Morali i Prokurorise

Nga : Ergys  MERTIRI

Zgjedhja e Kryeprokurorit eshte nje nga aktet me te turpshme qe eshte bere ndonjehere ne kete vend. E para, kemi te bejme me nje qeveri qe po zgjedh hetuesin e vet, ate qe do te hetoje perfshirjen e saj ne trafiqe. Dhe kete e bej, jo vetem ne menyre te pamoralshme (te pakten per hir te konfliktit te interesit, nuk i shkon te luftoje ta zgjedhe ajo ate qe do ta hetoje), por edhe ne kundershtim me kushtetuten. Kryeprokurori po zgjidhet me shumice te thjeshte, dhe jo me dy te tretat sic thote kushtetua. E mbi te gjitha, pa veting, duke hedhur poshte reformen ne drejtesi, per te cilen na kane care veshet per dy vjet, duke e pasur si refren per te mbytur zerat qe na rrefenin drogen dhe krimin ne politike. Sot, ne momentin me kyç per kete reforme, Rama dhe Lu-ja na servirin nje Kryeprokuror pa veting. Qelbi ka marre udhet! Por mbi te gjitha, ky shtet eshte per tu peshtyre ne surrat kur na del se gjithcka paska mbetyr peng i nje njeriu te vetem, Perfaqesuesit te Shoqerise Civile, i futur ne menyre te mistershme ne ligjin per reformen ne drejtesi si nje prej kushteve te komisionit te vetingut. Eshte pikerisht ky qe po pengon sot vetingun per Kryeprokurorin, pasi sipas ligjit duhet te dergoje nje emer ne KLP, pa te cilin vetingu nuk fillon. E meqe atij nuk i teket ta dergoje kete emer, sot duhet te zgjedhim nje Kryeprokuror pa veting, ne menyre jokushtetuese. Dhe ne sot detyrohemi te zgjdhim per Kryeprokuror nje nga 7 rrangallet qe kane kandiduar si mercenare te nje beteje te shitur, sepse miku i Rames, drejtuesi i fondacionit Soros, nuk bindet te dergoje nje kandidature ne KLP, dhe per kete nuk i jep llogari askujt! E gjithe kjo, natyrisht qe i sherben vetem Rames, per te mbyllur letrat qe te shpetoje perfundimisht nga rrezimi ne humnere, bashke me Sajmir Tahirin. Ore jemi nje popull qe meriton ti hysh ne hu, mengjes, dreke, darke! E duam kete perdhunim, ndaj dhe e meritojme!

Shkruani nje pergjigje