Nje (per)shkrim sipas shijes art-kozmopolite

Nga : Zamir  GJURGJI

Ka edhe nje produkt te shartuar qe ka sjelle ne publik periudha e komunizmit dhe tranzicioni. I sojshem ne gjen, me karakter te dyzuar dhe ligjerim publik te perkore. Mbart ne shpine te shkuaren e denje, perpiqet qe fjalet e te sotmes t’i mase me peshore farmaceutike. Ne jete nuk ka pasur kellqe t’i thote derrit daje; madje asokohe eshte shkolluar me te larten, edhe pse familja e tij e nderuar eshte kryekeput e denuar si reaksionare e kuislinge(vertet pa te drejte). Fajeson komunizmin dhe familjen Hoxha, por me kaq mjaftohet, mishi te piqet helli mos digjet, duke u justifikuar se sqima e tij nuk mund t’i perqase keto fjale ne nje togfjalesh. Nje personazh i tille te perkujton ate sojin atdhetar qe mjaftohej te denonte Millosheviçin dhe shpuren e tij te afert per gjenocidin ne Kosoven martire. Por jo me shume se kaq. Sepse me heshtjen e tij publike kur nevojitet te flase, apo edhe me fjalet e tij te pikuara kur shperfaqet ne publik edhe kur s’eshte nevoja, do te te percjelle idene se eshte me sqime dhe nuk mund te bjere ne vulgaritete: derri, dosa, kelyshet, pjellat e komunizmit gjakatar e mizor, jane fjale qe perdorin njerezit e rendomte dhe jo intelektualet e rrafshit te tij. Ky personazh eshte i perkore ne qasje publike me te singjashmit e tij dhe i hapur, i çelur dhe elastik me te kundertit. Perpiqet te te jape pershtypjen se stihia e tij elegante venitet nese vepron ndryshe. Nese veren portretin e tij, vetullat e harkuara e te ngrysura, syte vengerr, cepat e buzeve te kthyera nga poshte te shperfaqin arrogancen dhe skuthllekun, por kjo ndodh vetem nese e kap gafil. Sapo perndien afri frymoresh, harqet e vetullave te ketij personazhi me trashegimi te fisme marrin drite, i pikon buzeqeshja, ngjyra e fytyres i çelet, cepat e buzeve shtriqen skajesh. Syte vezullojne si me drita te gjata. Eshte skenik me shume sesa fotozhenik, edhe ky eshte art me vete. Nuk e di perse me kujtohet se nga familja ime e perkore ne sqime, me eshte trasheguar ne dije se ne gjuhet e lashta hipokrit i thone aktorit. Ndoshta ma kane thene gabim, ndoshta e mbaj mend gabim. Si gabimtare me kane edukuar te shperfaqemi ne kete jete. Por asnjehere kur jemi te bindur se s’e kemi gabim. Edhe nese te kushton me jete ne kete jete. Ketu jam i sigurt qe nuk gaboj: sa here qe e has sojliun aq artist sa edhe fjalen e pikturon, me vjen nder mend qasja hipokrit-aktor. S’i ka hyre gjemb ne kembe, as nuk i ka vrare ndonjehere kepuca; si ne kohen e lanet qoftit, ashtu edhe diteve te sotme. Gjithsesi, eshte familje fisnike. Edhe kjo eshte e vertete.

P.s. / Ne kete pershkrim eshte perdorur me shume sinekdoka dhe metonimia, keshtu qe mos kerkohet individi me emer e mbiemer. Nese do te ishte vetem nje individ apo vetem disa te tille, as nuk do t’ia vlente shqyrtimi. Por jane jo aq pak.

Shkruani nje pergjigje