te druve,pa njehere ketej,njehere andej,e me shpejtesi,u dha nje te shtyre druve,ato qe ishin ne maje rrane e rrukullisen ne tatepjete,drejt e mbrapa kasolles,nje pjese mbeten ne pllaje..copeza debore te ngrire,ishin ngjitur pas druve te ftohta..Dola… Shoferi u tremb.
-Mu hap spondi duke ikur- me tha-,dhe me rrane drute,por neser do ti ngarkoj ,se sot u vonova e kam frike se me ze debora-me genjeu shoferi
-Te pashe- i thashe une,por a ti afroj dhe keto te pllajes ne kasolle
-Jo tani- me tha,-hajde te ikim shpejt,shpejt,shpejt…
Hipa dhe une..Shoferi leshoi frenat e dores,mjeti u nis dhe u ndez pak me tutje,zinxhirat e spondeve terhiqeshin zvarre,nuk duhej te qendronte, Ikte aq shpejt sa une u frikesova,dru te shkalafitura,binin ku e ku rruges..Nuk fliste fare.Nuk me njihte shume,vetem e dinte qe punoja ne rregullimin e rruges.Edhe une si emer,…..Tomor i thoshin,i vareshim spondeve si majmunet mengjeseve,per te shkuar ne pune,me kembe ishte 1ore larg..Tomor kokbardhi i thoshin..Kishte ca floke aq te bardhe sa une nuk kisha pare ndonjehere..Kur u afruam ne sektor,aty ne kthesat e Zerecit,qendroi,morri fryme si i lehtesuar,..Zbritem dhe e lidhem zinxhirin e akullt
-Une dhe ti-me tha,-se eshte me zarar,sidoqe te jete puna mua me rrane drute vete,s’i kishin ngarkuar mire punetoret..Ç’te bej,-tha,-me vjen keq,nuk kalohet pa dru ne Dushar,pastaj jam nga Kolonja dhe e njoh ate familje
-As ti Tomor mos trego qe une hyra atje
-Une s’pashe gje -tha,dhe qeshi,atehere ja pashe dhembet,njerin te veshur e te tjeret si ruaza te medha,,Syte e bardhe i ndriten edhe pse muzgu po binte
Morri kthesat per Moglice,une hyra ne barakat e sektorit,dritat ishin ndezur.Desha te qetesohem
kisha pare shume ate mbasdite te ftohte nentori..Te pakten askush nuk me pa..Te pakten dru do te kene per disa kohe,ato dy gra te vetmuara,Tomori u beri nje dhurate,dhe ato vete nuk e dine nga erdhi kjo e mire,u erdhen drute ne dera
Te nesermen zuri nje shi I madh,dhe malet u zbardhen..Makinat e druve nuk shkonin dot me lart se kthesa e Zerecit,xhironin aty,xhironin,xhironin e shoferet ktheheshin te deshperuar,,Ne nuk punuam fare,gjithe diten domino,gjithe diten ne klub,pas zjarrit
Diten tjeter u nisem me kembe per ne pune,makinat e druve nuk po vinin..kalonim perpara zyrave te kooperatives..Daja Ilmiu me pa,ose me mire te them po me priste
-Nipce,ja hajde pak
E pashe qe nuk ishte mire,u fut i pari ne zyre,u futa dhe une,sa nuk me ra te fiket,nuk e kisha pare dajon ndonjehere ashtu
-Ku ishe pardje,ne mbremje- me tha
Nuk arita te kurdisnja ndonje genjeshter,pellemba e trashe,dhe gishtat e lemuar te dajos,kerciten ne faqen time te ciknosur nga thellimi i mengjesit,dhe nje shpulle tjeter ..dhe nje tjeter,une vinja duart per tu mbrojtur,nuk kisha provuar te me rrihnin ndonjehere,sidomos dajua,qe e desha shume
Nje cast me zuri per flokesh…’Bobo mi shkuli fare mendova..Ai me terhoqi pas vetes,,dora e tij tere tul,nuk po me terhiqte me floket,as po mi shterngonte…papritur filloi te me ledhatonte,po dhe aq papritur filloi dhe te qante,dhe po me puthte ne faqen e djathte,e cila me leshonte zjarr..Lotet e dajos e lagen faqen time
-Mos e kishe bere per mua,-tha-me fute në dhe..Me fal qe te godita nipce..me fal…me faaaal-dhe e zgjati zene me ngasherim-por me mire une se ai buckua(e kishte fjalen per operativin e zones),besoj se do mbyllet me kaq..Kujdes..kujdes
-Pune te mbare- me tha-dhe rruaju, te te rruaje perendia.keto jane gjera me zarar
Ajo ishte dita e fundit aty..Sektori u shperngul ne Moglice,se lart ne Bofje nuk punohej,dimri kishte hyre,per te mos u larguar me
S’e di cu be ne ate kasolle,debora patjeter qe do ta mbulonte murin e siperm,aty ku kishin mbetur drute,qe Tomori ju kishte hedhur,ndoshta e dinte qe do ishte rruga e fundit per ne Bofje,ndoshta dhe Tomori si une e kishte ngulitur mendjen ne ato dy gra te ngujuara,ato dy gra te mavijosura,pa dru ne mes te druve..Nuk e di cu be me tej,,Burrat thoshin qe ishin ne Spac,por asnjeri nuk e dinte sakte
Bujarit i erdhi dita per tu liruar nga ushtria..Ishte shume i gezuar,2 vjet pa pare njeri…sa mire mendonte,Do mblidheshin te gjithe,do festonin vitin e ri ne ate shtepi te ngrohte,aty ne fshatin kufitar ,ne Nikolice..Kaçkat kishin bere shume ate vit,,Dita me Veren do thurnin ate bakllavane me 100 pete,pastaj do dilnin per vizita,me moshataret ,do dilte dhe per gjah.Keto mendonte Bujari duke ngjitur perpjeten e Biglles,qe kishte 1 metro debore..Ne maje te Biglles,takon disa fshatare nga Arreza,u takuan,njiheshin
Ku shkon o Bujar,- e pyesin
Bujari i shkrete u cudit nga pyetja,nuk dinte asgje cfare i kishte ndodhur,as kishte patur lidhje me te familjes
-Ne shtepi,,ku te vete tjeter,u lirova,
Nuk ke njeri- i thane,-shtepia jote eshte bere magazine per patate,-dhe ja treguan cfare i kishte ngjare
Kaq ishte.Deri aty ishte Bujar,deri aty ishte njeri,pastaj ngriu,mbeti nje statuje per nje cast,pastaj kembet e tradhetuan u perthyen,ra ne debore,e ngriten ai nuk ishte me njeri,ai iku nga kjo bote,mendimet ju mblodhen kapice ne mendje,mendja nuk i duroj dot,kaq ishte.
Ashtu e shtyu jeten dhe per pak kohe,..Iku ne moshe te re,atehere kur duhej te ndertonte jeten
Ky ishte kalvari i nje familjeje nikolicare,kalvari i familjes Zhuli.,nje familje e madhe, nje familje e nderuar ne Devoll e Kolonje..
.U zgjata pak,..me falni te dashur lexues.. me falni,..por nuk dua qe pluhuri i koherave te mbuloje vuajtjet,lotet,nderin e atyre qe provuan thiken e rregjimit enverian.Desha dhe une te kontriboj sadopak,ndoshta fare pak..Kjo eshte vetem nje grimce e atij terrori..Mjerre ata qe e kane kaluar..,Ne duhet te krenohemi me ata qe i rezistuan kohes edhe pse e kundershtuan ate,ne duhet te njohim historine me pluset dhe minuset e saj… Ky eshte nje detyrim njerezor.

Shkruani nje pergjigje