I cmenduri Edvin….

Nga : Indrit  VOKSHI

Përbetime “Për fëmijët tanë..”, “Unë nuk iu tradhëtoj kurrë ju si popull..”, “Po bëjmë reforma..” etj. Një teatër lëpirjeje ndaj të njejtit popull që të enjten e quajti me përbuzje penis që nuk ngrihet. Karakter i pështirë.

– Sa për reforma, Eurostat nxjerr se në 2013-2016, plot 140,197 shqiptarë janë larguar për azil, pra 5% e popullsisë. E gjitha kjo sepse populli shqiptar ka alergji nga vendet e reja të punës, ndaj largohet.

– Aplikoi “Reformën e Dritave”, iu mori edhe peslekëshin e fundit deri edhe lopën fshatarëve, kur sipas statistikave debia më e madhe ishte në autostradën Tiranë- Durrës dhe në bllok. Show.

– Sikur të mos mjaftonte kjo, nisi fushatën e mbifaturimeve me moton “Paguaje se ka hyrë në sistem”, me të cilën iu grabiti me mbifaturim shqiptarëve rreth 50 milion euro. Ndërkohë që thelbi i reformës nuk është mbledhja e lekëve si qëllim në vetvete por, përmirësimi i shërbimit. Ky mblodhi vetëm lekët si qëllim në vetvete. Grabitës i shfrenuar, me projekt.

– Dorëzoi 1/4 e territorit të shtetit tek grupet e trafikut të hashashit, operacioni më i madh i shkeljes së ligjit, me pilotim qeveritar, pasi nëse nuk e kemi harruar, kultivimi është vepër penale. Ama ende ka guxim të përbetohet për ligjshmëri. Hipokrit.

– I dha pushtet vëllait të tij për të ndërtuar laborator kokaine në Xibrakë. Olsi Rama rezulton në Tims se ka lëvizur me makinën që gjermanët ndoqën për t’i çuar në Xibrakë, pasi i kishin instaluar sinjalizues. A prapë ka guxim të na përbetohet se nuk ka lakmi për të fituar para, gjithçka e ka për ne. Etj etj.

Ndaj revolta e Kukësit duhet të kombëtarizohet për t’i treguar këtij dhe cilitdo mbas tij, socialist apo demokrat qoftë, se sovraniteti i përket popullit shqiptar. Jo kryeministrave.

Se shqiptari është pronar mbi tokën e vet, mbi paratë e veta, mbi të drejtat e liritë e veta; shqiptari nuk është krijesë që gjykon me stomak por, ka nerv, ka inat, do respekt, kërkon dhe lufton për t’u trajtuar si njeri.

Shkruani nje pergjigje