Kutia e zezë e fluturakes borë e bardhë

Shkruan : Zamir  GJURGJI

Sa më shumë zbardh bora, aq me shumë nxijnë pushtetarët; sa me shumë shtohen ngricat, aq më shumë u kallkanosen shpirtrat; sa më shumë ulen temperaturat e motit, aq më shumë ngrefosen ideologët e mitit.Sa më shume qerthullon era, aq më shumë shpërfaqen fluger partiakët; sa më shumë shpalosen qëniet zemërbardha e të pafjala, aq më shume nxjerrin koken qeniet zemerakull e fjalamane; sa me shumë shtohen kapuçonet e zinj; aq më shumë zezohen bluzat e bardha; sa më shumë firojnë paratë e bardha për ditë të zezë, aq më shumë shtohen valutat e zeza për netët e bardha; sa më shumë punohet në të zezë, aq më shumë shtohen çeqet e bardha në duar të zeza; sa më shumë shtohen tangat e bardha, aq më shumë shthurren togat e zeza; sa më shumë mungon e bardha në të zezë, aq me shumë nxihet lajmi i zbardhur; sa më shumë shtohen shamizezat, aq më shumë pakësohen fustanbardhat; sa më shumë davariten rrugëve vijat e bardha, aq më shumë daroviten të katranosurit nga vizat e bardha; sa më shumë shtohen vetullngrysurit, aq më shumë venitet e bardha e syrit. Sa më shumë firon Borëbardha, aq më shumë çmohet e vezullon… Birëzeza!

Shkruani nje pergjigje