Kukesi, o shokeni, Kukesi

Nga : Mirela  CELA JORGO

Te flasesh per Kukesin nuk eshte e lehte per mua. Nuk e kisha vizituar asnjehere kete qytet dhe mu dha mundesia per te qene ne protesten e ceshtjes se detit. Une jam me origjine nga juglindja e vendit gershetuar me gjak kosovar nga nena dhe nuk e kisha vizituar veriun e Shqiperise. Eshte turp vertet sesa pak e njohim Shqiperine. Eshte vendi me magjepes ne te gjitha kuptimet. Kapricot e motit te javes qe shkoi na shoqeroi gjate gjithe rruges nga Kukesi deri ne Kosove. Malet e Shqiperise kane nje mister dhe bukuri terheqese. Edhe pse kjo zone e vendit noton ne pasuri natyrore dhe minerale eshte tejet e varfer. Hija e varferise te uleret para syve por nderkohe pasuria nentoke sikur godet me nje force qe vjen nga thellesia e ketyre maleve. Veshtroja si nje femije i cuditur gjithcka me nje kersheri investiguese duke i bere shume pyetje miqve te mi ne makine. Kur arrita ne Kukes mu shfaq perpara nje pamje e mbushur me ca banesa banimi dhe qendra e qytetit e rrethuar nga nje hije ” vdekje”. Disa adoleshente qe ate mengjes fundjave nxitonin per ne kurset passhkollore brenda godines se bashkise. Ishim ne , me pankarta dhe flamuj qe po prishnim ate qetesi vrastare te atij qyteti. Nje shoku im i cili e njihte mire qytetin me shoqeroi ne nje xhiro te shkurter perreth qendres. Ata njerez qe takuam kishin nje veshtrim mirenjohje per ardhjen e mysafireve te ” zhurmshem” por patriot. Nje kuksian me tha qe qyteti eshte drejt boshatisjes nga te rinjte sepse nuk ka pune . Pse ? e pyes, nuk investohet ne pasurite minerale qe ka e gjithe zona? Ai nenqeshi dhe u pergjigj shkurt. Sepse duan te vjedhin politikanet tane. Rroga minimale shkon 150 euro dhe mund te punosh ose kamarier ose me ndonje tregti me Kosoven.

Kush ka fat edhe mund te kete ndonje pjesetar te punesuar ne ndonje biznes . Kuksianet na priten me nje bujari tipike te shqiptarit. Te embel ne biseda dhe shume te respektuar ne sajdisje. Prane meje tek bar- kafeja e qendres se qytetit, kisha prane nje ish drejtor shkolle , nje burre fisnik dhe me nje ze kumbues i cili fliste me dhimbje per varferine e familjeve kuksiane. Por kishte nje mendje te arte dhe nje informacion per gjithcka . E keshtu jane te gjithe kuksianet, me tha. Ne fakt ne pallatin tim banojne disa familje kuksiane dhe te gjithe banoret e pallatit i duan keta njerez sepse jane shume fisnik ne marredhenie me te gjithe. Aty ndjehemi si pjese e nje familje qe ka karakteristikat e zones se tij te origjines por ne thelb mbetemi ata shqiptare me zener te madhe. Kuksianet jane njerez qe suportojne dhe durojne shume per gjithcka por ama kur shperthejne nuk ka zot ti ndal sepse respektojne me fanatizem gjithcka te tjetri por kane respekt per veten. Rruga e Kombit mbante gjalle ne ekonomi me dhjetra familje kuksiane . Ajo rruge eshte jeta e tyre. Taksa teper e rende e asaj rruge pa u dhene nje alternative tjeter rruge paralele , do te thote ta varrosesh ate qytet te ngritur ne nje natyre magjepsese por qe eshte lene ne harrese. Kuksianet jane njerez fisnik por edhe te mencur me nje krenari te bukur shqiptari. Reagimi i tyre i djeshem me ben te kuptoj se shqiptari nuk paska vdekur kur ia shtypin kurrizin. Gjithkush te nxjerre mesim nga kuksianet. I love you, KUKES.

Shkruani nje pergjigje