SIKUR TË MOS ISHTE EDI RAMA

Nga : Ilir  LEVONJA

Vetëm Edi Rama nuk ka asnjë arsye të krenohet sot, pse Shqipërisë iu hap rruga për çeljen e negociatave. E për më keq akoma, ata që mendojnë dhe gjykojnë se fal reformave të tia, vendi po hyn në Bashkimin Europian. E para në Shqipëri nuk janë bërë reforma, por manovra. Dhe zor se do bëhen reforma me këtë klasë ekzistuese politike. E dyta, kurrë më shumë se sot bota perëndimore nuk i është trembur asnjëherë, nga lufta e dytë botërore e këtej, influencës së re ruse në ballkan. Nuk i është trembur erës së trazirave që gatuan Kremlini me pushtetin absolut të Putinit. Apo dhe këtij sulltanit të ri, Erdoganit, i cili përmes radikalizmit fetar po kërkon të bëhet faktor si një perandori otomane e re. Reformat i njohin dhe i bëjnë ata që njohin mirë rotacionin e pushtetit. Edi Rama i do reformat po aq sa i deshi Nano, Berisha, Meta etj. Aq më tepër tani që bashkëshortja e tij përflitet si seksere a aksionere e parë në abi bankë. Edi Rama nuk i do reformat e sidomos këtë vetingun, pasi e di mirë që edhe ai është në listën e peshqëve të mëdhenj. Shqiptarët duhet ta dinë mirë dhe duhet ta fusin në mëndje se sikur të mos u kishte rënë për pjesë një si Edi Rama, do ishin bërë pjesë e bisedimeve që në 2012. Mirëpo ky Edi Rama, me bojkotet, çadrat, darkat tek krokodili, nuk dha asnjë aternative tjetër veçse tekat e tia dhe të Taulant Ballës. Eshtë akoma një rrugë e gjatë, akoma shumë detyra shtëpie për tu bërë. Aq sa mos ju duket çudi që shiritin e anëtarësimit ta presi Lulzim Basha. Po t’i referohesh memories, traditës së rrotacionit shqiptar, ndarjes së pushtetit etj., gjasat të çojnë në këtë përfundim. Dhe Europa sikur po u ndan hisetë, njërit vizat, tjetrit negociatat. Kjo për tekata e antireformatorëve tanë, por edhe për interesat e saj. Kush e njeh pak perëndimin që ka për bazë llogjikën ekonomike, e kupton fare mirë se sa bajate duket politika shqiptare e trysnuar nga mbetjet e propagandës dhe pinjollët e saj.

Kur themi do kohë, kemi si shembujt vendet fqinjë me ne, Mali i Zi dhe Serbia. Ata që duhet të gëzojnë, madje të gëzojnë me lot në sy, të qajnë…, janë shqiptarët. Biles të shkojnë deri atje sa të përzënë Edi Ramën me kompani nga rezidenca qeveritare. Pasi për shqiptarët Edi Rama nuk është asgjë tjetër, një thikë me dy presa. E pengoi Shipërinë në 2012 dhe plot gjashtë vite më vonë merr meritat e një strategu që po e afron vendin në familjen e madhe europiane. Kjo është antimeritë sidomos kur bëhet fjala për vendin, shoqërinë apo shqiptarët në përgjithësi. Sado të gëzojë ai, sado që të hidhen e gëzojnë soji dhe përkrahësit e tij, ai është modeli autoritar i nomenklaturës, i cili e do Europën për vete dhe jo për shqiptarët. Nga ana tjetër, është modeli që mendon se me anëtarësimin në familjen e madhe do shpëtojë dështimin e plotë të ekonomisë sonë. Dështim e tij dhe sojit paraardhës duke e lënë Shqipërinë me një borxh të jashtëm në vlerat më të larta karshi prodhimit në vend. Mes nesh ka shumë që e konsiderojnë si shpëtim futjen në BE, sikur mbaruan hallet. Në fakt nuk është ashtu. E sidomos për mendësinë tonë që, shkojmë tek sporteli i asistencës me benz mercedes. Kjo ka domethënien e ndarjes sa të pabarabartë të thërrimeve sociale. Se përfiton të ardhura, ai që njeh, ai që paguan nën dorë. Do jetë një trysnin e rëndë, frymëmarrëse sepse edhe pse kanë kaluar kaq e aq vjet në ekonomi të tregut, ne nuk kemi fituar as 1% kulturë tatimesh, taksash, detyrimesh. Europa nuk është kështu. Ne jemi një tufan marramendës i bashkishit në xhep. I fishkëllimit të gomave, i dukjes etj. Megjithatë duket sikur na erdhi shanci pasi siç e shikoni, era e luftës në Siri po kutërbon. Zonat e influencës, kufijtë, territoret, bazat etj. Perëndimi nuk do rishtas një bllok lindor matanë Puglias. Dhëntë Zoti kësaj here e kanë vulosur. Se, sa për reformat e Edi Ramës, ta dini as i çojnë nëpër mend.

Shkruani nje pergjigje