PALMAT QË NUK ZUNË KOKRRA DHE TARIFA E RRUGËS SË KOMBIT

Nga : Ilir  LEVONJA

Krejt ndryshe nga vëllazërit këtej kufirit, ata në Kosovë reaguan menjëherë. Vëllazërit këtej e kanë me ftesa, e kanë me tu mejtuar, me tu lutur. Kanë nisur udhën ca e-maile në internet. Mblidhemi nga e shtuna, në Kukës…, si thua a protestojmë për taksën e rrugës së Kombit? Krejt ndryshe ata matanë Morinit, harxhuan ca karburant, ca frymë boriesh. I shkruan ca parulla. Këta, këtej e kanë në modë, paracaktojnë datën, porosisin autobuzë etj. Një lloj strategjie pensionistësh, sepse ajo shoqëri që ka humbur sensin e reagimit, ko a dalë në pension.?! Ose është tërësëshisht bashkëpunëtore me padrejtësinë. Nuk ka rrugë të mesme. Nga ana tjetër ka një vërshim me ironi mbi taksimet dhe të tjera. Duke u përfshirë në atë gjullurdinë, karakteristikë e jona, zhurmën për të kaluar radhën. Apo në inversionet politike të meritave, çmeritave, detyrimeve dhe taksimit. E vërteta është se, pagesa e kërkuar nga qeveria nuk është taksë. Taksë është ajo që quhet leje qarkullimi për automjete. Dhe nuk e di pse nuk i dallojmë dot këto. Ose nuk duam?! Ose…, dalim prapë tek konstatimi i mësipërm, se, jemi bashkëpunëtorë në zhvatjen që i bëjmë vetvetes. Në rastin konkret, ajo që të bën ta quash si një shqetësim normal të vëllezërve matanë Morinit, por edhe brenda Shqipërisë, me sa kam parë në ato kronikat televizeve të lajmeve, ka një dakortësi dhe një vetëndërgjegjësim social që tarifat e rrugëve duhet të vihen në praktikë. Pra të gjithë janë të ndërgjegjshëm që duhet paguar. Ndryshe nuk mirëmbahen rrugët. Këto janë praktika normale kudo në botë. Por edhe ke se kujt t’i kërkosh llogari në ato mishmashet ku përfshihen aksidentet, ku shpesh mungojnë deri elementët më fillestarë të paralajmërimit. Punohet në rrugë si e kur ta dojë qejfi, pa asnjë tabelë sinjalizuese etj. Kjo nuk është se do i shmangi të gjitha, por do t’i minimizojë ato. Do minimizonte dhe edukonte qarkullimin me njoftime e të tjera, duke bërë të mundur edhe ripërtrimin e rrugëve dytësore. Ato që ne i kemi lënë në harresë, si, relike arkeologjike. Janë akoma të domsdoshme. Madje do u ndihet mungesa shumë shpejtë. E gjitha është se njerëzve u duket tepër e lartë.

Dhe me të drejtë. Pasi tek ne, përfundimet tarifore nxirren nga ata specialistë reaktorë partish, të cilët për të mbushur gropat e buxhetit nxitojnë në akordime. Janë ato gropa të shkaktuara nga tritoli, shembjet me tritol, me urra. Janë ato gropa nga ato palmat e thara të rrugës së Durrësit. Dhe dëmet infrastrukturoe që sollën nga pas, si përmbytja e biznesve anës autostradës. Po të mos ishin tharë palmat e rrugës së Durrësit, tarifa e rrugës së kombit do ishte më e ulët. Kjo është e frikshme, pasi janë simptoma të deficiteve qeveritare, të një shteti në falimentim. Kjo edhe për faktin se tarifat vendosen të mirëstudiuara dhe në bazë të të ardhurave të pagave mesatare të komunitetit. Në ktë kontekst Shqipëria është në atë gjashtëshen e fundit të vendeve të Europës, pa le pastaj më gjerë në botë. Dhe nuk ka rëndësi se cili faktor nga jashtë do kaloj në rrugën tënde. Aq më mirë kur ky, është me shumicë. E them këtë nga ca mendje që e shohin me syrin nga sipër, sikur ata matanë Morinit, po ankohen si shumë dhe të paguajnë kokërr më kokërr se kështu duam ne. Vetëm në ekonomi nuk ka me dua unë kështu, hiqeni nga mendja këtë. E kemi pas postulat në ato monedhat tona, i paguhet prurësit më të parë. Dhe pas kësaj shtoni, edhe tjetër, jo vetëm që i paguhet po t’i rrish edhe drejtë. Klienti është po aq i shenjtë sa prona, një dualitet që sjell vetëm progresin. Pa u futur më tej në faktin kombëtar. E rëndësishme dhe ajo që duhet t’i gëzohemi, është më në fund ndërgjegjësimi i pagesës, tarifës. Kaq… sepse vimë dhe jetojmë akoma nën atë kulturën nën dorë dhe bëje për mua. Tarifat dalin në kollaj. Dhe me kalimin e kohës, në bazë të shërbimeve që ofron konçesionari. Apo ai që do i dali për zot kësaj pune, mund edhe të ndryshojnë. Kështu me shpatë të madhe, përmes unit, vepron vetëm Kim Young-u i Koresë së Veriut.

Shkruani nje pergjigje