VARREZAT GREKE, PUSHTIMI I HESHTUR I EPIRIT TE VERIUT

Nga : Nuri  DRAGOI

Shteti helen pushtoi “Epirin e Jugut” dhe tani i është lëshuar “Epirit të veriut”. Si në Epirin e jugut dhe atë të veriut, ata ndoqën të njëjtën taktikë. Hynë si bujq për të punuar tokat e bejlerëve shqiptarë, tërhoqën njëri-tjetrin duke formuar një komunitet dhe mbetën në ato troje, që u lëshuan shqiptarët. Vet ne u lejuan të ngrinin objektet e kultit, kisha dhe manastire. Dhe mirë bëmë. Mbase nuk e denim që politika greke do të punonte dhe vazhdon të punojë me përkushtim për arritjen e objektivave të saj, për pasojë në 150 vitet e fundit ka njohur përparime të mëdha në dëm të trojeve shqiptare.
Tashmë dihet nga shumë intelektualë, historianë, arkeologë, gjuhëtarë, politikanë etj., që në shekuj është provuar se pjesa më e madhe e trojeve të sotme greke, kanë qenë populluar nga shqiptarë. Ky fakt është pohuar nga Homeri dhe Hesodi, më tej të njëjtën gjë kanë thënë Plutarku, Tuqididi, Herodoti. Për praninë e shqiptarëve si faktor dominues në ato troje, duke filluar nga Selaniku në Athinë e deri në Peoponez, kanë shkruar shumë njerëz të njohur. Betejat e zhvilluara në ato troje, komandantët që i kanë udhëhequr ato, i kanë përmendur disa historianë e udhëtarë të huaj, gjerman, italian, anglez, francez etj. Në peridhën antike ato treva janë njohur si troje pellazgo-ilire, ndërsa në mijëvjeçarin e dytë pas Krishtit, fillimisht si popullsi ilire dhe pak më vonë shqiptare. Greqia e fitoi pavarësinë në saj të trimave shqiptar, të gjakut të derdhur prej tyre dhe mendjes së ndritur. Kështu mundën ta vendosnin kufirin deri në Artë. Por nuk u ngopën. Në vitin 1913 morën edhe Janinën. Nuk di të them nëse koha nuk ka punuar për ne, apo ne nuk e kemi ndjekur dot kohën. Mendoj se nuk jemi pa faj, kemi bërë shumë gabime. Mbase nuk kemi ditur të bashkohemi. Mbase u kemi shërbyer më shumë fqinjëve se sa interesave tona kombëtare. Të vjen keq kur sheh që jemi mbërthyer pas këngëve epike, kushtuar trimave të rrallë shqiptar, një pjesë e të cilëve janë bërë heronjë të Greqisë, të tjerë përmenden rrallë ose janë lënë në harresë. Kënaqemi duke thënë se dikur edhe Akropoli ka qenë shqiptar. Jemi mbushur me folklorizëm, mburrje imagjinare, pa patur asgjë në trastë. Me të drejtë një historian grek, vite më parë, gjatë bisedës rreth kësaj teme, tha: Ju mbani këngët e trimave të renë, kujtoni trojet ku kanë lindur dhe janë rritur shumë shqiptar prej të parëve tuaj, ndërsa ne nuk duam këngë, as lavdi, në duam vetëm troje dhe ato i kemi përfituar. Madje shpresojmë ende.

Ne shprehëm habinë se si guxonte të fliste me këtë gjuhë dhe ai na u kthye: Ende nuk e kini mësuar që më i forti zotëron terren sa të dojë? Nuk e njihni jetën në botën e kafshëve të pyllit, nuk e dini kush dominon? Asgjë nuk ndryshon në botën e njerëzve. Ka mundësi që historiani në fjalë e dinte përse vendoseshin varrezat greke në Shqipëri, në pika me rëndësi strategjike dhe turistike. Dy vite më parë, një studjues vjenez, kur u njoh me manastirin grek në Grykën e Këlcyrës dhe vendosjen brenda tij të eshtrave të ushtarëve grekë, të rënë në luftën italo-greke, pyeti: Të gjithë këta ushtarë, këtu kanë rënë?
-Jo, i thamë, mbase aty nuk ka rënë asnjë, por kështu u gjykua nga politika greke e ajo shqiptare.
-Po pse pikërisht në këtë pikë me rëndësi strategjike dhe vlera të spikatura turistike?- tha ai, dhe vuri dorën në kokë. Ne heshtëm. Vazhdojmë të heshtim. Athina është e gëzuar që ka vendosur vijën Venizellos. Por edhe për faktin që strategu i ravijëzimit të saj, mori nënshtetësinë shqiptare. E kanë të shkruar në enciklopedinë e tyre ushtarake se Këlcyra është kyçi i Shqipërisë së Jugut. Thuhet shkoqur se po u mor Përmeti e Këlcyra, i gjithë jugu ka rënë. Ne prapë vazhdojmë të mburremi: Jemi Në NATO. Po hyjmë në BE, s’ka ç’na duhen kufijtë. Por asnjëherë nuk pyesim veten: Perse Greqisë që ka vite në NATO e BE I duhen kufijtë? Përse kërkon t’i zgjerojë më tej? Përse blen helikopter të tipit APASH dhe armë të tjera modern? Urojmë që vërtetë të jemi të siguruar për jetë të jetëve nga NATO e SHBA. Kam frikë se të dyja ato, nuk kanë çfarë bëjnë, nëse ne nuk e duam atdheun tonë.

Shkruani nje pergjigje