DREJTËSIA E SIGURIMIT TE SHTETIT , LGBT, LU-SE DHE VLAHUTIN

Nga : Fitim ZEKTHI

Sado që të fshihet diçka, pavarësisht mbulojës që i mvishet përmes qëllimeve “të mira”, nuk ka mundësi që të mos zbulohet. Dy ditë më parë komisioni ad hoc i parlamentit i drejtuar nga Ulsi Manja votoi anëtarët për organet themelore të reformës në drejtësi të cilat do të emërojnë prokurorët dhe gjyqtarët e rinj :KLGJ dhe KLP. Një anëtar qe u zgjodh ishte Altin Hazizaj, që ka vite që drejton OJf për të drejtat e fëmijëve dhe i angazhuar në çështjen e LGBT-së. Ky është më serioz dhe më i ndershem se shume te tjere qe fshehin ate qe jane pasi ëhstë haptas në luftë për bindjet e veta por ëhstë activist i një axhende të qartë politike, kulturore dhe ideologjike që ëhstë gjëja më e tmerrshme që mund ti ndodhë organeve që emërojnë gkyqtarë dhe prokurorë. Ai do të kërkojë që të emërojë gjyqtarë dhe prokurorë që promovojnë martesat gay apo mbrojnë kauzën e LGBT-së. I zgjedhuri tjeter ishte Ilir Panda ish minister drejtesie i PS-se, njeriu qe u pergjigj se gjeja me e shtrenjte qe kishte ishte nje pene, duke u tallur me pyetjen e cila kerkonte te vinte ne dukje pasurine madhe te tij. Sot doli që një kandidat tjetër, avokati Kozma Jano paska qenë spiun i sigurimit të shtetit. Kjo ëhstë reforma e Lu dhe Vlahutin e cila vetëm për të sjellë drejtësi nuk bëhet. Ajo bëhet për interesa të tyret dhe të kryeministrit. Është fatkeqësi një drejtësi e korruptuar me gjyqtarë dhe prokurorë hajdutë siç e kemi por është shumë më keq një drejtësi e korruptuar me gjyqtarë dhe prokurorë të korruptuar që promovojnë ish sigurimsat, LGBT-në, nuk kane asnje vleresim per lirite fetare dhe që kontrollohen nga Rama, Lu dhe Vlahutin.

Shkruani nje pergjigje