ATA URREJTJE – UNË NEVERI !!!

Nga : Nebil  ÇIKA

Te hënën Kuvendi i Shqipërisë votoi alnëtarët e Bordit Drejtues te Institutit te Studimit te Krimeve dhe Pasojave te Komunizmit ne Shqipëri një prej kandidaturave te të cilit isha edhe unë si kandidat i të përndjekurve politike. Ashtu siç e prisja shumica komuniste Rama- Ruçi votoi kundër kandidaturës sime duke përzgjedhur dike qe nuk ka asnjë lidhje me përndjekjen politike, përkundrazi vjen nga ana tjetër… .

Thashë qe nuk shpresoja megjithatë respektova të drejtën dhe detyrimin qe kam ndaj shtresës qe përfaqësoj gjenetikisht , juridikisht dhe politikisht për te qene ne drejtimin e një institucioni shkencor, te vetmit qe i kushtohet tërësisht kësaj shtrese sakrificave dhe qëndrese se sajë heroike 50 vjeçare. Pati ne fakt një përpjekje te Grupit Parlamentar te PD dhe kreut te saje Basha për te arritur një konsensus me komunistet e PS-se, qe të paktën ky bord te ishte me te përndjekur politike te komunizmit ,, qe sigurisht i plotësonin edhe kushtet ligjore e profesionale ,dhe përgatitem se bashku një liste te pranueshme brenda kandidaturave te miratuara nga Komisioni Parlamentar i Ligjeve e cila do te miratohej me konsensus. Dhe siç thash me larte qe e prisja , Grupi Parlamentar i PS-se ra dakord për të gjitha kandidaturat e tjera përveç times  . Votimi në Kuvend ishte planifikuar dy jave me pare , por PD kërkoi shtyrjen e votimit duke kërkuar qe PS-ja te rishikonte vendimin politik te grupit për kandidaturën time qendriom  por PS nuk ndryshoi qëndrimin duke me etiketuar mua si “krye-armik” një status historik i imi ne raport me komunistet dhe komunzmin , jo aq për detyrën time si Kryetar i te përndjekurve politike antikomuniste por veçanërisht për qëndrimin tim politik e profesional si gazetar. Me thënë të drejtën kur nuk kam prituar qe komunistët te kenë mendim të mire për mua e aq me tepër te votojnë kandidaturën time kjo për shkak se për shkak te asaj qe i kane bëre e po i bëjnë vendit , shtresës dhe familjes sime edhe as une nuk kam menduar ndonjë here mire për ta , nuk kam votuar e nuk ka asnjë shans ti te votoj sa te jem gjalle.

Ne fakt ndjehem shume mire me veten qe komunistet nuk me votuan e qe vunë veton veçanërisht për mua . Kjo tregon se jam ok me ata qe përfaqësoj gjenetikisht e politikisht dhe me bindjet e formimin tim moral e intelektual. Ne se ,te me falni , do te mundja te citoja ish kryeministrin e tyre terrorist Mehmet Shehu: “Kur te shan armiku je ne rruge te mbarë” , po ju them pasaardhësve te tij po aq komuniste ::Faleminderit qe nuk me votuat.! Ky qëndrim i tyre , për ata qer janë ende skeptikë, tregon edhe një here vazhdimësinë komunistë te PS-se . Një nga 10 pikata qe duhet te plotësonte komunisti sipas statutit te PPSH ishte “urrejtja për armikun “ qe jo vetëm u aplikua por edhe Iu deklaruar drejtuesve te grupit parlamentar te PD-se nga Taulant Balla ne rastin tim. Sigurisht ,qe personalisht nuk kam dyshuar krurë për ketë dhe jam i sigurt qe ky qëndrim i komunisteve nuk ka lidhjevetem me origjinën time antikomuniste por me qëndrimin tim ne te njëjtën linje me paraardhësit tim ne raport me ta . Nuk pres qe Rama te cilit u kujtoj çdo dite se është biri e nip i kriminaleve kundër njerizimit do ti lejonte deputet e vet te votonin për mua. Nuk ka asnjë logjike qe mund te besoje qe Gramor Ruci te cilin kam kërkuar ta çojnë ne Hage për gjenocid e krime kundër njerëzimit do te lejonte deputet e tij te votonin për mua . E njëjta logjike vlen edhe per mua .E njëjta logjike vlen edhe për emra te tille përfaqesueit  politik e gjenetike te familjeve me kriminale te Shqipërisë Bushati , Koleka ,  Klosi etje ,me një fjale e gjithë kupola politike e grupit parlamentar te PS-se. Mund ter rime ore te tera e te sjellim mijëra prova e augmente për këtë çështje por besoj se është e qarte pse deputetet komuniste nuk kishin asnjë shans te votonin për mua, me gjithë përpjekjen e dëshpëruar te PD-se për te arritur një konsensus për shkak te rastit specifik , institutit për krimet e komizmit .Kjo PS, këta drejtues te saje janë ne konflikt interesi te drejtpërdrejtë interesi me ISKPK pasi ai zbardh e publikon krimet e tyre dhe baballarëve te tyre e veçanërisht me mua qe kërkoj , publikisht dhe zyrtarisht ndëshkimin ligjor te tyre . Ata me te drejte me shohin si armik , por si armiq i shoh edhe unë . Ndryshimi është thelbësor është tek ajo qe kemi ndjere e  ndjejmë historikisht per për njeri tjetrin : ata urrejtje – un neveri !

Shkruani nje pergjigje