Shqiperia eshte tamam, sic i duhet shoqes Mogherini!

Nga : Armand  MAHO

Deklarata e Komisioneres per Punet e Jashtme ne BE Federicha Mogherini ka ngjallur nje sere reagimesh te forta ne rrjetet sociale, te cilet jetojne e punojne cdo dite ne kete vend prej 28 mije kilometrash katrore. Nje vend, i shnderruar ne simbol te korrupsionit dhe trafikut te Kanabisit ( fatkeqesisht apo fatmiresisht toka shqiptare nuk prodhon dot kokaine, po avash avash do ja arrijme). Nje vend ku trumbetohet me tam tame shtetit diten, dhe naten kalojne lumenj droge ne brigjet e Italise apo Greqise. Nje vend, ku qytetari i thjeshte ai qe rroptohet cdo dite per te ushqyer dhe shkolluar femijet mund te gdhihet ne shtratin e tij por per ndonje fature te papaguar dritash sidomos mund te ngryset ne dhomat e ftohta ge komisariatit. Nje vend, ku gjysma e kupoles se policise po hetohet nga sherbimet partnere per lidhjet me trafikantet e droges ndersa gjysma tjeter ose eshte ne burg ose ne arrati ne e Kune dhe Panama duke shijuar mojiton e plazheve ekzotike ne shoqerine e ortakeve te e tyre ne biznes. Ishin pikerisht keta police qe sipas kryeministrit tone shtatlarte po “ benin historine ne vendosjen e rendit dhe te ligjit”! Por shoqes Mogherini keto duket se pak i interesojne. Shqiperia eshte tamam ashtu sic i duhet asaj. Ate nuk e shqeteson aspak fakti se ish ministri i brendshem eshte nen akuze per lidhje me trafikantet e droges dhe atje ku gjenden malet me para gjenden dhe gjurmet e tij. Nuk ka se si ta shqetesoje ajo duket e familjarizuar me kete fenomen! Mbesa e saj ne Itali Gaia Mogherini po hetohet per trafik kokaine ne bashkepunim me nje grup shqiptar. Madje madje ish antarja e Rinise Komuniste, ajo qe ne rinine e saj te hershme luftonte kunder kapitalizmit, korrupsionit, shfrytezimit te njeriut nga njeriu ( keto jane te pakten ne leter idealet komuniste) e ka kuptuar se Shqiperia eshte tamam ashtu sic i duhet i asaj. Nje oaz me shume, me nje regjim hibrid dhe te kalbezuar deri ne kocke nga droga dhe mungesa e drejtesise, per te justifikuar qindra milionat e eurove qe shpenzon nga taksapaguesit e evropes.

Per ta bere me e qarte duhet theksuar se Mogherini per sherbimet e saj, ka nje fond stratosferik prej 793 milione eurosh per nje personel prej 3 mije personash. Ose e thene me sakte per cdo person nen varesine e saj shpenzohet nje shume prej gati 250 mije euro ne vit per misione kryesisht ne Afrike, azi apo ameriken latine ( vendet e zhvilluara spara ja kane ngene sherbimeve te saj). Jo pak here Mogherini eshte vene ne qender te sulmeve mediatike per shpenzimet marramendese. Shifra e siper permendur eshte e barabarte me shifren qe BE shpenzon per sigurine e saj sic eshte Europol apo struktura te tjera te hetimit per llogari te drejtesise. Takemet luksoze ( vetem per gota vere tenderoi ne 2015-en rreth 3 milione euro) apo udhetimet luksoze qe shoqja Mogherini ndermerr sidomos ne vendet ku drejtojne lideret e ngjashem me kete mrekulline tone kane mbushur jo pak here faqet e shtypit evropian dhe tabloideve britanik. Per shembull vetem per nje takim tre ditor me Aliyevin e Azerbaxhanit ne datat 29 shkurt 2 mars vitin e kaluar u shpenzuan sipas mediave evropiane 75 mije euro. Mogherini preferon sherbimet e Charteve Taxi per keto lloj takimesh. Pikerisht keto jane vendet ideale me te cilat mund te besh biznes dhe te rrjepesh nga te gjitha anet. Shoqja Mogherini, dhe te tjere si ajo jane arsyeja se perse evropianet jane veleritur me BE dhe eurokracine e saj. Brexit ishte kembana e pare! Ata (evropianet) paguajne 138 miliarde euro ne vit per ta mbajtur ne kembe kete strukture , dhe duhet te degjojne deklaratat e ministres se tyre te jashtme teksa levdon nje kryeminister i cili mbush qytetet e tyre me droge dhe promovon ne maje e shtetit kriminele te te gjitha llojeve. Natyrisht Italianet, Gjermanet, Greket, Francezet kane te drejte te habiten teksa lexojne ne faqet e para te shtypit se kryeministri i vendit qe po helmon cdo dite femijet dhe e rinine e atyre vendeve na metitoka titullin e kaloresit te pare ne luften lunder droges “Nen lidershipin e tij, Shqipëria ka bërë punë të jashtëzakonshme, veçanërisht në Reformën e Drejtësisë, luftën kundër drogës dhe korrupsionit, një punë që ne e mbështesim e që duhet të vazhdojë përpara” tha Mogherini. Te ishte ne dore e saj do i jepte dhe cmimin nobel….

Epo ne rast se qytetaret evropiane kane te drejte te revoltohen une se kam ate luks. Kjo sepse une jam qytetar i dores se trete, per faktin e thjeshte se jam shqiptar dhe Shqiperise i duhet nje coban si Edi Rama qe ketu te valoje droga e korrupsioni, dhe Mogherini apo Vlahutini te mbyllin sy e veshe. Dhe ne si komb i civilizuar dhe qe duam perpararimin nuk ngurrojme qe per nje blergerime te ketyre zonjave ti veme ne preher shkelqesise se tij tepsi e timon, cfare te kerkoje.Sepse keshtu dhe jemi gatuar ndaj Shqiperia eshte tamam ashtu sic duhet hajduteve. Me njerez qe ngopen me luge te zbrazur, qe mund ti tallesh e ti debosh nga kufijte si te duash, ku nuk njihen te drejtat civile, dhe femijet qe 10 vjec ngarkojne thaset me krom per tu ushqyer. Ku jeta ste ofron asgje, dhe ti je nje hic njeri po nuk njohe kriminele e trafikante te kollarisur qe kane zaptuar majat e shtetit dhe qe ironikisht kerkojne nje reforme ne drejtesi qe nuk duket kurkund! Po po nen lidershipin e Rames, Shqiperia eshte bere tamam sic i duhet shoqes Mogherini dhe te tjerev si ajo!

Shkruani nje pergjigje