Pse Europa ka nevoje per Berlusconin

Nga : Klodian  TOMORRI

Megjithese humbesi me i madh i ketyre zgjedhjeve, Berlusconi eshte shpresa e vetme per ta mbajtur Italine ne shinat e nje shteti normal pa rreshqitur ne ekstremizem. Salvini eshte nje i papergjegjshem i rrezikshem. Dy tezat e tij kryesore politike jane te nxjerrim anijet e ushtrise t’i hedhim emigrantet ne det dhe euro duhet te marre fund.

Ate te M5S-se jane ca sharlatane karagjoza. Nese Italia bie ne doren e radikaleve Europa do te kete probleme te medha. Nese mandatohet Salvini si kryeminister, me gjasa tregjet do nervozohen, ndersa euro do humbase terren. Gjynah se Italia dhe Europa jane ne rimekembje te plote ekonomike. Dje papunesia ne Eurozone zbriti ne 8.6 per qind, ndersa rrogat kane filluar te marrin veten per here te pare qe nga viti 2008.

E vetmja shprese eshte qe Berlusconi t’i mbaje Salvinin dhe Melonin ne qender. Jo me kot deklarata e tij e pare pas takimit me Salvinin ishte qe Italia do te kete nje qeveri te qendres se djathte. Keto duhet te ishin zgjedhjet e qendres se djathte me Tajanin kryeminister dhe Berlusconin regjisor pas kuintave. Por italianet thjesht bene ate qe dine te bejne me mire, karagjozllek. Ky nuk ishte moment per italianlleqe, por verdikti i sovranit nuk diskutohet.

Shpresat jane qe Berlusconi te arrije te diktoje vijen politike te qeverise se re, nese ajo do te jete e qendres se djathte. Reformimin e sistemit tatimor, permes uljes se presionit fiskal dhe zbutjen e epsheve ksenofobe te Salvinit. Pastaj nje skenar me qeveri Lega-M5S eshte risk serioz per Europen. Ndaj sot e gjithe Europa i ka syte nga Berlusconi. Perfshire Merkelin.

Shkruani nje pergjigje