Lajmi Shqip » Blog Archive » “EAM”-i i rilindur me “Hakmarrje per Drejtesi” - Pa Kosovë e Çamëri nuk ka Shqipëri

“EAM”-i i rilindur me “Hakmarrje per Drejtesi”

Nga : Zamir  GJURGJI

Sh.Aleksis Cipras, ish anetari rinise komuniste greke(KKE) ka marre me kohe stafeten e revolucionit te kuq ne vendin qe italiani Enzo Bettiza e konsideron “e semura e Ballkanit” dhe me shpirt lindor. Ne Itali, majtistet ekstreme jane shprehur paradokohe per revisten “Jacobin” se ndihen greke dhe kane formuar koalicionin pro Cipras, per me teper qe Federica Mogherinin e kane(pasur) shoqe te idealit komunist.
Ne Gjermani, bashkekryetarja e se majtes gjermane, shoqja Kipping, paralajmeronte per “nisjen e nje Pranvere te kuqe ne Europe”. Ne Spanje, “Podemos”, e majta ekstreme e kryesuar nga Pablo Iglesias ka shpallur “Aleancen e Shenjte”(New Deal) kundra “nazi-fashisteve” te Brukselit, duke revokuar luften e perbashket te dy popujve kundra nazi-fashizmit te shekullit te shkuar. Partia e Iglesias-it i eshte drejtuar me nje leter te hapur te gjithe shokeve e shoqeve spanjolle e spanjishtfolese qe te jene ne krah te Ciprasit. Madje sh.Iglesias shkon me te, teksa kerkon qe Marksi te konceptohet me laps ne dore dhe te mos humbet mundesia e arte qe “pa dallim feje, krahine e ideologjie”, neokomunistet europiane te bashkohen edhe nje here per situaten. Nderkohe, lideri global rigjeti ne Davos davane e humbur, gjuhen amtare te Spiro Kolekes: “Me Kryeministrin e Greqisë, Alexis Tsipras, për progresin e bërë deri më tani përmes dialogut dypalësh; në adresimin e çështjeve të bartura të së shkuarës, në funksion të çeljes së një kapitulli të ri partneriteti strategjik për të ardhmen. Objektivi i përbashkët finalizimi i dialogut dhe nënshkrimi në pranverë i Dokumentit të Partneritetit Strategjik në Tiranë”(Edi Rama, Fb). “Pranveren” e shoqes Kipping? Ky eshte rasti i arte qe ata te ribashkohen ne Peze dhe te riformulojne “No Pasaran”-in e baballareve. Dashi e ka gati sallen dhe Konferencierin. Keshtu e vetem keshtu ata do te jene si veshka mes dhjamit per te ribashkuar forcat per nje Europe te Re neokomuniste e antinaziste. Baballaret i dhane Internacionalizmit proletar Konferencen I, ndersa bijte mund te veteofrohen per Konferencen II te Pezes. Rikthim ne identitet! “EAM”-i dhe “Hakmarrja per Drejtesi” kane rilindur: cilet do te behen “Kurban”-et e radhes?..

Shkruani nje pergjigje