Individi apo Qeveria

Nga : Indrit  VOKSHI

Në çdo vend ku pretendohet liri dhe demokraci, drejtësi, sukses dhe pasurim përmes punës, ka një luftë midis individit dhe qeverisë.Në Shqipëri qeveria po fiton pozicione, individi po humb pozicione. Qeveria po merr më shumë para dhe po bëhet më e pasur, individi po paguan dhe po humb më shumë para, ngaqë po ia merr qeveria.

Qeveria po bëhet më e fortë, më e frikshme, më e dhunshme, më arbitrare, më e pafrenueshme, kurse individi më i dobët, më i varfër, më i përulur, më i strukur në guackën e vet. Kjo ngaqë qeveria mund ta poshtërojë me arrestim e s’ka kush e mbron, mund t’ia shkatërrojë punën e biznesin e s’ka kush i del zot, mund ta dhunojë dhe qeverinë s’ka kush e ndëshkon. Prandaj duhet synuar, që individi të fitojë më shumë para, kurse qeveria të marrë më pak nga paratë e individit. Që individi të ketë prioritet në raport me qeverinë. Që qeveria të mos mundet ta arrestojë pa arsye, të mos mundet ta gjobisë pa ligj, të mos mundet ta nështrojë e që pastaj individi të ketë vetëm nënshtrimin si rrugën e vetme për të mbijetuar. Nga këtu fillohet e për ketë duhet të luftohet.

Shkruani nje pergjigje