Lajmi Shqip » Blog Archive » Çfarë është PROTESTA dhe pse i ftoj miqt e mi për të marrë pjesë? - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

Çfarë është PROTESTA dhe pse i ftoj miqt e mi për të marrë pjesë?

Shkruan : Indrit  VOKSHI

Protesta është përpjekja e më të dobtëve. Po. Sado opozita thotë ne jemi të fortë, ne kështu e ashtu, jemi më të dobët, kjo është e vërteta, përtej tentativës për kurajë. Duhet të biem dakort se një shoqëri ka dy a më shumë grupime në konkurencë për ta qeverisur vendin e rrjedhimisht për t’i përmbushur më plotë intetesat ekonomiko-politike. Mirepo që konkurenca të mbetet konkurencë e të mos degradojë në luftë, bëhet Pakti, konsensusi për të bashkëjetuar në konkurencë pa tentuar nënshtrimin përfundimtar e njani-tjetrit. Dhe ky konsensus ndërton atë që quhet Republikë; se republika nuk është asgjë tjetër veçse konsensus. Njeriu proteston kur e sheh se Pushteti po shfrenohet, nuk po respekton rregullat, po tenton të dominojë gjithçka. E kësisoji ngrihet në protestë për t’ia bërë të ditur pushtetit se jam këtu dhe nuk pajtohem me ty. Meqë fuqi tjetër nuk kam, meqë Pushteti ka vota më shumë, protestoj, si instancë e fundit për mbrojtjen e vetes. Se vota është thjesht leje për të qeverisur, jo leje për të nënshtruar palën rivale. Mbi votën është Kushtetuta. Dhe është jetike të kuptohet se vetëm respektimi i Kushtetutës e garanton paqen shoqërore, se Kushtetuta janë rregullat me të cilat e kemi lidhur bashkëjetesën. Çdo shkelje e Kushtetutës dhe ligjeve nga Pushteti është paralajmërim për një shkelje më të rëndë nëse nuk ka reagim. E Pushteti në fuqi, nuk e ka vetëdijen, jeton në një stad primitiv mendor-intelektual, ndaj sapo ka nuhatur dobësi tek pala tjetër e ka shfrenuar urinë për të marrë gjithçka, pa menduar se mijëra njerëz do të ndihen të kërcënuar dhe do të reagojnë për vetëmbrojtje. Për të mos u nënshtruar. Pjesëmarrja në Protestë nuk nënkupton besëlidhje me PD dhe votë për të. Jo, mirëkuptoj cilindo që nuk e voton PD-në, ka bindjet apo mosbindjet e veta. Por do të më pëlqente që njerëzit ta kuptonin nevojën për t’i thënë ndal një pushteti të uritur i cili nuk i respekton kufinjit e tij kushtetues.

Shkruani nje pergjigje