Lajmi Shqip » Blog Archive » ÇAMERIA E SHITUR NGA ETERIT DHE BIJTË - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

ÇAMERIA E SHITUR NGA ETERIT DHE BIJTË

Nga : Prof. Dr .Romeo  GURAKUQI

24000 shqiptare jane shperngulur forcerisht nga shtepite dhe pronat e tyre ne Thesproti, ne periudhen qershor 1944- mars 1945. Asnjehere qe nga kjo kohe, keto shtetas te Greqise me nacionalitet shqiptar, pasardhesit e tyre, nuk jane lejuar te kthehen me ne vatrat e tyre legjitime, te regjistruara ashtu, nga kohe qe nuk mbahen mend. Pronat e tyre u grabiten , shtetesia iu mohua, ndersa autoret e vrasjes se femijeve, grave dhe Paresise se Camerise mbeten te pandeshkuar ne shtetin helen dhe u trajtuan si heronj te spastrimit etnik te Epirit te Jugut. Shteti shqiptar i Enver Hoxhes, Spiro Kolekes, Koci Xoxes dhe komandanteve te tjere te Zones se Pare Operative, heshti per 50 vite per fatin e bashkekombasve te vet te perhapur si popull refugjat neper zonat me te varfera te Shqiperise se mjeruar nen dhunen e komandanteve. Pas 27 vitesh te renies se perdes ndarese mes Thesprotise dhe Kaonise, Kryeministri i socialisteve, qe fitoi zgjedhjet me force dhe para, deklaron sot pa u druajtur, se asnje problem nuk ekziston mes dy vendeve ne keto ane. Askush nga udheheqja qendrore me kompozim krahinor e shtetit shqiptar, nuk bzan dhe nuk distancohet nga politika e tij personale, e shitjes se te vertetes dhe e te drejtes. I njejti rreth familjar dhe krahinor, qe uzurpoi per 50 vite pushtetin ne kete vend dhe harroi shqiptaret e trojeve etnike, sot, me pasardhesit e tyre miliardere, shet hapesira detare, fshin me nje te rene te lapsit, mijera tituj pronesie dhe te drejta shtetesie, vetem qe te largoje cdo rezistence nderkombetare ndaj njohjes se pushtetit te tyre te blere me para droge, trafiqesh dhe koncensionesh.

Shkruani nje pergjigje