SIGURIMI NË DREJTËSI ? PO KY STAN KËTË BULMET KA !

Nga : Nebil  ÇIKA

PD-ja ka denoncuar dje publikisht kandidaturën e një spiuni te sigurimit te shtetit për ne institucionet drejtuese te drejtësisë ne kuadër te reformës . Me gjithë rëndësinë e denoncimit te këtij skandali kjo praktike nuk është as surprize e as risi . Gjithnjë, edhe ne kohen kur qeveriste PD, spiune, hetues e drejtues te Sigurimit te Shtetit kane qene e janë ende ne sistemin e drejtësisë madje ne krye te saj.
Ju kujtohet debati për emërimet ne Gjykatën Kushtetuese , ne fund te mandatit qeverisës te PD-se ne vitin 2013 kur vete PD-ja zgjodhi anëtarë dy ish drejtues te larte te Sigurimit te Shtetit dhe vetëm dy deputetë te saje Enkelejd Alibeaj dhe Mark Marku kundërshtuan e votuan kundër ,gjë qe u kushtoi jo pak ne karrierat e tyre politike Mirëpo sipas pretendimeve te qeverise dhe ndërkombëtarëve reforma synon pastrimin e drejtësisë nga te inkriminuarit dhe te korruptuarit pa i përjashtuar nga kjo autoret e krimeve politike te komunizmit . Ne ketë situate zgjedhja ne institucionet drejtuese te drejtësisë te ish kriminalëve te Sigurimit te Shtetit ,drejtuese apo spiune qofshin ata ,tregon qarte qe qëllimi i qeverise dhe mbështetësve te saje ndërkombëtare nuk është pastrimi por kapja politike e saje. Qeveria komuniste e Ramës e ka deklaruar publikisht standardin e saje ne raport me Sigurimin e Shtetit dhe autoreve te tjerë te krimeve te komunizmin qe kulmon me zgjedhjen ne krye te Kuvendit te Shqipërisë drejtuesin e fundit te Sigurimit, Gramoz Ruçin qe do te thotë se çdo vartës i tij ka te drejtën dhe mundësinë për te qene ne çdo post te rëndësishëm te shtetit shqiptar përfshi edhe drejtësinë. Shikoj qe opozita po i drejton akuzat për kandidaturat e jashtë ligjshme ne drejtësi tek Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit i cili si përgjegjësi ligjor e teknik ka shkelur ligjin dhe kushtetutën por moralisht dhe politikisht ai duket korrekt . Si do shkualifikojë ai spiunet e Sigurimit kur ka te njëjtin shef me ta , kryespiunin Ruçi.?!

Prova e publikuar nga opozita , kartela e rekrutimit te spiunit , ka nxjerre ne pah edhe një problem tjetër atë te fshehjes apo manipulimit te dosjeve te sigurimit nga Autoriteti Informimit mbi to . Fakti qe, siç pretendon kandidati spiun, ai është pajisur me certifikatë pastërtie nga Autoriteti, ndërkohë qe me dokumente është vetëtuar qenia e tij spiun, tregon se edhe hapja e dosjeve po kontrollohet e manipulohet politikisht nga qeveria një tjetër skandal e shkelje e rende ligjore. Por jo vetëm kaq ! Por ky fakt ka bere qe çdo dokument tjetër i dale deri tani nga Autoriteti te jete i dyshimte dhe i pa vlefshëm pasi si ne rastin konkret edhe persona te tjerë mund te kenë siguruar certifikata pastërtie edhe pse mund te kenë qene pjese e Sigurimit dhe autore te krimeve te tij . Opozita (PD) me gjithë te drejtën ligjore qe ka ne rastin e denoncimit te spiunit kandidat për organet drejtuese te drejtësisë , ka një problem politik e moral me këtë çështje. Fakti qe edhe ajo vete ka bere te njëjtën gjë ne te kaluarën , si ne rastin e Gjykatës Kushtetuese qe përmenda me lart , e komprometon ne perceptimin publik qëndrimin e saje . Me te drejtë Basha krenohet për ligjin e dekriminalizmin por nga reagimet ,si ky , ma do mendja se e ka kuptuar qe ai është i paplotë e i pamjaftueshëm pa përfshirjen ne të, të autoreve të krimeve te komunizmin. Ka një dyshim e mosbesim te dukshëm te publikut , madje edhe te partnereve ndërkombëtarë ndaj retorikes se PD ne lidhje me te kaluarën komuniste pikërisht për shkak te qëndrimeve dhe veprimeve te saje kur ka qene vet ne pushtet . Për te shmangur këtë situate Bashës i duhet një shkëputje e qarte ideologjike, programore e praktike nga ajo çfarë është bere te shkuarën dhe një qasje e re ne raport me te shkuarën komuniste dhe zgjatimet e saje ne demokraci . Dhe kjo behet duke filluar se pari “ vetingun” nga vetja qe do te thotë, verifikim dhe largim nga PD-ja te lidhjeve te komunizmit dhe sigurimit te shtetit ,te çdo forme nga radhët e saje . Ne te kundërt çdo reagim i saje ndaj përpjekjeve për te penguar instalimin e sigurimit ne drejtësi apo ne

Shkruani nje pergjigje