Avokat Maksi, 25 mije lekeshi i fukarait dhe 613 kg kokaine te ustait..

Nga : Basir  COLLAKU

Çfare droge, çfare kokaine, ai ishte nje shofer me page 25 mije leke..” Keshtu u shpreh para gazetareve avokati mbrojtes Maks Haxhia, duke kerkuar ndihmen e ironise per te sheqerosur ngjarjen. Po ky “fakir” kishte hequr menjane ca leke thua per te siguruar mbrojtje ligjore me te kerkuaren ne tregun e avokatise..!! Porosia e kokaines erdhi nga Kolumbia dhe ngarkesa nuk mberriti ne adresen e paguesve te pare. 613 kg u sekuestruan nga policia. Partneret i kishin marre masat ndaj çdo surprize policore ne Portin e Durresit dhe infot bashke me skanerin zbuluan se poshte bananeve vinin fruti tjeter ekzotik me i shtrenjte. Kokaina. Qeveria ne eufori deshmoi suksesin, Xhafa u shndrit paradite dhe ngrys pasdite, Rama qortoi BE-ne per paaftesi dhe mburri veten per krejtzotesi, Veliaj ndoshta mendoi kujt kulle iu shty pagesa dhe dergesa, Meta falenderon italianet, antimafia falenderon shqiptaret, Rames ia rrezojne deklaraten e mevetesise kolumbianet, opozita sheh ne arkiv per emra dhe rrit akuzat, drejtesia sheh kete zjarr dhe perpiqet te rrije akull. DEA sheh, degjon, vepron dhe nuk ka ndermend te fale asnje shejtan pavaresisht veshjes. Tashme jane dy te arrestuar dhe Prokuroria me gjykaten nisin procesin. Pronari i firmes Cekaj, ikur ne Gjermani, sikur dikush nga policia ti kishte prere bileten dhe jo urdherndalimin, tregon barcoleta me peshq e bretkosa duke premtuar se po vjen por daten do te na e thote ndoshta njeheresh me Balilin dhe Tahirin. Shoferi, punonjesi me page minimale, mbrohet ne gjykate nga studio ligjore ndoshta me e shtrenjta ne Shqiperi. Avokati Maks Haxhia, ish-prokuror i pergjithshem, merr ne mbrojtje Lushajn dhe ju thote gazetareve per ti bindur ne pafajesine e klientit se ..ai 25 mije leke merr, ku ka lek ai te merret me droge…Po ka te drejte avokati. Ne fakt klientet e avoaktit Haxhia jane ata qe kane xhep te shendetshem. Ministri Tahiri eshte nje nder me te fundmit. Dhe ish-ministri nuk thuhet se ishte aspak holle nga “karburanti”, siç u thone parave me dashamiresi avokatet. Mbrojtja e Haxhise eshte çeshtje mijera eurosh. Klientet e zyres jane me se shumti njerez qe kane portofol plot, pavaresisht vepres penale te kryer prej tyre. Kjo eshte çeshtje tregu dhe profesioni, ndaj rregullator eshte pikerisht kerkesa dhe oferta. A shkojne klientet aty sepse zyra ka pushtet ndaj pushtetareve, sepse di marifetet e marreveshjeve me prokurore dhe gjyqtare, apo siç kuvendon populli, nuk ia ha qeni shkopin ne zanat, kjo eshte dileme dhe meter i paqarte. Po kush e mbron shoferin, avokati, firma ku ai punon, apo ngarkesa plot telashe, kjo eshte ende dyshim pyetjesh. Ndoshta duhen koordinuar dhe rrefimet e te arrestuarve. Ndoshta 613 kilogramet e kokaines jane episode te lidhura me ngarkesa te tjera kokaine ardhur me heret ketej, nje Xibrake 2, apo “Habilaj-Tahiri 2” kjo mbetet per tu kthjelluar rruges. Pyetja e pabere sipas meje, te cilen koleget nuk paten kohe nga largimi i shpejte i avokatit ta benin ishte.. Avokat Maksi, ky i shkreti (qe realisht mundet te jete me shume gjase krejt jashte kesaj meseleje) me rroge 25 mije leke si do ti paguaje faturat tuaja te njohura per sasine e konsiderueshme te kripes.. ?! Sigurisht ka dhe humanizem ne drejtesi ku avokate te bindur te ndihmojne te pafajshem marrin persiper mbrojtje falas..Nuk duhet paragjykuar dhe une nuk po e bej. Por ne kete ekuacion drejtesie, me tre te njohura e disa te panjohura deri tani, avokat Maksi, 25 mije lekeshi i fukarait dhe 613 kg kokaine te ustait, jane ende pak per te na çuar ne zgjidhje te ekuacionit..

Shkruani nje pergjigje